Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

BE: Shqipëria, e fundit për pastërtinë e plazheve

Tirana Press
Last updated: 30/05/2024 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

“Shqipëria, Maldivet e Europës”, “Thesari i fshehur i Mesdheut”, “Perla e Adriatikut”, “Plazhet përrallore”, “Bregdeti më i bukur i Jonit”… Të tillë tituj i keni hasur me siguri në mediat apo portalet pranë qeverisë prej të paktën një viti. Të shpërndara me kujdes propaganda qeveritare ato kanë pasur si synim krijimin e një realiteti tjetër tek i cili shqiptarët duhet të besojnë.

Por reportazhet e paguara me foto të retushuara, shkrimet e porositura, editorialet e kërkuara janë rrëzuar nga një raport i Bashkimit Europian i publikuar këtë të mërkurë mbi cilësinë e ujërave të larjes në plazhe, liqene e lumenj në 27 vendet e Unionit duke përfshirë, Zvicrën dhe Shqipërinë. Ky raport i hartuar nga Agjencia Europiane e Mjedisit e rendit Shqipërinë të fundit të listës sa i takon pastërtisë së ujërave të larjes qofshin këto në det, liqen apo lumenj.

Për të qenë të qartë që në fillim. Është e vërtetë se Shqipëria ka njohur një rritje të numrit të turistëve dhe vëmendjes së vizitorëve të huaj në dy vitet e fundit. Kjo lidhet se pari me investimet private në sektorin e hoteleri-turizmit, çmimet e lira në krahasim me fqinjët si dhe me reklamimin e mirë nëpërmjet rrjeteve sociale, sidomos Instagram dhe TikTok.

Ajo që duhet të kishte bërë qeveria shqiptare ishte të krijonte një mjedis të sigurt dhe të pastër. Dhe raporti i fundit e ngel atë në klasë.

Raporti

Raporti i Agjencisë Europiane të Mjedisit i siguruar nga lapsi.al ka analizuar gjatë vitit 2023 ujërat e larjes në dy parametra specifikë të rëndësishëm shëndetësorë: Përmbajtja e bakterit Escherichia Coli dhe Enterokoket e zorrëve.

Për këtë u analizuan mostrat e marra nga ujërat në 22 mijë lokacione ku 85% e tyre u vlerësuan të shkëlqyera. 96% e ujërave plotësonin standardet minimale të cilësisë. Cilësia e ujërave të larjes bregdetare është përgjithësisht më e mirë se ajo e lumenjve dhe liqeneve. Në vitin 2023, rreth 89% e ujërave të larjes bregdetare të BE-së u klasifikuan si të shkëlqyera.

Shqipëria

Agjencia Europiane e Mjedisit analizoi ujërat në 119 lokalcione në Shqipëri. Vetë 41.2% e ujërave ku lahen njerëzit në Shqipëri janë të një cilësie ekselente. Pjesa tjetër është klasifikuar e një cilësie “të mirë”, “të mjaftueshme” ose “të varfër”.

Ujërat më të pastra në Europë u përkasin 4 vendeve: Qipros, Austrisë, Kroacisë dhe Greqisë. Duket qesharake që në disa nga shkrimet e porositura në mediat e huaja, Shqipëria krahësohet pikërisht me Greqinë dhe Kroacinë.

“Në Austri, Belgjikë, Bullgari, Maltë, Luksemburg dhe Rumani të gjitha ujërat e larjes përmbushnin të paktën standardin minimal të cilësisë në vitin 2023. Megjithatë në 5 vende: Shqipëri, Belgjikë, Estoni, Hungari dhe Poloni, më pak se 70% e ujërave të larjes ishin me cilësi të shkëlqyer.

Një nga kërkesat kryesore ka qenë garantimi që të gjitha ujërat e banjës të jenë të cilësisë të paktën “të mjaftueshme” deri në vitin 2015. Në vitin 2023, kjo kërkesë është plotësuar nga 96% e të gjithë ujërave të vendeve të BE-së” – thuhet në raportin e Agjencisë Europiane të Mjedisit … që me siguri nuk do ta gjeni në shumë media shqiptare.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:agjencia europianee fundit ne listeplazhet ne shqiperite ndotur
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 24-vjeçari nga Vlora vdiq teksa punonte në gurore/ Familjarët: Nuk ishte aksident, i kemi sytë me gjak
Next Article Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit (Video)

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Vrau kunatën se nuk iu përgjigj në tel, Turjan Hyska ka një mesazh për burrat!

Producenti Turjan Hyska përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka reaguar në lidhje me vrasjen që ndodhi ditën e…

2 Min Read
Sociale

Skema e re e pensioneve, po diskutohet ulja e kontributeve dhe e viteve të punës

Qeveria shqiptare, Banka Botërore dhe grupet e interesit janë duke diskutuar ndryshime në reformën e pensioneve, të cilat do të…

2 Min Read
Sociale

Sot dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, ja ku mund të shikoni nëse jeni fitues

Lista e fituesve të Lotarisë Amerikane do të publikohet ditën e sotme (4 Maj). Përgjigjet e Lotarisë Amerikane DV 2025…

1 Min Read
Sociale

Autoritetet amerikane dhe gjermane: Mos konsumoni ujë çezme në Shqipëri

Në shumicën e vendeve evropiane, uji i çezmave ësht i sigurt për konsum. Por nuk ndodh kështu në disa vende,…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?