Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Shoqata e Ndërtuesve: Çmimet e apartamenteve do të shtrenjtohen mesatarisht me 20% në vitin 2024 
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Shoqata e Ndërtuesve: Çmimet e apartamenteve do të shtrenjtohen mesatarisht me 20% në vitin 2024 

Tirana Press
Last updated: 22/01/2024 07:42
Tirana Press
Share
SHARE

Shoqata e Ndërtuesve të Shqipërisë parashikon për vitin 2024 rritje mesatare të çmimeve të apartamenteve me 20% në Tiranë, pasi rritja e taksave, pas ndryshimit të çmimeve të referencës, do të ndikojë në kostot e ndërtimit.

Edhe për pronat në zonat bregdetare pritet të ketë shtrenjtim të çmimeve prej rritjes së taksave. Në fund të vitit 2023, Bashkia e Vlorës i propozoi për miratim Këshillit Bashkiak, rritjen e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga niveli 4% në 6%.

Në ndërtim, kostot direkte nuk do të jenë më të larta, ndërsa ndikimi i taksave nga qeveria pritet të jetë në rritje. Nëse në Tiranë sot aplikohet maksimumi i taksës së ndikimit në infrastrukturë (8%), disa qytete, si p.sh., Vlora, kanë hedhur në diskutim rritjen e kësaj takse nga 4% aktualisht, në 6%.

Ndryshimet e çmimeve të referencës deri më sot kanë dhënë ndikim vetëm në qytetin e Tiranës, me rritjen e çmimit të referencës në gjithë territorin e kryeqytetit, që pritet të rrisë koston e ndërtimit mesatarisht 40% më shumë.

Sigurisht që kjo rritje kostosh do të shoqërohet me çmime më të larta. Çmimi do të rritet besoj mesatarisht me 20%”, thotë kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi.

Fluksi i ndërtimeve pritet të jetë i lartë dhe në kryeqytet. Në 5 vjet, përkatësisht periudha 2018-2022, sipas të dhënave të projektbuxhetit të vitit 2024, Bashkia e Tiranës ka mbledhur nga taksa e infrastrukturës për ndërtime të reja 32,9 miliardë lekë.

Arkëtimet nga kjo taksë kanë shënuar rritje pas vitit 2018. Në vitin 2022, nga kjo taksë, Bashkia më e madhe në vend arkëtoi 7,4 miliardë lekë. Arkëtimet e pritshme nga kjo taksë për vitin 2023 parashikohen në 7 miliardë lekë.

Parashikimet e arkëtimeve për këtë taksë, referuar të dhënave të projektbuxhetit, pritet të jenë në vlerën e 6,3 miliardë lekëve në vitin 2024. Në 2025-2026, arkëtimet do të jenë nga 6,5 miliardë lekë.

Në relacionin e projektbuxhetit, Bashkia e Tiranës nënvizon se planifikimi për arkëtimet e kësaj takse paraqet vështirësi, pasi realizimi është në varësi të aplikimeve, të cilat janë objekt i zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme.

Për periudhën e planifikuar, të ardhurat nga kjo taksë parashikohet të mbështeten kryesisht në zhvillimet e reja që pritet t’i shtohen Tiranës në zonën e mirëplanifikuar të Bulevardit të Ri, ku është miratuar edhe Plani i Detajuar Vendor nga Këshilli Kombëtar i Territorit, që i hap rrugë zhvillimit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ApartamenteÇmimet
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Presidenti Begaj përkujtoi sot 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjes
Next Article Ish-zv/komandat i Forcës Detare, Artur Meçollari, akuzon Presidentin e Republikës se po bën pazare me gradat

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Shqipëria, e treta në Europë me numrin më të lartë të kafeneve, 15. 577 biznese të tilla

Edhe pse të rinjtë e Shqipërisë po ikin masivisht nga dita në ditë, edhe pse numri i bareve sa vjen…

2 Min Read
EkonomiSociale

Biznesi i preferuar i shqiptarëve, dy arsyet se pse është ulur numri i lokaleve në vend

Prej vitesh lloji i biznesit më i pëlqyer dhe me numrin më të larte, bare dhe restorante, kohët e fundit…

3 Min Read
Ekonomi

Projektligji për turizmin/ Tërhiqet qeveria: Qytetarët që japin dhoma me qira s’do regjistrohen si biznes, Ulet dhe gjoba

Të gjithë qytetarët që japin dhoma, apartamente apo vila me qira përmes AirBnB apo Booking për qëllime turistike, nuk do…

5 Min Read
Ekonomi

BSH: Rritja e çmimeve do të ndjehet në inflacion dhe ekonomi. Pas pandemisë është rritur papunësia

Rritja e çmimeve të produkteve energjetike dhe ushqimeve mund të ndikojë së shpejti kursin e politikës monetare të Bankës së…

4 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?