Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: COVID-19 lë pasoja afatgjata në shëndetin mendor, mbi 15% u rrit numri i pacientëve për trajtim
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
ShëndetSociale

COVID-19 lë pasoja afatgjata në shëndetin mendor, mbi 15% u rrit numri i pacientëve për trajtim

Tirana Press
Last updated: 22/02/2023 09:23
Tirana Press
Share
SHARE

Pandemia COVID-19 kaploi mbarë botën, nën ethet jo vetëm shëndëtësore por edhe spikologjike duke lënë pasoja afatgjata në shoqërinë shqiptare.

“Pandemia ishte një sulm i papritur virusal dhe si të tillë e gjeti të papërgatitur edhe shëndetin tonë mendor. U vu re një trend, i cili rezultoi në një krizë globale për shëndetin mendor, duke ushqyer kështu stresin akut dhe atë kronik. Pra stresin afatgjatë dhe atë afatshkurtër”, kështu shprehet Arjana Rreli, mjeke psikiatre prej 30 vitesh në shërbimin ambulator në Tiranë.

Të dhënat e siguruara nga tregojnë se pandemia e COVID-19 e rriti me gati 15% numrin zyrtar të pacientëve që vuajnë nga çrregullime të shëndetit mendor, ndërkohë që vendi vazhdon të ketë kapacitete të limituara për t’u përballur me këto probleme.

Ministria e Shëndetësisë i komunikon BIRN se po i adreson pasojat e COVID-19 në shëndetin mendor me hartimin e disa strategjive, mes të cilave edhe strategjia kombëtare e shëndetësisë 2021-2030.

“Gjithashtu po hartohet Plani i Veprimit të Shëndetit Mendor 2023-2026, i cili do të ketë në fokus fuqizimin e shërbimeve të shëndetit në përballje të sfidave të lidhura me pandeminë e COVID-19″, shtoi Ministria.

Mungesë kapacitetesh

Shqipëria shënon rekordet më të ulëta në Europë dhe në Ballkanin Perëndimor për numrin e mjekëve psikiatër dhe punonjësit specialistë të shëndetit mendor.

Sipas Atlasit të Shëndetit Mendor 2020, një raport krahasues i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Shqipëria ka 1.6 mjekë psikiatër dhe 13.6 specialistë të shëndetit mendor për 100 mijë banorë; shifra disa herë më të ulëta se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi apo Bosnje dhe Hercegovina.

Raporti i OBSH vlerëson gjithashtu se vendi investon pothuajse asgjë në studime shkencore për shëndetin mendor dhe nuk ofron të dhëna mbi kapacitetet humane dhe financiare për zbatimin e planeve në fuqi të veprimit për këtë fushë.

Në mars të vitit 2022, OBSH u bëri thirrje vendeve që të merrnin masat e nevojshme për të garantuar shërbimet e shëndetit mendor, duke zbuluar gjithashtu mungesë historike të investimeve në këtë drejtim në shumë vende në zhvillim.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i personave të referuar se vuajnë nga probleme të shëndetit mendor u rrit nga 33 mijë e 900 në 40 mijë nga viti 2018 deri në fund të vitit 2021.

Në dispozicion të këtyre pacientëve janë 100 mjekë psikiatër; 43 prej të cilëve shërbejnë në spitalet publike dhe 57 mjekë të tjerë në shërbimin ambulator shëndetësor.

Ndërkohë, 2855 pacientë rezultojnë të shtruar deri më 30 nëntor 2022 në katër spitale të vendosura në Elbasan, Vlorë, Shkodër dhe në shërbimin e Psikiatrisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Për t’u përballur me sfidën e shëndetit mendor, Shqipëria shpenzon rreth 1.1 miliardë lekë ose rreth 10 milionë euro në vit, sipas të dhënave të pjesshme që BIRN siguroi nga Ministria e Shëndetësisë.

Rreth 774 milionë lekë u shpenzuan në tre spitalet psikiatrike në Elbasan, Vlorë dhe Shkodër, ndërsa 381 milionë lekë shkuan për rimbursimin e barnave psikoleptike dhe psikoanaleptike që përdoren për trajtimin e çrregullimeve të shëndetit mendor në Kujdesin Shëndetësor Parësor, jashtë shërbimit spitalor.

“Sa i përket shërbimit të psikiatrisë në Polin e Integruar të Neuroshkencës [QSUT]…ju bëjmë me dije se nuk ka një buxhet të dedikuar për të, pasi nevojat e këtij shërbimi përfshihen në fondin total të buxhetit të parashikuar për institucionin”, tha Ministria në një përgjigje me shkrim.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Covid-19Shëndeti mendor
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Komente bullizuese për banorët dhe familjarët e tyre, Big Brother merr vendimin drastik ndaj publikut
Next Article Gjermania ndonëse një nga shtetet e pasura të botës, mbi 13. 8 milion gjerman jetojnë në varfëri

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

EkonomiSociale

Pagat u rritën më shumë në shtet, rrogat në privat rreth 26% më të ulta

Paga mesatare mujore bruto për një të punësuar me pagë, gjatë tremujorit të katërt 2023, është 75,025 lekë, duke u…

3 Min Read
Sociale

Rritet çmimi për turistët që duan të vizitojnë nga afër kullën “Eiffel”

Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eiffel për të mbledhur më shumë para për restaurimin e…

2 Min Read
Sociale

Rrogat u rritën, por puna në shtet po preferohet më pak, bien aplikimet

Puna në shtet, edhe pse vijon të mbetet një mundësi e preferuar dhe që ngjall interes, duket se nuk ka…

4 Min Read
Sociale

Plazh dhe pickime! Rriten rastet e urgjencave në Vlorë, mjekët: Jo metodave popullore

Temperaturat e larta, helmimet nga ushqimet, si dhe pickimet nga insektet e zvarranikët kanë çuar javën e fundit në shtim…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?