fbpx
E shtunë, 7 Qershor, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Alarmante/ Të rinjtë ikin, kujt po ja lënë stafetën?!

Tirana Press by Tirana Press
23/03/23 - 05:00
in Sociale
A A
Alarmante/ Të rinjtë ikin, kujt po ja lënë stafetën?!
1
VIEWS

Pavarësisht krizave ekonomike që ka shkaktuar pandemia Covid-19 dhe lufta në Ukrainë, në grupet e reja të popullsisë, numri i personave të punësuar është në rënie, ndërsa po rritet ai te moshat më të vjetra.

Raportohet se në 3-mujorin e katërt 2022, kishte rreth 52,500 më shumë persona të punësuar se në të njëjtin tremujor të vitit 2021, ose rreth 4% më shumë.

Punësimi sipas grupmoshave tregoi se për të njëjtën periudhë, punësimi në grupmoshën 15-29 vjeç ishte me rënie. Në tetor-dhjetor 2022, kishte 807 persona më pak të punësuar në të rinjtë deri 30 vjeç.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

Në tetor-dhjetor 2022 ishin të punësuar 274, 526 persona të rinj (15-29 vjeç) ose rreth 9 mijë persona më pak se në të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në anën tjetër, punësimi në grupmoshën mbi 30 vjeç u rrit me rreth 65 mijë persona.

Sipas INSTAT 54,500 pensionistë ishin të punësuar në tremujorin e fundit të 2022, pasi Anketa e Forcës së Punës pyet edhe personat në moshë pensioni nëse janë të angazhuar me punë.

Mosha e tretë do të përfshihet gjithnjë e më shumë në tregun e punës në Europë dhe Shqipëri, për shkak se, rritja e rritja e jetëgjatësisë i bën produktivë personat edhe mbi moshën 65 vjeç.

Gjithashtu zhvillimi i teknologjisë mund të stimulojë punën në distancë për personat e moshës së tretë, të cilët mund të ndajnë përvojat e tyre sidomos në mësimdhënie, financë dhe shumë profesione të tjera.

Pensionistët që punojnë, lehtësojnë skemat e sigurimeve shoqërore, të cilat paraqiten mjaft të rënduara nga procesi i plakjes së popullsisë.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore parashikon se në tre vitet e ardhshme, numri i pensionistëve që shtohen në skemën e sigurimeve shoqërore arrijnë në 48 mijë, me një shtesë vjetore mesatarisht 16 mijë pensionistësh të rinj në vit.

Për shkak se këtë vit, popullsia e vendit do të futet në procesin e plakjes së shpejtë të popullsisë, numri i pensionistëve do të rritet në vijim me ritme më të shpejta.

Për të nxitur dëshirën për punë në moshat mbi 65 vjeç, qeveria miratoi një skemë shpërblimi në vitin 2018, e cila nuk po zbatohet ende.

Në vendimin e qeverisë u vendos që për çdo vit pune, pensionisti që punon të marrë një shtesë mbi pension e caktuar prej 2.4% në vit.

Tags: EmigrimINSTATISSH

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh
Sociale

Fundjavë e nxehtë, mot i përshtatshëm për të shkuar në plazh

31/08/24 - 08:07
11
Grida Duma analizon gjuhën e Metës ndaj SPAK: S’ka ndodhur kurrë…
Shqipëria

Rrëfimi i rrallë i Grida Dumës: Ju tregoj rrëzimin tim, mendimi i parë pasi…

31/08/24 - 08:02
11
Next Post
Pas SHBA-ve, ja shteti që ndalon rreptësisht përdorimin e Tik-Tok

Pas SHBA-ve, ja shteti që ndalon rreptësisht përdorimin e Tik-Tok

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.