Shtetet e Bashkuara besojnë se Rusia po zhvillon një armë bërthamore për përdorim në hapësirë kundër satelitëve. Shpërthimi i një arme të tillë mund të shkatërrojnë gjithçka, që nga komunikimi ushtarak e deri tek shërbimet e komunikacionit, tha të martën një burim me dijeni për çështjen.
Burimi, i cili foli në kushte anonime, tha se sipas tij sistemi rus përfshinte një pajisje bërthamore shpërthyese të vendosur në orbitë.
Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia ishte kundër vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, ndërsa ministri i tij i mbrojtjes mohoi kategorikisht njoftimet se Rusia po zhvillonte aftësi bërthamore për përdorim në hapësirë.
Shtëpia e Bardhë dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtarë nuk pranuan të komentojnë mbi këtë çështje