Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Euro në pikiatë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Euro në pikiatë, zbret poshtë nivelit të 115 lekëve

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:59
Tirana Press
Share
SHARE

Euro thelloi më tej rënien në kursin e këmbimit ditën e mërkurë, duke zbritur për herë të parë poshtë vlerës së 115 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 114.82 lekë, në rënie me 0.39 pikë krahasuar me një ditë më parë. Ndërkohë, në dy javët e para të dhjetorit, monedha europiane ka humbur gjithsej dy pikë në kursin e këmbimit kundrejt Lekut.

Sipas agjentëve të këmbimit valutor, kërkesa për Euro në javët e fundit në tregun valutor ka pësuar rënie të mëtejshme, pas ndërprerjes së blerjeve nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Rreshjet e shumta dhe shtimi i prurjeve të lumenjve kanë rritur prodhimin e energjisë në vend dhe kanë ulur nevojën për importe, madje në këtë periudhë KESH ka realizuar eksporte të saj në sasi të mëdha.

KESH ka qenë një faktor i rëndësishëm në tregun e këmbimit valutor gjatë këtij viti, për shkak të importeve të energjisë që vlerësohen në shifra mjaft të mëdha, me më shumë 300 milionë euro. Ndërprerja e blerjeve nga KESH i ka dobësuar edhe më shumë pozitat e Euros në tregun valutor. Monedha europiane ka pasur një tendencë të vazhdueshme rënëse gjatë gjithë vitit, pavarësisht importeve të mëdha të energjisë dhe shtrenjtimit të importeve. Në datë 14 dhjetor, kursi Euro – Lek rezulton në rënie me 4.8% krahasuar me fundin e vitit 2021.

Ekspertët besojnë se për javët në vazhdim tendencat e kursit me shumë të ngjarë do të jenë në drejtim të një dobësimi të mëtejshëm të Euros, duke pasur parasysh edhe faktorin sezonal. Pjesa e dytë e muajti dhjetor shoqërohet me kthim të emigrantëve dhe shtim të turistëve të huaj, duke rritur në këtë mënyrë ofertën e valutës në treg.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, deri në fund të 9-mujorit, deficiti i llogarisë korrente ishte në vlera të përafërta krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por, sipas ekspertëve, kursi mund të jetë ndikuar nga ecuria në rritje e investimeve të huaja direkte, si edhe nga kontributi gjithmonë i konsiderueshëm i prurjeve informale të valutës.

Forcimi i vazhdueshëm i Lekut po rezulton një zhvillim i volitshëm në kushtet e inflacionit të lartë dhe këtë vit ka zbutur pjesërisht rritjen e çmimeve të importit, duke pasur parasysh se Euro është monedha kryesore në transaksionet e tregtisë së jashtme të vendit. Mbiçmimi i Lekut sjell përfitime edhe për huamarrësit në Euro, por me të ardhura në monedhën vendase. Nga ana tjetër, forcimi i Lekut po ndikon negativisht sektorët eksportues të mallrave dhe të shërbimeve, si edhe subjektet që kanë kursime në monedhën europiane.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Dyshimi Zelensky-t alarmon Rusinë: Nuk jam i sigurt që Putin është gjallë. Përgjigjet “rufeshëm” Kremlini
Next Article Mësoni efektet në shëndet nëse hani darkë vonë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Shteti nuk paguan shtetin/ Borxhi që entet publike i kanë njëra-tjetrës arrin në 1.7 mld euro

Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin në 1,7 mld euro në maj 2024, duke u rritur më tej në…

4 Min Read
EkonomiSociale

Përse bizneset preferojnë punëtorë të huaj?

Shqipëria njihet për mikëpritjen e bujarinë që i karakterizon qytetarët kudo ndodhen. Shtetas të ardhur nga vende si: Turqia, India,…

2 Min Read
Ekonomi

Studimi: Rritja e çmimeve, familjet shqiptare shpenzojnë thuajse të gjithë rrogën për ushqim

Rritja e çmimeve të shportës dhe jo vetëm, ka nisur tkurrja e buxhetit në familjet shqiptare, ndonëse në arkën e…

2 Min Read
Ekonomi

Hyn në fuqi ligji për tatimin mbi pagat

Me ligjin e ri mbi tatimin e të ardhurave për fashën e pagave 40 deri në 60 dhjetë mijë lekë…

3 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?