Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet e aplikimit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Sociale

Hyn në fuqi ligji për shtetësinë dhe dyshtetësinë në Gjermani, ja kushtet e aplikimit

Tirana Press
Last updated: 27/06/2024 08:22
Tirana Press
Share
SHARE

Në Gjermani futet më 27 qershor në fuqi ligji i ri për shtetësinë. Të huajt tani mund të bëhen gjermanë më shpejt. Po cilat janë kushtet?

Pasaporta e kuqe me stemën gjermane është e njohur dhe shumë e dëshiruar. Nuk është çudi, kur dihet se qytetarët gjermanë gëzojnë liri pothuajse të pakufizuar udhëtimi, mund të jetojnë dhe punojnë në të gjithë BE-në, kanë të drejtë të votojnë në zgjedhje dhe mund të zgjedhin lirisht profesionin e tyre.

Rruga për marrjen e kësaj pasaporte tani është thjeshtuar. Ligji i ri i Shtetësisë do të zbatohet në Gjermani nga 27 qershori 2024. Shumë nga rreth 12 milionë të huajt në Gjermani tani mund të aplikojnë për shtetësi gjermane.

1. Rrugë e shpejtë drejt shtetësisë

Pas pesë vitesh qëndrimi të ligjshëm në Gjermani, të huajt mund të aplikojnë për shtetësi gjermane. Kur është fjala për të ashtuquajturat “efektet e veçanta në integrim”, marrja e shtetësisë është e mundur edhe pas tre vjetësh. Këtë mund ta bëjë kushdo që mund të dëshmojë një nivel të lartë të njohurive gjuhësore (niveli C2 apo C1, që nënkupton aftësinë e komunikimit të rrjedhshëm), vullnetarizmi ose performanca veçanërisht e mirë në shkollë ose në punë. Deri tani, të huajt kanë mundur të aplikojnë për shtetësi vetëm pas tetë vjet qëndrimi në vend.

Qeveria gjermane, e përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberalët, shpreson të rrisë numrin e njerëzve që marrin shtetësi dhe në këtë mënyrë të krijojë stimuj për integrim më të shpejtë. Deri më tani, shkalla e marrjes së shtetësisë gjermane ka qenë e ulët në krahasim me BE-në, por së fundmi është rritur. Opozita, e përbërë nga një pjesë e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të ekstremit të djathtë dhe CDU/CSU-së konservatore, ka frikë se pasaporta gjermane tani mund të bëhet një “plehrë”.

2. Të ardhura të nevojshme

Parakushtet e mëparshme për marrjen e shtetësisë gjermane mbeten në fuqi. Prandaj, kushdo që dëshiron të marrë nënshtetësinë gjermane duhet të jetë ende në gjendje të mbajë veten, pra të ketë të ardhura të mjaftueshme financiare. Këtu rregullat madje do të shtrëngohen, kështu që ata me të ardhura të ulëta do ta kenë më të vështirë në të ardhmen të marrin shtetësinë gjermane.

3. Nuk ka pasaportë për racistët dhe antisemitët

Respektimi dhe sjellja sipas rendit themelor të lirë demokratik të parashikuar me Kushtetutë është tani i detyrueshëm për të gjithë aplikantët për shtetësi gjermane.

Kjo në mënyrë specifike do të thotë se pasaportën gjermane nuk mund të marrin personat me qëndrime antisemite, raciste ose të tjera antihumane. Shtetësinë gjermane nuk mund të marrin as ata që nuk i respektojnë të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave ose jetojnë në bashkësi poligame.

4. Përgjegjësia e Gjermanisë që buron nga historia

Në të ardhmen do të ketë gjithashtu një përkushtim ndaj përgjegjësisë së veçantë historike të Gjermanisë. Gjatë epokës naziste, Gjermania filloi Luftën e Dytë Botërore duke sulmuar Poloninë dhe vrau rreth gjashtë milionë hebrenj evropianë si pjesë e gjenocidit të organizuar nga shteti.

Për këtë arsye, ata që marrin nënshtetësinë gjermane do duhet të deklarohen kur bëhet fjalë për mbrojtjen e jetës hebreje dhe ndalimin e zhvillimit të një lufte agresioni. Kushdo që nuk e ndan këtë pikëpamje, nuk mund të marrë dokumentat gjermane. Prandaj, katalogu i pyetjeve për provimin pranues do duhet të rregullohet.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Gjermanipasaport
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article I shtrirë në tokë dhe i gjakosur, motori përplaset me BMW në rrugën “Barrikada” (FOTO)
Next Article Stuhi dhe vetëtima, pak minuta shi ‘bëjnë kërdinë’ në Tiranë (Video)

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sociale

Ky është kalendari i procedurave për regjistrim të maturantëve në universitete

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin e procedurave që duhet të dijë çdo maturant për regjistrim në universitete. Përpara aplikimit…

1 Min Read
ShëndetSociale

Epidemiologët: Shqipëria kaloi valën gripale, më pak pacientë në qendra shëndetësore

Që prej nisjes së vitit të ri klendarik, Shqipëria është prekur nga gripi sezonal tek të gjitha grupmoshat, por më…

1 Min Read
Sociale

28% shqiptarëve të arsimuar punojnë në profesionet e tyre në emigrim

Shqipëria është një ndër vendet me nivele të larta të emigracionit të trurit, por të dhënat e fundit tregojnë se…

3 Min Read
EkonomiSociale

Alban Çakalli: 5000 blegtorë shpallën falimentin, nuk duhet të ulet çmimi i qumështit

Eksperti i bujqësisë Alban Çakalli ka folur sot në një intervistë televizive për protestën e blegtoreve. Ai thotë se ata…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?