Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Zgjedhjet vendore të 14-majit, VOA: Fundjavë e ethshme me zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
PolitikëShqipëria

Zgjedhjet vendore të 14-majit, VOA: Fundjavë e ethshme me zgjedhjen e kandidatëve për kryebashkiakë

Tirana Press
Last updated: 26/03/2023 09:16
Tirana Press
Share
SHARE

Partitë kryesore politike po përmbyllin këtë fundjavë listat e kandidatëve për kryetarë bashkish në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Në prag të skadimit të afatit ligjor të 27 marsit për të dorëzuar emrat në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Partia Socialiste miratoi në mbledhjen e kryesisë mbrëmjen e të shtunës listën e kandidatëve për kryetarë në të 61 bashkitë e vendit.

Socialistët rikandiduan në këto zgjedhje vendore pjesën më të madhe, ose 45 nga 61, të kryebashkiakëve, që janë aktualisht në detyrë, dhe vetëm 16 kandidatë janë të rinj në disa bashki të mëdha dhe në një duzinë bashkish më të vogla.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se rikandidimet e kryebashkiakëve janë të merituara, ndërsa edhe kandidatët e rinj kanë fituar besimin e forumeve të partisë.

“Partia Socialiste ka përgjegjësinë që të zgjedhë kryebashkiakët e ardhshëm, ndërsa rivalët tanë po zgjedhin kandidatët e tyre në seli të ndryshme”, tha zoti Balla.

Mes emrave të kandidatëve të rinj socialistë është Benet Beci, që la mandatin e deputetit për të garuar për kryebashkiak në Shkodër, ku pushtetin vendor e ka opozita.

Kandidati i ri për bashkinë e Vlorës është Ermal Dredha, ku socialistët nuk rikandiduan kryetarin aktual Dritan Leli.

Në të njëjtën kohë me socialistët zhvilloi një mbledhje deri vonë pas mesnate edhe Partia Demokratike e opozitës e drejtuar nga nënkryetari Enkelejd Alibeaj.

Sipas njoftimeve, kryesia dhe kolegji i kryetarëve diskutuan jo aq për emrat e kandidatëve, por më shumë mbi format dhe kriteret e kandidimit të kësaj partie opozitare, që është regjistruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve si subjekt zgjedhor.

Burime nga mbledhja bënë me dije për shtypin se vendimet përfundimtare mund të arrihen të dielën, kur ajo pritet të rinisë.

Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi, deklaroi sërish para kësaj mbledhje se “do të vazhdonte përpjekjet deri në afatet e fundit, që të siguronte bashkëpunimin mbi kandidatura të përbashkëta” nga një pjesë tjetër e opozitës, që mbështet ish kryeministrin Sali Berisha.

Ky i fundit ka refuzuar bashkëpunimin me zotin Alibeaj si dhe bashkimin e kandidatëve në një listë të përbashkët.

Mospajtimet mes tyre sa vijnë e thellohen qysh nga koha kur zoti Berisha u shpall non grata nga SHBA-të për korrupsion domethënës dhe cënim të demokracisë, e sidomos pas përjashtimit nga grupi parlamentar i PD-së prej ish kryetarit Lulzim Basha.

Emrat e kandidatëve të përzgjedhur nga grupimi i mbështetësve të ish kryeministrit Berisha pritet të dërgohen në KQZ nga Partia e Lirisë, me të cilën kanë një marrëveshje bashkëpunimi.

Zoti Berisha dhe ndjekësit e tij nuk u regjistruan nga KQZ si subjekt zgjedhor për mungesë dokumentash, ndaj kandidatët për kryetarë dhe këshilltarë të tyre pritet të përfshihen në lista të përbashkëta me Partinë e Lirisë të ish presidentit Ilir Meta.

Në një tjetër mbledhje të opozitarëve, ish kryeministri Berisha ka bërë të ditur edhe një skemë ndarjeje të listës për kandidatët e këshillave bashkiakë, mes demokratëve, PL-së, PBDNJ-së dhe PDK-së, “duke ndarë së bashku edhe riskun edhe avantazhet”. VOA

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:VOAZgjedhjet Vendore
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Luizi në lotë, Kiara le shtëpinë më të madhe në vend
Next Article Ja ndeshjet që luhen sot në kualifikimet për Euro 2024

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Aksident në Rrugën e Arbrit, radhë kilometrike automjetesh në të dyja anët

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Aksidenti është regjistruara…

1 Min Read
Aktualitet

Forca të shtuara policore dhe rrethim i zonës, çfarë po ndodh në Bashkinë e Tiranës pak para nisjes së protestës

Pas pak minutash pritet nisja e protestës së thirrur nga opozita dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit para Bashkisë së…

1 Min Read
Sociale

I nxehti afrikan kthehet sërish në vend, temperaturat shkojnë deri në 40 gradë

Një valë tjetër e të nxehtit afrikan ka mbërritur në Shqipëri, duke sjellë temperatura të larta që përvëlojnë vendin. Meteorologët…

1 Min Read
Aktualitet

Vidhet në mënyrë spektakolare makina në kryeqytet, arrestohet një 38 – vjeçar

Ditën e sotme raportohet një vjedhje në mes të ditës në zonat më të popullore të kryeqytetit. Një shtetas 38…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?