Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Shefi i Krimeve zbërthen vrasjen në Durrës: Familjarët i kishin ndarë rolet më parë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

Shefi i Krimeve zbërthen vrasjen në Durrës: Familjarët i kishin ndarë rolet më parë

Tirana Press
Last updated: 28/02/2024 13:14
Tirana Press
Share
SHARE

Shefi i Krimeve të Rënda në Durrës, Elton Shahini zbërtheu sot procesin e hetimeve të bëra lidhur me krimin makabër në Shënavlash të Durrësit, ku fëmijët vranë dhe gropsën babanë e tyre, Pëllumb Metën 49 vjeç.

Në një intervistë për emisionin “Top Story” në Top Channel, shefi i Krimeve të Rënda në Durrës tha se kur të afërmit denoncuan zhdukjen e Pëllumbit, policia kishte dyshime se viktima nuk kishte konflikte, e për këtë arsye grupi hetues nguli këmbë se rasti kishte të bënte me diçka brenda familjes

Sipas shefit të Krimeve të Rënda, familjarët i kishin ndarë rolet më parë. Ajo që ka habitur shefin e krimeve është se tre fëmijët e përshirë në vrasjen e babait të tyre ishin të gjithë të qetë gjatë intervistimeve nga policia. Ai tha se nuk ka parë më parë persona që të jenë ka të qetë dhe të çiltër pas një krimi të tillë. Sakaq Elton Shahini tha se çështja është në hetim, por deri diku tabloja është e zbardhur.

Elton Shahini: Pasi fëmijët bënë kallëzim për humbjen e babait kanë deklaruar se nuk ishte hera e parë që largohej, nga dy deri në 1-0 ditë, ata thonin se ishte konsumues dhe kishte probleme. Më pas është gjetur makina e Pëllumbit, rreth 2-3 kilometra larg nga banesa e viktimës. Pasi u gjet mjeti u kërkua në këtë sektor, pasi menduam që trupi mund të ishte pranë makinës. Më pas janë marrë sërish familjarët, teksa jepnin versionin e tyre. Ne kishim dyshime se personi nuk kishte konflikte dhe ngulëm këmbë se ishte diçka e brendshme. I vumë përpara faktit që është diçka e brendshme. Hyseni gjatë intervistimit na tregoi se çfarë kishte ndodhur duke e shpallur fajtore Hygertën.

Fillimisht Hygerta kishte një fabul shumë të bukur që e kishin bërë ndërmjet tyre, na çoi tek kasollja, ku tregonte se i kishte bërë të gjitha vetë. Të gjitha këto na lanë të dyshonim se s’mund ta bënte ajo. Familjarët i kishin ndarë rolet më parë. Esenciale ishte se këqyrëm banesën dhe tek divani gjetëm një predhë të armës së zjarrit. Fillimisht është gjetur vetëm predha, më pas janë marë mostrat e gjakut. Impresioni im është që jam habitur, dhe janë marë dy herë intervistimet e tyre. Ata ishin të qetë, të gjithë. Menduam që këtu nuk kemi asgjë. Pas kësaj që u gjet motivi dhe viktima këta kanë pasur çiltërsi dhe qetësi, as pendim.

Nuk kisha parë asnjë rast të tillë. Nuk e mora të mirëqenë që ishte fejesa me shkuesi për vajzën. Nga deklarimet e tyre ata kanë pasur stres të vazhdueshëm gjatë kësaj kohe, dhunë fizike dhe psikologjike. Kemi të dhëna se ky person punonte tek tregu dhe ishte person i qetë, por në familje ushtronte dhunë. Nga familjarët është deklaruar, nuk është konfirmuar ende, pasi s’ka pasur asnjë denoncim. Kur kishim vajzën dhe mamanë në zyrë, i thamë që pse s’jeni ankuar në polici. Nuk përgjigjeshin, kishin trysni të vazhdueshme nga viktima. Çështja është në hetim, por deri diku tabloja është e zbardhur, motivet deri diku ato që kemi janë të qarta.

Kjo është një krim makabër që do të shqyrtohet gjatë, unë gjatë intervistimet që bëmë me vajzën, e pyesja, ishte studente e gjuhëve të huaja, që kur të mbarosh shkollën çfarë do të bësh. Se doja ta nxirrja që se kishte bërë ajo. I thash si mund ta bëje këtë gjë kur ke këto ëndrra, dhe më tha që kur është dhuna prishen ëndrrat.

Hysen Meta akuzohet për vrasje në rrethana familjare, Hygerta Meta për fshehje dhe asgjësim të kufomës, ndërsa Amarildo për asgjësim të kufomës në bashkëpunim. Në seancën e sotme tre fëmijët e viktimës u braktisën nga të gjithë të afërmit, ku asnjë prej familjarëve të tyre nuk ndodhej në sallën e gjyqit.

Para togave të zeza, Hysen Meta ka hedhur poshtë deklaratën e bërë më herët ku pranoi se autori i vrasjes së të atit ishte ai. 25-vjeçari ndryshoi dëshminë e tij duke hedhur akuza në drejtim të motrës se ajo e ka kryer aktin makabër, duke vrarë me 4 plumba babain dhe jo ai. 25-vjeçari theksoi se e motra e vrau pasi i ati donte ta fejonte me zor.

“Se kam bere unë vrasjen. Të flasë kush e ka bërë! Kam qenë prezent! Motra ka qëlluar babain! Hygerta. E qëlloi se donte ta fejonte me zor! Kishin debatuar shumë herë! S’kam qenë i pranishëm gjithmonë. Babi mua s’më pyeste për ketë pjesë! Marrëdhëniet i kam pas jo shume të mira! Kam thënë ndryshe para oficerit sepse isha i hutuar dhe na ka ardhur keq. Për atë që ka ndodhur”, tha ai.

Ndërsa, Hygerta Meta, deklaroi se vëllai i vogël dhe nëna nuk kanë qenë në banesë në momentin e vrasjes dhe se lajmin për vdekjen e kryefamiljarit e kanë marrë vesh më vonë. Ndër të tjera, ajo pohoi se më pas së bashku me nënën, Blerina Metën dhe vëllain e vogël, Amarildo Metën, janë marrë me fshehjen e gjurmëve.

“Vëllai dhe nëna kanë mësuar vrasjen më vonë kur kanë ardhur në banesë. Jemi marrë me fshehjen e armëve dhe gjurmëve”, ka Hygerta Meta në Gjykatë.

“Në fillim ishte shume vështirë. Nga frika mendova t’ia lija vëllait. Por ai s’ka qenë prezent kohët e fundit. Kishte 15 ditë para ngjarjes që ishte kthyer. Debati kishte nisur në dhjetor. Unë nuk isha e interesuar për fejesën. Dhe ai në fillim s’me tha gjë. Ndodhi një problem tek bombola e gazit. Se unë aty gatuaja. Gjithmonë. Dhe nga refuzimi që i bëra unë për fejesë ai tentonte të më vriste, mua ose mamanë. Tek bombola e gazit, preu bombolën e gazit dhe refuzonte ta rregullonte. Pas kësaj me ka thëne në fund të janarit që të fejohesha prapë. Dhe atëherë me tha ju s’keni për të bërë hajër në këtë shtëpi. Me kërcënonte mua dhe mamin. Mamin e kërcënoi për një portokall se e këputi dhe i tha do te vras”, ka shtuar ajo.

Ndërkohë, djali i vogël Amarildo Meta ka deklaruar se kur është kthyer nga puna nëna i ka thënë se babai është vrarë.

“Gjeta mamanë e shqetësuar në shtëpi dhe pastaj me tha që ishte vrarë babai. Sapo kisha ardhur nga puna. Dhe aty nisëm të kryejmë veprimet për ta fshehur. I kërkova makinën shokëve që të largonim automjetin tjetër”, ka deklaruar Amarildo Meta.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:detajefamilja metangjarjePellumb metashefi i krimevevrasja ne durres
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zelensky në Samitin për Ukrainën në Tiranë: Regjimi i Putinit duhet të humbasë
Next Article Aksident në rrugën Transballkanike, 3 makina bëhen “copash” në Vlorë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Elbasan/ 9-vjeçari godet me biçak 13-vjeçarin

Një ngjarje, e cila shkund mirë shoqërinë shqiptare, është regjistruar ditën e djeshme në Elbasan. Policia e Elbasanit ka referuar…

1 Min Read
Kronikë

“Vajza tentoi vetëvrasje”/ 50- vjeçari që vrau kunatin jep më shumë detaje : Abuzoi në sy të djalit të mitur

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e 50-vjeçarit, Fatmir Tarellari që vrau kunatin dhe përdhunuesin e vajzës së tij,…

2 Min Read
KronikëRajoni

Greqi/ Shqiptari i dehur vret gruan rumune (Emri)

Gentian Mino, personi që shihni në foto është 39-vjeçari shqiptar që mëngjesin e kësaj të premte pasi vrau me pistoletë…

1 Min Read
Kronikë

Vdekja e 38-vjeçarit në Ksamil, ekspertizës mjeko ligjore: U mbyt! S’ka asnjë dëmtim nga jet ski

Ka dalë ekspertiza paraprake mjeko-ligjore e kryer në Sarandë për Florian Kofinën, të riun i cili u gjet i vdekur…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?