Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: A u fsheh ngjarja? Nipi i ish-drejtorit dhunoi për vdekje Egli Progën, policia: Nuk është manipuluar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

A u fsheh ngjarja? Nipi i ish-drejtorit dhunoi për vdekje Egli Progën, policia: Nuk është manipuluar

Tirana Press
Last updated: 12/08/2024 09:13
Tirana Press
Share
SHARE

Ngjarja e ndodhur pasditen e së shtunës (10 gusht 2024), ku 42-vjeçari Egli Proga humbi jetën si pasojë e dhunës barbare, mbetet ende e paqartë. Ngjarja fillimisht u raportua si aksidentale, ku u tha se Proga humbi jetën pasi u rrëzua në rrugë, por pas pretendimit të familjarëve se ishte dhunuar, rezultoi se ai vdiq si pasojë e plagëve të marra nga dhunimi që iu bë nga Meçe, teksa u la për 30 minuta i shtrirë në Rrugë. 

Policia e Pogradecit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes, 29-vjeçarin Denis Meçe, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me viktimën jashtë ambienteve të një lokali. Meçe është nipi i ish-drejtorit të Postës Shqiptare, Valter Gorës. 29-vjeçari pas konfliktit është arratisur por tani është arrestuar dhe akuzohet për “Vrasje me dashje”. Pas raportimeve në media për Meçen, dyshimet u shtuan se ngjarja mund të jetë fshehur nga autoritetet. Vetë Policia në një reagm zyrtar ka sqaruar se ngjarja nuk është fshehur dhe as nuk është manipuluar nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec.

Ndër të tjera në reagim thuhet se ngjarja vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të  Komisariatit  Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

REAGIMI I POLICISË:

Nisur nga disa lajme të publikuara në rrjete sociale në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Pogradec, ku si pasojë e një konflikti humbi jetën një 42-vjeçar, dhe për këtë aludohet se është tentuar të fshihet ngjarja nga Shefi i Komisariatit të Policisë Pogradec, sqarojmë opinionin publik se: Në asnjë moment dhe në asnjë rrethanë nga asnjë punonjës i Policisë së Komisariatit të Policisë Pogradec, nuk është tentuar të manipulohet apo fshihet ngjarja.

Ngjarja është vlerësuar maksimalisht nga Strukturat e DVP Korçë dhe ato të Komisariatit Policisë Pogradec është shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, është ngritur Grupi hetimor, janë sekuestruar kamerat e lokalit, janë shoqëruar disa persona, që kanë qënë prezent në momentin e ngjarjes dhe janë kryer të gjitha veprimet e para në vendin e ngjarjes me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e saj.

Si rezultat i veprimeve profesionale të kryera nga Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes, identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit dhe tre shtetasve të tjerë për moskallëzim krimi, dhe materialet procedurale janë përcjellë në Prokurori për veprime të mëtejshme. Në përfundim të veprimeve të para hetimore që rezultuan me zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorit të dyshuar, Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka dhënë njoftim zyrtar me versionin zyrtar.

Ftojmë mediat dhe këdo që është i interesuar për informacion mbi veprimtarinë e strukturave policore apo për ngjarjet e ndodhura në territorin e Qarkut Korçë, që t’i drejtohet zyrës së Komunikimit me Median e Publikun në DVP, dhe jo t’i referohen burimeve jo zyrtare. Garantojmë qytetarët dhe median se Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në varësi të saj janë të angazhuara maksimalisht për të zbatuar ligjin dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët, pushuesit, vizitorët dhe turistët. Faleminderit.

Si ndodhi ngjarja

Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se gjatê një konflikti në afërsi të një lokali, viktima është goditur dhunshëm nga Meçe. 37-vjeçari ka hyrë brenda lokalit, ka qëndruar vetëm 2 minuta, e më pas ka dalë duke u rrëzuar në tokë për shkak të dhunës së shkaktuar. Proga ndërroi jetë pasi u transportua në spitalin e Pogradecit, për shkak të hemorragjisë që pësoi nga dhuna e ushtruar. Për ngjarjen në fjalë në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë, të identifikuar si Voltan Shulku, Arian Manellari dhe Leonidha Guçe, të cilët akuzohen për moskallëzim krimi.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:a u fhseh krimiDenis MeçeEgli ProgahetimepolciaVrasje
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article 3-vjeçarin shqiptar e zë poshtë porta dhe vdes, arrestohen prindërit e tij
Next Article Tiranë/ 15-vjeçari godet me thikë dy 17-vjeçarët

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Tragjedia në Kamëz/ Familjarët e të resë ngrenë dyshimin: Vajza nuk u hodh vetë!

Familjarët e 27-vjeçares e cila i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga banesa e saj ku banonte me…

1 Min Read
Kronikë

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohet 29- vjeçari, në kërkim katër persona të tjerë

Policia Vlorës ka goditur një grup kriminal duke vënë në pranga 29 vjeçarin D. K, si dhe janë shpalur në…

4 Min Read
Kronikë

Në ’97 i vranë babanë, Elis Rroshkodoli u qëllua me 18 plumba teksa po pinte kafe

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e shënuar në Shkodër, ku Elis Rroshkodoli u ekzekutua teksa pinte…

2 Min Read
Kronikë

DETAJE/ Kush është ‘Pole qorri’, vlonjati që dyshohet se ekzekutoi Bejtjan

 Florian Plaku, 41-vjeç, nga qyteti i Vlorës, është deri tani i dyshuari kryesor për ekzekutimin e Genjtjan Bejtjas, në fshatin…

9 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?