Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: FMN: Pensionistet e së ardhmes në Shqipëri, të varfër
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
EkonomiSociale

FMN: Pensionistet e së ardhmes në Shqipëri, të varfër

Tirana Press
Last updated: 29/01/2024 10:58
Tirana Press
Share
SHARE

Shqipëria po shkon drejt një tranzicioni demografik. Deri në vitin 2070, pesha e të moshuarve pritet të arrijë në 40 për qind të popullsisë në krahasim me vetëm 17 për qind sot.

Në të njëjtën periudhë popullsia e në moshë pune (25-64) parashikohet të bjerë nga 54 aktualisht në 41 për qind më 2070. Në rishikimin e fundit të Marrëveshjes me Shqipërinë Fondi Monetar vë në dukje se, gjeneratat e ardhshme të pensionistëve shqiptare rrezikojnë varfërinë për shkak se nuk përmbushin kriteret për përfitimin e pensionit të plotë.

Informaliteti në tregun e punës sot do të shfaqet me pasoja negative në të ardhmen afatgjatë. Fondi vë në dukje se në qershor 2022, 1.7 milionë njerëz ishin të moshës 15-64 vjeç, prej të cilëve rreth 38 për qind po kontribuonin tek skema e pensioneve dhe pjesa tjetër 60 për qind nuk ishin as kontributorë dhe as pensionistë dhe rreth 4 për qind ishin pensionistë.

Ndër të vetë-punësuarit, një numër i vogël po kontribuon në skemën rurale, ndërsa të vetë punësuarit e tjerë kontribuojnë në sigurime (rreth 10 për qind e totalit të kontribuuesve në skemën e pensioneve). Shkalla e ulët e mbulimit të kontribuuesve shton rrezikun për pensione të pjesshme ose sociale në të ardhmen.

Gjithashtu tregu i punës vuan nga nën-raportim i pagave reale duke u bërë shkak për shmangie të kontributeve dhe me vonë mungesën e të ardhurave në pleqëri.

Në krahun tjetër shpenzimet për pensione janë nën presion pasi skema publike e sigurimeve mbulon pothuajse të gjithë të moshuarit. Raporti i përfituesve të pensionit mbi popullsinë 65+ është një nga më të mëdhenjtë në Rajon. Kjo përqindje e lartë është nxitur nga rregullat e mëparshme për pensionet e pleqërisë (mosha më e ulët e pensionit, pensioni i parakohshëm i përgjithshëm dhe profesional dhe punësimi i plotë nën regjimin komunist para viteve 1990).

Një reformë e madhe e sistemit të pensioneve u zbatua në vitin 2015. Reforma rrit gradualisht kohëzgjatjen e kontributit të kërkuar për një pension të plotë deri në 40 vjet deri në vitin 2032. Mosha e daljes në pension do të rritet në 67 vjeç deri në vitin 2056 si për burrat ashtu edhe për gratë. U vendos një pension social jo kontribut dhënës dhe u lidh ngushtë kontributi me pagat reale

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:FMNPensionistëShqipëri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjendet i pajetë 33-vjeçari në Korçë, dyshimet e para
Next Article Aksident i rëndë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, palgosen rëndë disa persona

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetSociale

Banorët e Bërxullës dalin sërish në protestë: Po na mashtrojnë, kjo është masakër e vërtetë

Me sa duket nuk kanë gjetur paqe, banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë në kundërshtim të  projektit Thumanë-Kashar.…

1 Min Read
AktualitetShqipëriaSociale

Shitja pa kriter e fotoksinës po vret shqiptarët! Ja sa raste raportohen që nga fillimi i vitit 2024

Në mëngjesin e sotëm në Berat 41- vjeçarja Shpresa Krëku vdiq pasi konsumoi një sasi fotoksine, duke u bërë viktima…

1 Min Read
AktualitetSociale

Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, tymi mbulon Kukësin

Vend depozitimi i mbetjeve urbane në Kukës është përfshirë sërish nga flakët në orët e para të ditës së shtunë.…

1 Min Read
Ekonomi

Eksperti i ekonomisë zbardh skemën, si mund të rriten pensionet me 100 mijë lekë më shumë vetëm me dy mënyra

Eksperti i njohur i ekonomisë, Kujtim Hoxha ka analizuar në një panoramë të përgjithshme situatën e nivelit të pensioneve në…

8 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?