Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Showbiz

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Tirana Press
Last updated: 11/05/2026 18:07
Tirana Press
Share
SHARE

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë se ka përdorur imazhin e saj për të promovuar televizorët e kompanisë pa miratim.

Sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë, këngëtarja pretendon se fotografia e saj është përdorur në materiale promocionale dhe në paketimet e televizorëve Samsung në mbarë botën, pa dijeninë e saj dhe pa asnjë pagesë apo marrëveshje paraprake.

Në padi thuhet se fytyra e artistes është përdorur në një fushatë të gjerë marketingu për produkte konsumatore, pa i dhënë asaj kontroll mbi mënyrën se si po i përdorej imazhi.

Sipas ekipit ligjor të Dua-s, fotografia në fjalë është realizuar në prapaskenat e Austin City Limits Festival në vitin 2024 dhe të drejtat e autorit i zotëron vetë artistja.

Padia pretendon se Samsung nisi ta përdorte fotografinë në fillim të vitit 2025 për të promovuar televizorët e saj në tregje të ndryshme ndërkombëtare. Kur këngëtarja zbuloi përdorimin e imazhit të saj, ajo kërkoi që kompania ta ndalonte menjëherë fushatën, por sipas pretendimeve të saj, përgjigjja e Samsung ishte “shpërfillëse” dhe kompania refuzoi të tërhiqte materialet.

Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro

Në dokumentet e gjykatës përfshihen edhe komente të fansave në rrjetet sociale, ku disa përdorues shkruanin se ishin ndikuar të blinin televizorët pikërisht sepse mendonin se Dua Lipa po i promovonte ato.

“S’kisha plan për të blerë televizor, por kur pashë kutinë me Dua Lipa-n vendosa ta marr”, shkruante një përdorues, ndërsa një tjetër komentonte: “Do ta blija atë televizor vetëm sepse është Dua Lipa”.

Këngëtarja akuzon kompaninë për shkelje të të drejtave të autorit, përdorim të paautorizuar të identitetit të saj publik dhe krijim të një përshtypjeje të rreme sikur ajo kishte mbështetur produktin.

Përveç dëmshpërblimit prej të paktën 15 milionë dollarësh, artistja kërkon edhe fitimet që kompania dyshohet se ka përfituar nga përdorimi i imazhit të saj.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa përballet me çështje ligjore. Vitin e kaluar ajo fitoi një proces gjyqësor lidhur me hitin e saj Levitating, pasi dy autorë muzikorë e akuzuan se kishte kopjuar melodinë e këngës së tyre. Gjykata vendosi në favor të artistes, duke argumentuar se ngjashmëritë muzikore nuk ishin të mjaftueshme për të përbërë shkelje të të drejtave të autorit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Dua Lipa
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?
Next Article Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read
Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike. Megjithatë, aftësitë…

4 Min Read

Top Writers

Oponion

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis Martinajt, emër i njohur…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

Dhunuan policin edhe brenda komisariatit të Shkodrës, arrestohen dy vëllezër. Një tjetër person nën hetim

Dy vëllezër në Shkodër janë vënë…

30/09/2024

You Might Also Like

Showbiz

“Ju keni ndryshuar jetën time”, Luizi flet pas fitores së BBVA (Video)

Këngëtari Luiz Ejlli u shpall fitues i Big Brother Vip Albania edicioni i dytë. Tre ditë pas daljes nga formati…

1 Min Read
Showbiz

“ E bëj të dalë dhe me zarf të zi ”, Luizi e kap keq me Efin

Pas dyshimeve të tij në lidhje me lojën e Efit, Luizi ka diskutuar mundësinë e një strategjie nga ana e…

1 Min Read
KulturëShowbiz

I kam gati skenaret: Elvis Pupa rikthen “Legjendën e fundit” dhe dy miqtë e tij…

Dukej se i kishte munguar ekranit prej shumë vitesh mungesë, aktori i mirënjohur i humorit Elvis Pupa do të sjellë…

1 Min Read
Showbiz

Keisi reagon përherë të parë pas deklaratave të shumta të Stresit

Përmes një video-mesazhi, Keisi, i është përgjigjur për herë të parë kërkesës së vazhdueshme të Stresit, i cili ka kërkuar…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?