Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Mandati i Olta Xhaçkës/ Maxhoranca refuzoi dërgimin në Kushtetuese, Bardhi letër KE dhe PE: Po minohet demokracia
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Mandati i Olta Xhaçkës/ Maxhoranca refuzoi dërgimin në Kushtetuese, Bardhi letër KE dhe PE: Po minohet demokracia

Tirana Press
Last updated: 15/04/2024 13:34
Tirana Press
Share
SHARE

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka informuar Komisionin Europian, Parlamentin Europian dhe Trupin Diplomatik në Tiranë në lidhje me refuzimin e mazhorancës për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhackës. Refuzimi i mazhorancës është parë si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vite.


Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë cështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit.

NJOFTIMI:

Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për mandatin e deputetes Olta Xhacka, duke i dhënë mbrojtje politike nga drejtësia, është konsideruar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike si dhunimi më flagrant që Kuvendi i ka bërë Kushtetutës në 33 vjet, si dhe një mesazh i qartë i vullnetit politik të mazhorancës socialiste për cimentimin e kulturës së pandëshkueshmërisë, përmes ofrimit të mbrojtjes politike ndaj deputetëve të mazhorancës.

Përmes një shkrese zyrtare Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ka informuar për këtë cështje Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi Oliver Varhelyi, eurodeputeten Isabel Santos, që është Raportere për Shqipërinë në Parlamentin Europian, si dhe gjithë Trupin Diplomatik të Akredituar në Tiranë. “Në cdo vend demokratik zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe themeli mbi të cilin ngrihet një shtet ligjor. As Kuvendi dhe asnjë institucion publik nuk mund të shpall sovranitetin përkundrejt vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse kjo do të rrënonte parimin kushtetutes të balancës dhe kontrollit mes pushteteve, duke vënë në pikëpytje vetë ekzistencën e shtetit, sepse do të merrte tiparet e qarta të një puci kushtetutes” – thuhet në shkresën zyrtare të Gazment Bardhit.

Ky pengim i zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetutese për rastin e mandatit të deputetes Olta Xhacka, sipas Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike vjen pas evidentimit të qartë të faktit se familja e saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik me firmë të Kryeministrit Edi Rama, epror i saj, në kushtet flagrante të shkeljes së ligjit dhe konfliktit të interesit. “Ky rast merr përmasat e një mbrojtje të pastër politike dhe pengimit të drejtësisë, po të mbahen në konsideratë edhe të dhënat e reja të hetuara dhe bëra publike nga SPAK. Nga ky hetim rezulton e provuar se pronësia mbi tokën është përfituar me dokumenta tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur që një tokë bujqësore, me një sipërfaqe në total prej 10.592 m2, e ndodhur në Dhërmi/Vlorë, në pronësi shtet, të tjetërsohet përmes transaksioneve tek të tretët në favor të subjektit privat në pronësi të bashkëshortit të deputetes Olta Xhacka” – thuhet në shkresën drejtuar ndërkombëtarëve.

Në shkresën drejtuar Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, Gazment Bardhi e konsideron të papranueshme mbrojtjen politike dhe pengimin ndaj drejtësisë që mazhoranca po bën për rastin e ish-ministres dhe deputetes Olta Xhacka, duke penguar zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetutese. Bardhi thekson se ky veprim përbën minim të demokracisë dhe rrënon besimin e qytetarëve tek Reforma në Drejtësi.

Në përfundim të shkresës Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkon që ndërkombëtarët si nxitës të Reformës në Drejtësi dhe si garant të cuarjes përpara të zbatimit të kësaj Reforme pa devijime të papërshtathme, të mos e kalojnë këtë veprim në heshtje. “Duke besuar se nuk mbështesni standartin “një drejtësi për Edi Ramën dhe një drejtësi tjetër për gjithë të tjerët”, shpreh bindjen time se ky veprim i paprecedent nuk do të përkrahet nga ana juaj, qoftë edhe përmes kalimin të kësaj situate në heshtje” – përfundon letrën e tij kreu i grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:KEmandatiolta xhackaPE
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Kompania Shell tërhiqet nga Shpiragu”/ Eno Bozdo: Nuk do të ketë më “mrekulli nafte” siç u gënjye…
Next Article Pas diellit përvëlues, bëhuni gati për dëborë/ Kapriçot e motit, në Shqipëri pritet…

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Ambasadori holandez mesazh: Ktheni normalitetin në Parlament, është zemra e shtetit

Ambasadori i holandez, Reinout Vos nga Korça ka folur për dy samitet e zhvilluara ne vend si dhe për situatën…

2 Min Read
Politikë

Këlliçi: Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Veliaj shkon për drekë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë në zyrën e tij në momentin që nisi protesta e thirrur nga Aleanca…

1 Min Read
Politikë

Meta nxjerr videon duke bërë palestër: Pa djersitje, nuk ka arritje!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka marrë seriozisht regjimin e aktivitetit fizik, duke u stërvitur…

0 Min Read
Politikë

“Shpërdorim detyre”/ SPAK përfundon hetimet ndaj Gërdecit, dërgon për gjykim ish- ministrin Fatmir Mediu 

Me anë të një njoftimi SPAK bën me dije se ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj…

4 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?