Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Bizneset në krizë/ S’ka punonjës vendas dhe as të huaj: Fitimet po u bien, konsumi po ulet
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Ekonomi

Bizneset në krizë/ S’ka punonjës vendas dhe as të huaj: Fitimet po u bien, konsumi po ulet

Tirana Press
Last updated: 18/03/2024 09:33
Tirana Press
Share
SHARE

Vështirësitë nga rritja e shpenzimeve pritet të nisin edhe për prodhuesit e ujit të ambalazhuar. Pas luhatjeve të larta të çmimeve të lëndëve të para në pandemi dhe pas fillimit të luftës Rusi-Ukrainë, në tregjet e huaja, tarifat e lëndëve të parë po shtrenjtohen sërish.

Rritja më e lartë ka nisur për lëndën e parë të plastikës.

Administratori i fabrikës së ujit “Lajthiza”, z. Thanas Siveri, pohon se një tjetër shtrenjtim i lëndëve të para do të rrisë koston prodhuese. Z. Siveri nënvizon se nuk pritet të ketë rritje të çmimeve për konsumatorin dhe shtimi i kostove do të amortizohet me uljen e fitimeve të kompanisë.

“Vitet e fundit është regjistruar rritje e lartë e çmimeve të lëndëve të para, si për plastikën, energjinë, naftën. Edhe sivjet, çmimet e lëndëve të para në tregjet e huaja kanë tendencë në rritje.

Pavarësisht çfarëdolloj kostoje shtesë që do të kemi, çmimet e shitjes për konsumatorët nuk do të rriten. Kostoja shtesë do të përballohet me uljen e fitimeve”, u shpreh z. Siveri për podcast-in “Business Plus”.

Ndërtuesit pohuan më herët se për të frenuar largimin e punonjësve vendas kanë rritur pagesat ditore në nivele 6,000 deri në 7,000 lekë/punëtor. Pritet që dy vitet e ardhshme, paga e tyre të arrijë 8,500 lekë dita (rritja e pagesave ditore/punëtor 20%).

Për ndërtuesit, rritja e pagave për punëtorët nuk mund të shmangë rritje tjetër të çmimeve të shitjes së apartamenteve, duke përfshirë edhe rritjen e kostove që nisi nga vera e vitit të kaluar për taksën e ndikimit në infrastrukturës, pas ndryshimeve të çmimeve të referencës.

Ndërtuesit pohuan se këtë vit janë prekur edhe te kostot fikse, pasi rritja e çmimeve të materialeve të ndërtimit krahasuar me vjet është 5%. Për periudhën pas pandemisë së Covid-19, deri tani, shtrenjtimi i materialeve arrin deri në 40% sipas ndërtuesve.

Pse nuk funksionoi skema për marrjen e punonjësve të huaj?

Për vitin 2023, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtarë e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) ishin 9,825 shtetas të huaj të pajisur me leje pune dhe vërtetime pune. Numri më i lartë i të punësuarve të huaj ishte në bare dhe restorante. Në sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor u punësuan 1,094 shtetas huaj.

Në ndërtim pati 999 leje punësimi të miratuara, në aktivitete të tjera shërbimi u punësuan 985 të huaj, në sektorin e tregtisë me shumicë dhe pakicë 848 punësime dhe industritë te tjera përpunuese 788 të huaj të punësuar.

Sipas AKPA, vjet kryesuan të ardhurit nga Turqia, të dytët ishin shtetasit nga Bangladeshi, Nepali, India dhe Itali. Ekspertët vlerësuan se numri i punësimeve të të huajve është i papërfillshëm krahasuar me kërkesat e bizneseve vendase për forcë punëtorë.

Tendenca pritet të vijojë të jetë e tillë edhe gjatë 2024.

Shumë drejtues të kompanive të prodhimit dhe ofrimit të shërbimeve pohuan se u tërhoqën nga marrja në punë e të huajve nga frika e largimit të tyre, pasi në shumë raste, Shqipëria përdoret si vend tranzit për t’u punësuar drejt shteteve të BE-së.

Erald Pashaj, Drejtor Ekzekutiv në “EPPC Albania & Kosova”, një nga kompanitë më të mëdha të konsulencës për burime njerëzore, pohoi më herët për “Monitor” se mosfunksionimi i skemës erdhi nga parregullsitë që hasi zbatimi nga të dyja palët, si nga agjencitë e shteteve që ofrojnë punonjës të huaj, por edhe rekrutuesit shqiptarë.

Ai theksoi edhe problemin me produktivitetin e punonjësve nga vendet e Azisë që mund të jetë i pranueshëm në rastet ku kompanitë marrin qindra punonjës.

Në bizneset shqiptare, të cilët marrin 10 apo 20 punonjës me paga neto 400 USD në muaj, sipas tij, kjo tregon se produktiviteti dhe kualifikimi i të huajve është i ulët./MONITOR

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:bizneseekonomikrize
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shqipëria 15 vjet në NATO, ministri Peleshi: Fatlumë që jemi pjesë e kësaj hapësire
Next Article ‘Ka falimentuar Air Albania’, dhjetëra denoncime nga qytetarët në Turqi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BiznesEkonomi

Shërbimi i transmetimit Disney+ humbet 4 milionë abonentë në tremujorin e parë

Përmes një deklarate perfaqësues të Disney thonë se shërbimi i saj kryesor i transmetimit humbi 4 milionë abonentë në tre…

4 Min Read
Ekonomi

Gjykata rrëzon ligjin për taksimin e profesioneve të lira: U cenua liria ekonomike!

Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e 38 deputetëve të opozitës dhe shoqatës së konstabilsitëve, audituesve dhe avokatëve për të shfuqizuar…

1 Min Read
EkonomiSociale

Sakrifica e emigrantëve për ndërtimin e biznesit të riciklimit të plastmasit për bujqësinë në Roskovec

Sokol Plepi është një banor i Roskovecit, i cili ka emigruar dhe punuar jashtë trojeve shqiptare. Kursimet e tij nga…

2 Min Read
Ekonomi

Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?