Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Tuneli i Llogarasë/ Ahmetaj: U anulua tenderi…iu dha turkut pas takimeve në Ankara
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Politikë

Tuneli i Llogarasë/ Ahmetaj: U anulua tenderi…iu dha turkut pas takimeve në Ankara

Tirana Press
Last updated: 30/07/2024 08:41
Tirana Press
Share
SHARE

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj është ndalur edhe te tuneli i Llogarasë duke theksuar se është një aferë korruptive.

Në intervistën e dhënë në SYRI TV, Ahmetaj u shpreh se tenderi i fituar nga kompania shqiptare me një vlerë 140 milionë euro është anuluar dhe pas takimeve në Ankara të Turqisë, i është dhënë tenderi një kompanie turke për 50 milionë euro më shumë.

Biseda në studio:

Peka: Të ikim ne nga batutat.

Ahmetaj: E dyta, tuneli i Llogarasë ëshë një aferë perse, korruptive. Dmth, një kompani shqiptare shumë dinjitoze ka garuar në tender dhe ka fituar. Ja kanë anuluar. E ka fituar me 140 mln euro. Pasi janë bërë takime në Ankara, le ta zgjasim këtë punën e batutave se do të ju them detaje. I është dhënë tenderi një kombinimi turk i cili sipas…

Peka: Kush i bëri bisedimet në Ankara…

Ahmetaj: Të gjithë i ke me fotografi. Sipas të gjithave analizave që unë i kam bërë bilancit nuk ka sjellë asnjë makineri. Përsëri punën e ka bërë nënkontraktori prestigjioz Gjokaj. Ama kompania turke, fiton pas taksash, në përllogaritje në referencë të bilanceve kontabël të tyre që unë i kam studiuar me vëmendje, kombinimi turk 32 mln euro. 32 mln pabërë asgjë. Meqë deshët fakte. Meqë më thatë së, dikush thotë që unë nuk kam fakte. Unë nuk jam 007, nuk ka bërë kush deal me mua për 1 mln arsye. Me kë i bën deal i di vetë ai. Le ti urdhërojë të gjithë gangsterët, kriminelët. E di ca i thotë qeverisë, më gjeni patjetër çfarë ka bërë Ben Ahmetaj. E thotë në mbledhje qeverie, ma thonë njerëzit  e tij. Pra, kombinimi turk vetëm ka faturuar fitimin. Zero makineri dhe pajisje, gjithë punën e ka bërë firma shqiptare. Pyetja është pse ja hoqën Gjokës, këta ai e ka bërë gjithë punën. Pse ja hoqën, 140 mln, pse u shtua e shkoi 190 mln euro, me kursin e sotëm. Çfarë ka ndodhur në Ankara. Kujt i tregon ky korrupsion në tendera. Ja ku e ke. Do Altin Dumani të ndjekë pllakat. Ju hoq tenderi Gjokës me presion, i cili ofroi 140 mln euro. U ritenderua 190 mln euro me kursin e sotëm dhe një procedurë e parapërgatitur e merr ‘InterkarASL’, kombinim turk. Kombinimi turk nuk ka sjellë asnjë makineri dhe pajisje në Shqipëri. Gjithë punën e ka bërë Gjoka.

Peka: Pra ju dha dikujt me 50 mln euro më shumë kosto?

Ahmetaj: Po. Dhe punën e bëri i njëjti gjë që e anuluan. Se ai është i specializuar për tunelet.

Peka: Dhe marrëveshja është bërë në Ankara.

Ahmetaj: Po patjetër, le të thonë sa të duan, jo takime zyrtare. Duan ta vazhdojnë bisedën le ta vazhdojnë.  Ky Altin Dumani, heroi i fëmijëve të mi, pse nuk merret me gjakderdhjen …

Peka: Ministrja përgjegjëse për këtë tender, Belinda Balluku? Ishte Belinda Balluku në Turqi kur u bë ky takim.

Ahmetaj: Merrni dhe investigojeni ti dhe Altini. Ti si gazetar e Altini si prokuror. Jooo do futeshin tek unë, ta çojmë në të s’ëmës këtë, se kështu na ka thënë ky burri i madh i shtetit.

Peka: Vazhdojmë…

Ahmetaj: E dini sa paga ka paguar turku? 2 mln euro paga. Bechtel paguante 50 mln. Imagjino edhe menaxhimin e ka bërë Gjoka, këta kanë marrë para ekstra pa bërë gjë. Le ta investigojnë, nuk kanë këllçe ta investigojnë se i del ai që i del, siç i thotë njerëzve; o Zot kudo që ne hapim një dosje, na del ai, për kryeministrin. Dhe nuk ka këllçe ta vazhdojë. E ka thënë, ja them unë Edi Ramës, kështu e ka thënë. Që sa herë hap një dosje i del ti, sipas atij. Ti që ke thënë që, thembra e Akilit të korrupsionit janë tek tenderat, që Infrastruktura ka bërë gati 10 miliardë tendera, bashkia 6, shëndetësia 3 miliardë euro tendera dhe Ben Ahmetaj zero. Dhe ky urdhëroka arrestim për mua. Dhe fillojnë njerëzit, që o vëlla po, patjetër që është politike, por kështu janë këta. Ou. Dmth Shqipëria është vari leshtë për këta. E drejta është vari leshtë për këta. Reforma në drejtësi është vari leshtë për këta, sepse këtu kemi Kim Jongun që komandon me batuta të gjithë nëntokën dhe mbi tryezë dhe u dashka që të bëjnë një ish/zv-kryeministër kokë turku që ta përdorim dhe si statistikë se na duhet suksesi. Ja ku e ka faktin, meqë deshët fakt.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:aferaArben Ahmetajtuneli i llogarase
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ahmetaj: Ja çfarë ka ndodhur në 31 gusht të 2017, kur u firmos Inceneratori i Tiranës
Next Article Shtohen infeksionet gjatë verës, Mjekja ORL: Mos e pastroni dyllin e veshëve

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme. Erion Veliaj ka mbërritur në ambientet e SPAK mëngjesin…

2 Min Read
Politikë

Akuzat për drogë, kryebashkiaku socialist në SPAK

Kryebashkiaku i Libohovës, Leonard Hide është paraqitur këtë të mërkurë në prokurorinë e Posaçme. Hide akuzohet nga SPAK për shpërdorim…

3 Min Read
AktualitetPolitikë

Rama dhe Begaj takim kokë më kokë në Presidencë

Kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe Kreu i vendit Bajram Begaj do të zhvillojnë sot në mbrëmje një takim…

1 Min Read
Politikë

“Na jepni dhe neve nga fusha fjalën”, Korreshi: Ju po vidhni buxhetin e shtetit, ne s’po themi gjë

Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi mes ironisë deklaroi se të gjithë ligjvënësit kanë të drejtë që të marrin fjalën. Ai…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?