Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Të gjithë në Kushtetuese, sa shanse ka të rrëzohet ligji për tatimin mbi të ardhurat
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Të gjithë në Kushtetuese, sa shanse ka të rrëzohet ligji për tatimin mbi të ardhurat

Tirana Press
Last updated: 27/04/2024 08:15
Tirana Press
Share
SHARE

Ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” konsiderohet antikushtetues dhe u padit 3 herë në Gjykatën Kushtetuese. Nismëtarët e ankimimeve vlerësojnë se ligji cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës, të sigurisë juridike dhe shkel konkurrencën. Në rast të mosshfuqizimit të tij nga Kushtetuesja nga juristët, kontabilistët dhe ekspertë të tjerë paralajmërohen efekte të menjëhershme, që do të ndihen që me rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë, evazion, mbyllje të bizneseve dhe emigrim të shtresës së mesme.

Përveç debateve të shumta që po shkakton zbatimi i ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” te bizneset e profesioneve të lira, në Gjykatën Kushtetuese vijojnë të shtohen ankimimet për shfuqizimin e tij. Nismës së avokatit Lulzim Alushaj, për moszbatimin e ligjit si antikushtetues, në një padi të tretë më 19 Prill depozituar në Gjykatën Kushtetuese, iu bashkuan masivisht 400 profesionistë, si: avokat, përkthyes, financierë, agjentë të shitjeve të pronave etj., si dhe shoqata biznesi

Në Gjykatën Kushtetuese janë depozituar edhe dy padi të tjera për shfuqizimin e ligjit. Në muajin shkurt 2024, për herë të parë, shfuqizimi i ligjit nga Gjykata Kushtetuese u kërkua nga 37 deputetë të grupit parlamentar të PD-së.

Ndërsa në muajin mars u dërgua një tjetër kërkesë në Gjykatën Kushtetuese nga Instituti i Kontabilistëve të Miratuar (IKM) dhe Instituti i Ekspertëve Kontabël të Miratuar (IEKA).

Nga përfaqësuesit e 3 padive, ligji “Për tatimin mbi të ardhurat” që takson profesionet e lira në norma 15 deri në 23% konsiderohet antikushtetues, pasi cenon barazinë mes tatimpaguesve, parimet e shtetit të së drejtës dhe shkel konkurrencën mes bizneseve me efekt rritjen artificiale të tarifave për shërbimet e ofruara nga profesionistët e lirë.

Pse kërkohet masivisht nga profesionistët e lirë të fushave të ndryshme?

Nismës së avokatit Lulzim Alushaj, për shfuqizimin nga Kushtetuesja të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat” iu bashkuan rreth 151 profesionistë të lirë të fushave të ndryshme (padia u firmos nga 151 profesionistë. Në total u regjistruan 400 profesionistë të lirë në mbështetje të padisë) dhe Shoqata e Biznesmenëve Italianë në Shqipëri (A.I.I.A.) dhe Dhoma Kombëtare e Ndërmjetësve.

Avokat Alushaj tha për “Monitor” se arsyeja kryesore e dërgimit të kërkesës për shfuqizimin e ligjit është antikushtetutshmëria, duke marrë në konsideratë cenimin e barazisë, së profesionit, të shtetit të së drejtës apo dhe të konkurrencës.

“Ligji i cituar më sipër është antikushtetues dhe për këtë arsye i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetues me kërkesën urgjente të pezullimit të efekteve të nenit 12, pika 1, nenit 24, pika 2, nenit 69, pika 1, shkronja “dh” dhe shkronja “ë” të Ligjit nr. 29/2023 dhe nenit 4 të VKM nr. 753, datë 20.12.2023, derisa vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të hyjë në fuqi.

Ligjit dhe VKM-së së kundërshtuar iu është bërë një ekzaminim substancial në një Kërkesë që së bashku me provat e aktet e përfaqësimit shkojnë në 660 faqe, kryesisht janë marrë në konsideratë: Cenimi i parimit të barazisë para ligjit dhe mosdiskriminimit;

Cenimi i lirisë së veprimtarisë ekonomike dhe profesionit;

Cenimi i parimit të shtetit të së drejtës dhe sigurisë juridike – Parimet e sigurisë juridike dhe mbrojtja e pritshmërisë së ligjshme; Paragjykimi i hyrjes në profesionet e lira dhe rëndësinë e vazhdueshmërisë së profesioneve të rregulluara (ose jo); Cenimi i drejtpërdrejtë i konkurrencës dhe ngritja artificiale e çmimeve të shërbimeve, arsyetimi mbi pasojat që sjell aplikimi i Ligjit dhe pezullimin e pjesshëm të tij etj.”, nënvizon avokat Alushaj.

Ai tha se në kërkesën e depozituar nga të gjithë kërkuesit arsyetohen përplasjet reale që ky Ligj sjell në krahasim me disa të drejta kushtetuese që individët dhe subjektet kanë dhe duhen mbrojtur.

“Gjykata Kushtetuese i ka të gjitha elementet e duhura dhe lartësinë e rolit kushtetues që të pezullojë efektet e disa neneve të këtij Ligji dhe t’i shfuqizojë ato si në kundërshtim me Kushtetutën, jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese, GJEDNJ, GJED”, pohon ai.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Balla: Policia do të monitorojë çdo person që ka përfituar nga amnistia
Next Article “Drafti është kriminal”/ Aktivistja: Skandaloze! Një vajze 16-vjeçare nuk i japin patentë, i lejojnë abortin

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Bord për monitorimin e çmimit të bukës?

Pas zërave të pronarëve të disa furrave buke në mbarë vendin, se do të rrisnin çmimin e bukës, ka reaguar…

1 Min Read
Ekonomi

Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për…

3 Min Read
Ekonomi

Emigrimi i të rinjve dhe çmimet e larta dobësojnë konsumimin. Rënie vjetore me -6.7 të muajit shkurt

Emigrimi i të rinjve dhe çmimet e larta janë faktorët kryesorë në dobësimin e konsumimit dhe rënien vjetore të të…

3 Min Read
Ekonomi

Miratohet Dokumenti Politik për zhvillimin e tregjeve të kapitalit shqiptar

Miratohet Dokumentin Politik “Për Krijimin e një Mjedisi Mundësues për Zhvillimin e Tregjeve të Kapitalit në Shqipëri, 2023-2027”, nga Këshilli…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?