Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Bukë, kripë e zemër”/ Jemi ndër të fundit në botë për dhurimin e kohës vullnetare
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
ShqipëriaSociale

“Bukë, kripë e zemër”/ Jemi ndër të fundit në botë për dhurimin e kohës vullnetare

Tirana Press
Last updated: 19/01/2024 14:33
Tirana Press
Share
SHARE

Bujaria, gatishmëria për të dhuruar, për të ndihmuar dhe për të mbështetur të tjerët kanë qenë karakteristikë e shqiptarëve në vite. “Bukë, kripë e zemër”, është një shprehje popullore që mishëronte pikërisht këtë sjellje. Por duket se ndryshimi i ritmit të jetesës pas viteve ‘90, emigracioni dhe migrimi i brendshëm, të kombinuara me vështirësitë ekonomike i kanë bërë shqiptarët më të largët dhe më të ftohtë ndaj njëri-tjetrit, më pak të prirë për të bërë bamirësi dhe për të mbështetur njëri-tjetrin në rast nevoje.

“Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), ka publikuar së fundmi të dhënat e një studimi të kryer në vitin 2023 përsa i përket indeksit të bujarisë. Ky indeks ka si qëllim të sigurojë të dhëna rreth natyrës së të dhuruarit ose bujarisë dhe studimi është shpërndarë në 142 vende të botës. Të dhënat janë të mbledhura dhe përpunuara nga “Gallup”, kompania e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën, dhe përfshijnë sondazhe të zhvilluara në 119 vende të botës.

Por, shifrat “rrëzojnë” këtë mit pasi e rendisin Shqipërinë në vendin e fundit në Europë dhe në vendin e 123-të në botë sa i përket dëshirës për të dhuruar apo ndihmuar të tjerët. Rikujtojmë se një vit më parë shqiptarët renditeshin në vendin e 96-të përsa i përket dhënies apo dhurimit të parave.

Vlerësimi i bujarisë për secilin shtet është bazuar në disa pyetje të cilat lidhen me ndihmën ndaj një të panjohuri, dhurimin e vlerave monetare dhe punën vullnetare, pra sa të gatshëm janë qytetarët të dhurojnë kontributin dhe kohën e tyre në dobi të realizimit të kauzave të caktuara sociale.

Përsa i përket pikëzimit Shqipëria ka arritur të grumbullojë 28 pikë në total, ku specifikisht 52% e të anketuarve kanë ndihmuar një të panjohur, 25% kanë dhuruar mjete monetare dhe vetëm 8% e tyre janë angazhuar në kryerjen e një pune vullnetare. Vlerësimi që lidhet me punën vullnetare është dhe vlerësimi më i dobët që e rendisin vendin tonë në 5 vendet me kontributin më të ulët në mbrojtjen e çështjeve sociale.

Krahasimisht me rajonin Shqipëria mbetet në të njëjtat “ujëra”, pasi pozicionohet në vendin e parafundit duke lënë pas vetëm Malin e Zi. Konkretisht Bosnje Hercegovina renditet në vendin e parë me 38 pikë dhe ndiqet nga Maqedonia e Veriut me 32 pikë, Serbia me 29 pikë, Shqipëria me 28 pikë dhe Mali i Zi me 27 pikë.

Ndërkohë, sa i përket shtetit më bujar në botë, në vendin e parë për të gjashtin vit rradhazi renditet Indonezia. Indonezia ndiqet më pas nga vende të tilla si Ukraina, Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj. Nga ana tjetër, vendet më pak bujare sipas kësaj renditje rezultojnë Polonia, Kroacia dhe Afganistani.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:. bujareraporti gallupshqiptaret
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article RENEA i arrestoi të birin se kërcënoi ta vriste me sëpatë, i ati: Lirojeni! Nuk i duhet burgu por psikologu
Next Article Përplasja me Açkën/ Noka dhe Bardhi përjashtohen 10 ditë nga Kuvendi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Jep dorëheqjen drejtori i Muzeut Kombëtar, Dorian Koçi

Pas 6-vitesh në krye të saj, Dorian Koçi nuk është më drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Këtë të shtunë ai…

2 Min Read
Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në Klos, terreni i thyer vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikëses

Tjetër vatër zjarri shfaqet në territorin e bashkisë Klos në malin e Balgjajt. Zjarri është shfaqur që në orët e…

1 Min Read
Aktualitet

Ky është 43-vjeçari që humbi jetën pasi e zuri korrenti

Një 43 vjeçar nga Lezha ra në kontakt me rrymën elektrike dhe humbi menjëherë jetën mbrëmjen e së martës. Personi…

1 Min Read
Kronikë

Vrasja e Hajdinit në Memaliaj për një gardh, arrestohen at e bir si bashkëpunëtorë

Arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në vrasjen e Faik Hajdinit, shpallet në kërkim autori i vrasjes së tij, Berti Kanushi.Policia…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?