Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Jeni agjërues? Ne po ju vijmë në ndihmë me disa ide për një iftar të shëndetshëm
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Shije

Jeni agjërues? Ne po ju vijmë në ndihmë me disa ide për një iftar të shëndetshëm

Tirana Press
Last updated: 22/04/2023 09:06
Tirana Press
Share
SHARE

Me qënë se ka nisur sot muaji i shenjtë Ramazan, portali jonë ka vendosur t’iu vijë në ndihmë me disa ide se çfarë të konsumoni në kohën e Iftarit.

Menuja për këtë ditë të parë Ramazanit përbëhet nga 4 pjata:

Supë me kërpurdha

Tavë  me pulë dhe oriz

Sallatë me perime dhe arra

Embëlsirë “Pasta e nuses”

Supë me kërpurdha

Përbërësit:

400 gr kërpurdha

1 gotë uji me kos

1,5 lugë gjelle gjalpë

2 lugë gjelle miell

1 e verdhë veze

4 gota me ujë

Kripë

Për siprinën:

½ lugë gjelle gjalpë

1 lugë çaji nenexhik

Spec djegës

Përgatitja:

Kërpurdhat pritini në kubikë. Në një tenxhere shkrini gjalpin dhe kaurdisni miellin përreth 1 minutë. Më pas shtoni kërpurdhat dhe pasi janë skuqur pak shtoni ujin dhe lërini të ziejnë.

Nga ana tjetër në një enë shtoni kosin dhe të verdhën e vezës. Pasi i keni përzier mirë shtoni një garuzhde nga lëngu që po valon. Përziejini mirë derisa të vaket.

Pasi është vakur kremi i supës shtojeni atë ngadalë në tenxhere dhe rregullojeni me kripë dhe spec djegës.

Sipër për dekor dhe shije mund t’i shtoni nenexhikun e skuqur me gjalpë.

Tavë me pulë dhe oriz

Përbërësit e kësaj recete për 6 persona:

1 pulë, rreth 1 kg e gjysmë

1 kg oriz

1 qepë

2-3 lugë gjalpë

kripë, piper, kopër

Përgatitja:

Pulën e pastruar vëni të zihet në ujë të bollshëm. Ndërkohë qepën e grirë hollë e vendosni të kaurdiset (të fërgohet) me gjalpin derisa të ketë marrë ngjyrë të artë.

Shtoni orizin dhe skuqeni pak.

Kur pula të jetë gati, priteni në copa.

Në një tavë të madhe hidhni orizin, 2 litra nga lëngu i pulës ose nëse është më pak, pjesën tjetër shtojeni me ujë.

Sipër vendosni pulën, rregullojeni me kripë, piper i grirë imët, koperi dhe më pas e piqni në maksimumin e temperaturës derisa lëngu të jetë avulluar.

Sallatë me perime dhe arra

Nuk kishte si të mungonte sallata në një menu ku është i pranishëm mishi i pulës.

Përbërësit:

4 domate të vogla

2 kastraveca të vegjël

1 spec jeshil

2 tufa të vogla majdanoz

1 qepë e thatë

5 lugë gjelle vaj ulliri

5 lugë gjelle lëng shege i koncentruar (gjendet në market)

2 lugë gjelle lëng limoni

1 gotë çaji me arra të grira

Kripë

Përgatitja:

Grini në kubikë shumë të vegjël gjitha zarzavatet dhe në fund shtoni arrat, lëngun e shegës, vajin dhe kripën. Pasi i përzieni mirë përbërësit sallata është gati për t’u servirur.

Ëmbëlsirë turke “Pasta e nuses”

Përbërësit për pandispanjën:

4 kokrra vezë

1 gotë uji sheqer

1 gotë uji miell

1 pako fryrës

1 pako vanilje

Përbërësit për njomjen e kekut:

2,5 gota uji qumësht

Përbërësit për muhalebinë:

1 litër qumësht

1 gotë uji sheqer

3 lugë gjelle miell

2,5 lugë gjelle niseshte

1 pako pluhur kremi të gatshëm

Arrë kokosi

Në një enë të thellë hidhni vezët dhe rrahini mirë me sheqerin 3-4 minuta. Më pas shtoni miellin, fryrësin dhe vaniljen. Përziejini me mikser derisa të merrni një masë kompakte. Brumin e kekut hidheni në një tepsi  katrore të lyer mirë më gjalpë. Piqeni me 170 gradë përrëth 25-30 minuta.

Për muhalebinë; në një tenxhere hidhni qumështin dhe sheqerin, miellin, dhe nisështenë. Përziejini mirë që të mos krijohen toptha. Sapo të krijohet një masë e trashë hiqeni nga soba dhe lëreni të ftohet pak. Pasi ftohet i shtoni dhe pluhurin e kremit të pastiçerisë dhe e përzieni në mikser.

Kekun pasi e keni nxjerrë nga furra dhe lënë të ftohet komplet,i hidhni qumështin e ftohtë për ta njomur dhe e lemë të pushojë për 20 minuta. Më pas sipër i shtrojmë muhalebinë dhe e lëmë një natë në frigorifer. Para se ta servirni hidhini sipër arrë kokosi.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Muaji i Ramazanit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Besimtarët Myslimanë në të gjithë botën, nisin sot muajin e shenjtë Ramazan
Next Article <strong>Alarmante/ Të rinjtë ikin, kujt po ja lënë stafetën?!</strong>

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Shije

‘Espresso Martini’ pija më e çuditshme dhe më në modë

Njerëzit kanë mundur më në fund të dalin nga shtëpitë e të shijojnë koktejet pas izolimit dhe ua kanë lënë…

2 Min Read
Receta e ditës

Receta e ditës, pulë me qullë

Pulë me qull, recetë dhe shije që të lë pa fjalë, provojeni ta gatuani edhe ju të dashur amvisë. Përbërësit…

1 Min Read
Receta e ditës

Receta e ditës, vezë me kërpudha

Një përgatitje e thjeshte dhe shumë e shijshme. Vezë më kërpudha kombinuar me disa patate dhe qepe te freskëta del…

1 Min Read
Receta e ditës

Receta e ditës, patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë gorgonxola

Sot në recetën e ditës iu sjellim patate të mbushura me proshutë pule dhe djathë të mykur gorgonxola. Përbërësit: ▪…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?