Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sociale

Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Tirana Press
Last updated: 17/01/2026 14:15
Tirana Press
Share
SHARE

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Megjithatë, një pyetje thelbësore mbetet ende pa përgjigje të qartë: a po i përgatisim realisht nxënësit për jetën? Një nga boshllëqet e dukshme të sistemit tonë parauniversitar është mungesa e edukimit financiar si pjesë e kurrikulës.

Shumica e të rinjve shqiptarë përballen shumë herët me vendime financiare që ndikojnë drejtpërdrejt jetën e tyre: emigrimi për arsye ekonomike, puna informale apo menaxhimi i të ardhurave familjare. Konkretisht, shkolla institucioni që duhet t’i pajisë me aftësi për jetën shpesh i lë të papërgatitur për këto realitete. Njohuritë financiare trajtohen në mënyrë sporadike dhe teorike, pa u lidhur me situata konkrete të jetës së përditshme.

Politikat arsimore flasin për zhvillimin e kompetencave, mendimin kritik dhe qytetarë aktive. Por pa edukim financiar, këto objektiva mbeten pjesërisht formale.
Mungesa e edukimit financiar nuk është vetëm problem individual, por shoqëror. Në një vend ku jo të gjitha familjet kanë mundësi të transmetojnë kulturë financiare, shkolla duhet të luajë rolin e barazuesit. Pa këtë ndërhyrje, sistemi arsimor rrezikon të thellojë hendekun mes atyre që “dinë” dhe atyre që thjesht mbijetojnë.

Për më tepër, Shqipëria synon integrimin evropian dhe përafrimin me standardet arsimore të vendeve të zhvilluara, ku edukimi financiar është pjesë e pandashme e kurrikulës. Vazhdimi i neglizhimit të kësaj fushe e mban arsimin tonë të shkëputur nga realiteti ekonomik dhe nga nevojat konkrete të të rinjve.

Është koha të pranojmë se edukimi financiar nuk është luks dhe as temë dytësore. Ai duhet të jetë pjesë e qartë dhe e strukturuar e arsimit parauniversitar, qoftë si lëndë më vete, qoftë si modul ndërkurrikular i detyrueshëm. Kjo kërko trajnim të mësuesve dhe bashkëpunim me institucione financiare dhe shoqërinë civile.

Në fund të fundit, nëse duam një brez që të mos largohet nga vendi vetëm nga pasiguria ekonomike, atëherë duhet të fillojmë nga shkolla. Edukimi financiar është një investim i vogël në kurrikulë, por një hap i rëndësishëm për të ardhmen e brezit të ri.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Ana Llazo
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Next Article Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike. Megjithatë, aftësitë…

4 Min Read

Top Writers

Oponion

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis Martinajt, emër i njohur…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Dy vëllezër në Shkodër janë vënë…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Breshëri dëmton të mbjellat, fermerët apel për ndihmë

Përkeqësimi i motit mesditën e së hënës ka sjellë pasoja të rënda në bujqësi. Kanë mjaftuar vetëm pak minuta breshër…

1 Min Read
Sociale

Autoritetet amerikane dhe gjermane: Mos konsumoni ujë çezme në Shqipëri

Në shumicën e vendeve evropiane, uji i çezmave ësht i sigurt për konsum. Por nuk ndodh kështu në disa vende,…

1 Min Read
AktualitetSociale

Kadastra iu refuzon legalizimet, banorët në Shkodër kërkojnë zgjidhje

Banorët e qyetit të Shkodrës kanë nisur protestën mëngjesin e sotëm. Kadastra iu ka refuzuar legalizimet ndaj zgjidhja e vetme…

3 Min Read
Sociale

Pemët e prera hidhen mbi hekurudhë, bllokohet treni i linjës Shkodër-Laç

Bllokohet lëvizja e trenit të pasagjerëve të linjës Shkodër-Laç. Shkak janë bërë mbetjet e kanalit që hidhen mbi linjën hekurudhore.…

0 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?