Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Kompania Shell tërhiqet nga Shpiragu”/ Eno Bozdo: Nuk do të ketë më “mrekulli nafte” siç u gënjye…
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

“Kompania Shell tërhiqet nga Shpiragu”/ Eno Bozdo: Nuk do të ketë më “mrekulli nafte” siç u gënjye…

Tirana Press
Last updated: 15/04/2024 13:39
Tirana Press
Share
SHARE

Eno Bozdo ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka gënjyer kur tha se në Shpirag u zbulua naftë, njëlloj si kur gënjen sipas tij për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion. Në fjalën e tij, Bozdo tha se kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut, ndaj nuk do të ketë më shpime dhe as “mrekulli nafte” siç premtoi kryeministri.

Deklarata:

A e mbani mend Edi Ramën që, sa herë kishte një krizë në qeverisje thoshte se kompania Shell ka zbuluar naftë në Shpirag? A e mbani mend kur bridhte si Enver Hoxha duke hedhur kapelen andej këtej nëpër Shqipëri dhe duke thënë ‘këtu ka naftë’?

Edi Rama gënjen njëlloj, si për përfshirjen e vartësve të vet në korrupsion, si për zbulimin e naftës, si për anëtarësimin në BE duke përdorur inteligjencën artificiale. Kompania Shell konfirmoi tërheqjen përfundimtare nga puset e Shpiragut. Fatkeqësisht nuk do të ketë shpime të mëtejshme dhe as një ‘mrekulli nafte’, siç gënjen Rama. Lajmi ishte konfirmuar thuajse zyrtarisht nga shmangia e këtyre muajve e Ramës dhe Ballukut, sa here qe gazetaret pyesnin për këtë çështje.

E vërteta është se shumë eksplorime në botë, të Shellit apo kompanive të tjera të mëdha, mund të dështojnë sepse e tille është industria e naftës dhe niveli i teknologjisë se përdorur. Por po kaq e vërtete është qe ne asnjë rast, asnjë kryeministër apo zv/kryeministër, ne asnjë vend te botes nuk dezinformon qëllimisht opinionin publik mbi rezerva nafte dhe pasurie te cilat ende nuk janë konfirmuar përfundimisht dhe zyrtarisht.

Ekzaktësisht ne 23 gusht te vitit te kaluar, Rama dhe zëvendësja e tij, deklaruan për shqiptaret se nafta e zbuluar ishte e cilësisë se me te mire e krahasueshme me atë të Arabisë Saudite, dhe se rezervat ishin ne nivelin e Norvegjisë. Sipas Ramës, pas një investimi qe do te shkonte te deri ne 7 miliardë $, shqiptaret do te përfitonin pasuri te paimagjinuara. Dukej sikur Rama dhe Balluku e kishin mbyllur me Zotin dhe Shell-in për puset e naftës dhe problem kishin si ti përdornim qindra e qindra milionë euro ne vit qe Shqipëria do te perfitonte.

Rama hodhi edhe nje ide ‘origjinale’: paratë e pafundme do t’i përdorte tek pensionet, rrogat, arsimin dhe shëndetësia. Ironike po ta mendosh se janë pikërisht këto sektorë ku qeveria ka dështuar sepse ka vjedhur në forma spektakolare.

Kryeministri dhe zëvendësja e tij duhet të kërkojnë minimalisht falje para publikut për gënjeshtrën stratosferike që servirën.

Kundër këtij gënjeshtari patologjik dhe vargut të rrenacakëve dhe hajdutëve që ka rreth vetes, qëndron publiku që nuk gënjehet dhe opozita e vendit. Midis braktisjes se Shqipërisë dhe bashkimit në një front të vetëm për të rrëzuar këtë regjim asfiskues, hajdut dhe gënjeshtar, shqiptarët duhet të zgjedhin rezistencën.

Partia Demokratike do t’i prijë kësaj beteje dhe do ta fitoje atë.

Mblidhemi të premten për tu përballur me një tjetër gënjeshtar patologjik Erion Veliajn dhe bandën e tij të hajdutëve.

O sot, o kurrë!

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:eno bozdonafteshell terhiqet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Durrësi, qyteti më i nxehtë i Ballkanit deri më 2040, shkak betoni dhe ndërtimet
Next Article Mandati i Olta Xhaçkës/ Maxhoranca refuzoi dërgimin në Kushtetuese, Bardhi letër KE dhe PE: Po minohet demokracia

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Reforma Zgjedhore/ OSBE porosi partive: Fokusohuni te blerja e votës dhe liria e medias…

Zyra e OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) ka publikuar sot një deklaratë ku thekson se…

2 Min Read
Politikë

Tubimi i opozitës para Bashkisë, rrugët që do të bllokohen dhe apeli për qytetarët

Policia ka publikuar planin e masave për protestën e radhës të opozitës para Bashkisë. Tubimi do të zhvillohet në orën…

1 Min Read
Politikë

Çështja Beleri, Rama përplaset ashpër me kolegun grek në Bruksel: Duket sikur krahason Shqipërinë me Siberin

Gjatë një konference në Bruksel kryeministri Edi Rama ka komentuar sërish çështjen Fredi Belerit. Ka qenë një përfaqësues i shoqërisë…

6 Min Read
Politikë

Shtyhet seanca për Salianjin në Apel, ja arsyeja

htyhet seanca në Gjykatën e Apelit ndaj deputetit Ervin Salianji. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala. Arsye për…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?