Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Osmani për “The Telegraph”: Wagner po ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Rajoni

Osmani për “The Telegraph”: Wagner po ndihmon Serbinë të përgatisë një sulm të mundshëm ndaj Kosovës

Tirana Press
Last updated: 12/02/2023 13:42
Tirana Press
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mercenarët e grupit rus, Wagner, po punojnë me paramilitarët serbë për të kontrabanduar armë dhe uniforma ushtarake pa stema në Kosovë.

Në një intervistë për The Telegraph, Osmani tha se ky operacion ka për synim të krijojë terrenin për një sulm të mundshëm hibrid të Serbisë për të marrë nën kontroll territor të Kosovës.

Këto përgatitje të pretenduara nga Serbia ngrenë paralele me aneksimin e Krimesë nga Rusia më 2014, kur ushtarët rusë, të veshur me uniforma pa stema, përgatitën rrugën për marrjen e gadishullit ukrainas nga Moska.

“Ata po sjellin armë dhe uniforma, por nuk janë pjesë e ushtrisë serbe. Serbia dëshiron të arrijë qëllimet e saj, pa e quajtur operacion ushtarak”, tha Osmani.

Sipas saj, objektivi i Serbisë është “të përgatisë situatën për një aneksim të mundshëm – jo përmes një operacioni tradicional ushtarak, por përmes një lloj sulmi hibrid”.

Vitin e kaluar, tensionet u rritën midis Kosovës dhe Serbisë për shkak të targave të makinave, duke nxitur disa serbë lokalë që për 20 ditë të bllokonin rrugët e veriut të banuar me shumicë serbe.

Situata u përkeqësua në dhjetorin e kaluar, kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kërkoi nga misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, që të lejonte dërgimin e trupave serbe brenda Kosovës.

Sipas Osmanit, Beogradi po vazhdon të rrisë tensionet në rajon në bashkëpunim me Wagner-in, që kohët e fundit ka nisur fushatën për rekrutimin e serbëve për luftën në Ukrainë.

Presidentja e Kosovës tha se strategjia e fshehur për kontrabandimin e armëve dhe municioneve është duke u zhvilluar në të paktën gjashtë muajt e fundit. Sipas Osmanit, kjo strategji ka synimin “e njëjtë” me atë që përdori presidenti rus, Vladimir Putin, kur aneksoi paligjshëm Krimenë.

“Nëse shikoni se çfarë bëri Putini më 2014, është krejtësisht e njëjta. Fillimisht, ai instrumentalizoi rusët që jetonin atje, mandej ai krijoi operacione të rreme dhe më pas ai dërgoi këto grupe paramilitare. Ka të dhëna të qarta se grupet paramilitare serbe po planifikojnë dhe organizojnë këtë [së bashku me Wagner-in]. Sa ka qenë numri i tyre që ishin në kufi apo brenda [territorit të Kosovës], është diçka që ende po hetohet”, tha presidentja Osmani.

Sipas të parës së shtetit të Kosovës, synimet janë krejtësisht agresive. “Ata hapin llogore dhe barrikada të stilit ushtarak, të llojeve që mund të përdoren për të luftuar”, tha ajo.

Osmani tha se pavarësisht pranisë ushtarake të NATO-s në Kosovë – përmes misionit të KFOR-it – nuk do të thotë se Serbia nuk do të tentojë të veprojë sikurse Rusia, që nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

“Nuk po them se ai [presidenti serb, Aleksandar Vuçiq] do ta bëjë, por po them se duhet të jemi të gatshëm që ta parandalojmë një skenarë të tillë”.

Zyrtarët e Kosovës edhe më herët kanë thënë se në veri të Kosovës mund të ketë përfshirje të personave që kanë lidhje direkte apo indirekte me mercenarët e Wagner-it. Kosova po ashtu ka akuzuar Rusinë se po e nxit Serbinë që të rrisë tensionet me Kosovën. Moska ka mohuar këto akuza të Prishtinës.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Zarfi i zi/ “Vëllai i madh” fut në ‘burg’ Luizin, Armaldon, Oltën dhe Kristin
Next Article Prekëse, pakistanezi dhuron 30 milionë dollarë në ndihmë për të prekurit nga tërmeti

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

PolitikaRajoni

Kosova ndalon përdorimin e TikTok-ut në institucionet publike, ministria e Brendshme sqaron arsyet

Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që ndalon përdorimin dhe funksionimin e aplikacionit TikTok në institucionet shtetërore të vendit.…

2 Min Read
PolitikaRajoni

Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet, reagon nga burgu

Fredi Beleri eshte zyrtarisht i zgjedhur në Parlamentin e ri Europian dhe do të jetë edhe një eurodeputet shqiptar që…

2 Min Read
Rajoni

Tronditëse/ Në 3 vjetorin e vdekjes së babait të tij, ndërron jetë stomatologu shqiptar në moshë të re

Mjeku stomatolog në Gjilan, ka ndërruar jetë në mënyrë misterioze, duke marr parasysh faktin e moshës së re dhe nuk…

1 Min Read
KronikëRajoni

Flasin nëna dhe babai i 11-vjeçares që u v*ra nga daja: Doja ta shikoja në sy dhe t’i thosha …

Prindërit e 11-vjeçares Vasilika e cila u vra nga daja e saj në Greqi, janë të rrënuar. Duke folur më…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?