Në prime-n e djeshëm të shtëpisë e Big Brother Vip nuk kishte vetëm surpriza, por edhe të papritura, përfshirë edhe debatet.
Një nga komentet më të përfolura është reagimi i Efit në dhomën e rrëfimit, të cilën para dy javësh publiku e zgjodhi më të preferuarën e shtëpisë, e ku sot dëgjohet komenti negativ i saj ndaj konkurrentit Luiz Ejlli.
Bëhet fjalë për ofendimin e Luizit ku shprehet për të jo vetëm si mashtrues ndryshe ( kokrra e mashtruesit ), por përmend nënën e Luizit që nuk dua t’ia di për Luzin dhe as për atë që e ka bërë Luizin.
Kujtojmë që Luizi ofendon dhe prek Efin për të mbrojtur Klarën, ashtu si konkurrenti e shikon të arsyeshëm por pa dëmtuar familjen. Ndaj dhe komenti i Efit nuk pritet mirë jo vetëm nga Luizi por edhe nga produksioni, fansat dhe mbështetësit e tij.
Debati vazhdon dhe sipas jurisë dhe Luizit gjithçka po e bën për lojë dhe miqësia e saj ishte për përfitimet e veta dhe për ti rënë në sy publikut duke bërë viktimizimin.
Një tjetër ngjarje është misioni i gazetarit Bledi Mane, i cili gjatë javës ka shprehur pakënaqësi dhe vendimin e tij për tu larguar nga shtëpia e Big Brotherit. Kjo një tjetër lojë e jurisë për të parë reagimin e banorëve, e aq më tepër konkurrentit Luiz.
Luizi thekson që banorët që nuk dinë të luajnë dhe nuk janë të fortë kanë nevojë për ndihmën e vëllait të madh.
Këtë prime produksioni kishte vendosur të niste me votimin nga banorët e shtëpisë për dy finalistët që meritojnë të jenë në finale. Pas përzgjedhjes nga banorët e shtëpisë finalistët ishin Luiz Ejlli dhe Dea Michelle.
Televotimi ishte i hapur për publikun për të zgjedhur finalistin e parë që e meritonte finalen. Pas publikut nuk u përjashtua mundësia që juria dhe banorët jashtë shtëpisë të jepnin mendimin e tyre kë donin të shikonin në finale.
Finalisti i parë që meritonte finalen nga përzgjedhja e publikut ishte Luiz Ejlli. Për banorët jashtë shtëpisë dëshironin që finalistët të ishin Luizi, Kristi dhe Efi.