Kardiokirurgu Dervish Hasi ndodhet pas hekurave pasi akuzohet për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture 14-vjeçare. Ndërkohë që avokati i tij Roland Islami për mediat ka treguar detaje lidhur me mënyrën se si janë njohur Hasi me vajzën. Sipas tij 14-vjeçarja ka patur një të afërme të sajën në spital dhe aty ka nisur kontakti i parë me doktorin të cilit i ka marrë edhe numrin e telefonit.
Avokati i Hasit shton se pas disa kohësh e mitura ka vazhduar t’i shkruajë Hasit duke i dërguar ikona zemre nëpërmjet platformës sociale “WhatsApp”, por ky i fundit ka refuzuar fillimisht. Sipas avokatit pas një viti komunikim, asnjë mashkull nuk i reziston dot tundimit. Kujtojmë që Dervish Hasi ka deklaruar se vajzën e kishte gruan e tij të katërt sipas fesë islame.
“14-vjeçarja ka pasur një të afërme të vetën në spital dhe atje i ka marrë numrin doktorit. Pas disa kohësh ka vazhduar t’i shkruante doktorit, i çonte zemra, kukulla duke përdorur WhatsAppin e vetë. Doktori e ka refuzuar fillimisht. Ajo i ka shkruar. Dhe pastaj ka rënë duke krijuar një lidhje por gjithmonë pa asnjë trysni edhe me pëlqimin e prindërve. 1 vit komunikim me një femër, e sfidoj mashkullin më të mirë dhe të mos bjerë në këtë”, u shpreh avokati.