Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Rritet varfëria, jemi vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
EkonomiSociale

Rritet varfëria, jemi vendi me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë

Tirana Press
Last updated: 23/01/2024 09:20
Tirana Press
Share
SHARE

Edhe pse qeveria shqiptare thotë se ekonomia është në rritje madje edhe më mirë se vendet e rajonit, të dhënat nga ndërkombëtarët tregojnë të kundërtën.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) varfëria në Shqipëri është rritur vitet e fundit, pasi në vitin 2022 arriti në 25.2% nga 22% që kishte qenë në 2021, me një rritje prej 3.2 pikë përqindje brenda një viti.

FMN thotë që perspektiva e anëtarësimit në BE mund të ofrojë një shtysë për të adresuar sfidat strukturore të gjata, një prej të cilave është dhe varfëria.

“Shkalla e varfërisë është e dukshme në krahasim me homologët e rajonit dhe depërtimi i kredisë është i ulët. Shqipëria ka pasur gjithashtu flukse të mëdha emigracioni, pasi fuqia e saj e punës është joshur nga të ardhurat më të larta në vendet e BE-së. Korrupsioni dhe mangësitë në sundimin e ligjit mbeten shqetësime strukturore të kahershme”, thuhet në raport.

FMN vëren se ndryshe nga shumë vende të tjera, në Shqipëri norma e varfërisë është më e ulët tek të moshuarit, në krahasim me pjesën tjetër të popullsisë. Por FMN paralajmëron se varfëria tek të moshuarit mund të rritet, për shkak se njerëzit tani po punojnë të siguruar për periudha më të shkurtra kohore.

“Ka të ngjarë, që në të ardhmen, më shumë njerëz do të marrin pensione të pjesshme, pensione sociale ose të mbeten pa pension, për shkak të kohëzgjatjes së pamjaftueshme të kontributit. Shkalla e zëvendësimit mund të ulet dhe kjo rrit shqetësimet për kërcënimin e varfërisë tek të moshuarit. Ndërsa në vitin 2012, personat që dolën në pension kishin kontribuar mesatarisht për 35 vjet, ata që dolën në pension në vitin 2022 kontribuuan mesatarisht për 27 vjet”, raporton FMN

Sipas të dhënave nga FMN, Shqipëria dhe Kosova janë ndër vendet e fundit në Europë për treguesin e të ardhurave për frymë të matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, të matur në dollarë ndërkombëtarë. Në vitin 2023, ky tregues për Shqipërinë ishte 19.5 mijë dollarë ndërkombëtare (treguesi eliminon diferencat në çmime midis shteteve). Shqipëria lë pas Kosovën, që e ka këtë tregues 15.8 mijë dollarë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:shqiptarette ardhura per frymevarferi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plagosja në Krujë/ U zunë për bagëtitë
Next Article Shokon avokati i Dervish Hasit: 1 vit komunikim me një femër është sfidë edhe për mashkullin më të mirë!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Ekonomi

Në prag të sezonit turistik, bizneseve të Durrësit u shtrenjtohet uji me 7.7%, të Kavajës me 49%

Çmimet e ujit për pesë bashki të tjera në vend janë rishikuar. Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi tarifat për…

3 Min Read
BotaEkonomi

Samiti i G7-ës, liderët marrin qëndrim kundër “shtrëngimit ekonomik” të Kinës

Ndërsa liderët e G7 i dërguan një mesazh të fortë Rusisë duke ftuar Volodymyr Zelensky në Hiroshima, një rival tjetër…

4 Min Read
ShqipëriaSociale

Viti më i ngrohtë që nga 1850, analiza: Ndryshimet klimatike, çfarë rrezikon Shqipëria

Viti që lamë pas ishte më i ngrohti, sipas të dhënave globale të temperaturës, të regjistruara nga viti 1850. Ky…

5 Min Read
Sociale

Të rinjtë braktisin arsimin për shkak të emigracionit, ja renditja e Shqipërisë në Rajon

Në kushte të vështira ekonomike emigrimi është zgjidhja e parë që të vjen ndër mend. Plot të rinj braktisin arsimin…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?