Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Analiza: Nga janari 2021, apartamentet në Tiranë u shtrenjtuan me 41%
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
AktualitetSociale

Analiza: Nga janari 2021, apartamentet në Tiranë u shtrenjtuan me 41%

Tirana Press
Last updated: 22/03/2024 09:12
Tirana Press
Share
SHARE

Ҫmimet mesatare, në ndryshim nga indeksi i çmimeve, përllogariten në proporcion me numrin e apartamenteve që janë në shitje në një periudhë të caktuar. Kështu, një rritje apo rënie në çmimet mesatare, jo domosdoshmërisht duhet të interpretohet me një dukuri që mund të ketë ndodhur të tregun e pasurive të paluajtshme. Ajo mund të interpretohet me faktin se në një moment të caktuar, oferta për apartamente është rritur ose ulur.

Në Grafikun 3, paraqitet çmimi mesatar real dhe median i shitjes së apartamenteve në Tiranë (Euro/m2) në zonën brenda Unazës së Vogël për periudhën e tremujorëve 2021-2023. Siç mund të vihet re nga grafiku, çmimi mesatar real i shitjes në këtë zonë, ka ardhur duke u rritur, në intervalin 1,157 – 1,804 euro/m2. Çmimet mediane luhaten në intervalet 1,084 – 1,718 euro/m2. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mesatare në këtë zonë janë rritur me 55.8%, ndërsa çmimet mediane janë rritur në një përqindje më të lartë, 58.4% përkatësisht.

Një tendencë rritëse e çmimeve në zonën brenda Unazës së Vogël vihet re në tremujorin e katërt 2023. Në këtë tremujor, çmimi mesatar përllogaritet në 1,804 euro/m2; çmimi median përllogaritet në 1,718 euro/m2. Krahasuar me tremujorin e tretë 2023, në këtë tremujor, çmimet mesatare janë rritur me 15.88% dhe çmimet mediane janë rritur me 11.89%.


Në zonën e ish-Bllokut, çmimet mesatare të apartamenteve u rritën me 45%

Në Grafikun 4 është paraqitur kurba e evoluimit të çmimit mesatar real dhe medianës së çmimeve (Euro/m2) të apartamenteve në zonën e Bllokut. Në këtë zonë, çmimet mesatare të shitjes kanë pësuar një luhatje të konsiderueshme, duke variuar në intervalin 1,488 euro/m2 -2,160 euro/m2, ndërsa çmimet mediane brenda intervalit 1,417 euro/m2 – 2,021euro/m2. Gjatë kësaj periudhe, çmimet mesatare janë rritur me 45.14%, ndërsa çmimet mediane me 42.6%.

Një rritje e nivelit të çmimeve mesatare reale vihet re në tremujorin e dytë 2021, një rritje me 6.2% krahasuar me tremujorin e parë 2021 dhe sërish, një rritje me 2.9% nga tremujori i dytë në tremujorin e tretë 2021. Një rënie e çmimeve mesatare vihet re në këtë zonë nga tremujori i tretë 2021 në tremujorin e parë 2022 me 3.14%.

Nga tremujori i parë në të dytin 2022, çmimet janë rritur me 9.8% dhe një rritje me 13.4% nga tremujori i tretë në tremujorin e fundit. Për sa i përket periudhës aktuale, në këtë tremujor të fundit 2023, mesatarisht një apartament në zonën e Bllokut shitet në vlerën 2,160 euro/m2, çmimi median përllogaritet në vlerën 2,021 euro/m2. Çmimet mesatare në këtë tremujor krahasuar me tremujorin e tretë 2023 kanë shënuar rritje me 5.74%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 0.71%.

Për apartamentet jashtë Unazës së Vogël, çmimet mesatare të shitjes u rritën 38%

Në Grafikun 5 paraqitet evoluimi i çmimit mesatar real dhe median të shitjes në Euro/m2 të apartamenteve në zonën jashtë Unazës së Vogël. Çmimet mesatare reale në këtë zonë variojnë nga një interval 1,036 euro/m2 deri në 1,434 euro/m2 në tremujorin e katërt 2023. Çmimet mediane variojnë në intervalin nga 951 euro/m2 – 1,360 euro/m2.

Çmimet mesatare reale të shitjes së apartamenteve në këtë zonë kanë shfaqur një tendencë rritëse gjatë gjithë periudhës së tremujorëve 2021-2023. Nga tremujori i parë 2021 në tremujorin e fundit 2023, çmimet mesatare janë rritur me 38.3%, ndërsa çmimet mediane janë rritur me 42.8%.

Një tendencë rënëse vihet re në tremujorin e fundit 2021, krahasuar me një tremujor më parë, një rënie me 2.8% në nivelin e çmimeve të shitjes së apartamente në zonën jashtë Unazës së Vogël. Tremujori i fundit 2023 karakterizohet nga një rritje e çmimeve mesatare të shitjes së apartamenteve në këtë zonë. Ҫmimet reale mesatare përllogariten në 1,434 euro/m2, ndërsa çmimet mediane në nivelin 1,360 euro/m2, duke shënuar një rritje me 2.38% dhe 1.79% krahasuar me një tremujor paraardhës.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:apartamentrriten cmimetTirane
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Në toka kalon linja Shqipëri-RMV, banorët protestë: Dëmshpërblim qesharak
Next Article Tre tërmete të fuqishme shkundin vendin fqinj në 24 orë, ja çfarë thonë sizmiologët

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Prrenjas/ Tenton t’i japë fund vetes në kasollen e bagëtive, përfundon në spital

Një burrë nga Rrajca e Prrenjasit tenton ti japë fund vetes në kasollen e bagëtive. Mesditën e djeshme, në fshatin…

0 Min Read
Sociale

Banorët e Nivicës sërish në protestë: Mos na zabtoni plazhin

 Banorët e Nivicës janë ngritur në protestë për plazhin e ndaluar të Kakomesë. Qindra banorë bllokuan sot plazhin teksa pritej…

0 Min Read
Aktualitet

EMRI/ Dhunoi të atin dhe e kërcënoi se do të vriste , prangoset 35-vjeçari në Maminas

Kërcënoi se do vriste babanë me sëpatë, RENEA ndërhyn dhe arreston 35-vjeçarin në banesë. Ai kundërshtoi me dhunë forcat e…

1 Min Read
Aktualitet

Publikohen të dhënat e CENSIT 2023: Shqipëria ka 2 milionë e 412 mijë e 113 banorë

 Drejtoresha e INSTAT, Elsa Dhuli po bën publike aktualisht të gjitha të dhënat e mbledhura nga Censusi në Shqipëri. Dhuli…

0 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?