Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Kronikë

Ngjarja në Shkodër/ Nxirret nga lumi edhe trupi i Alma Arrazit

Tirana Press
Last updated: 07/05/2024 13:34
Tirana Press
Share
SHARE

Pas trupave të pajetë të tre fëmijëve, pas mesditës së kësaj të marte është nxjerrë nga lumi Buna edhe trupi i Alma Arrazit. 39-vjeçarja dyshohet se u vetëmbytë bashkë me tre fëmijët e saj të mitur në lumin Buna, në Shkodër.

Contents
  • Lihet në qeli kryefamiljari
  • E motra: Çifti kishte probleme ekonomike
  • Momentet e fundit

Më herët gjatë ditës, Policia e Shkodrës konfirmoi gjetjen e trupit e trupit të pajetë të fëmijës 3 vjeç. Të hënën pasdite u gjet trupi i vajzës 8-vjeçare të Alma Arrazit, ndërsa mbrëmjen e së shtunës u gjet trupi i motrës së saj 9-vjeçare.

Lihet në qeli kryefamiljari

Sipas hetimeve paraprake, Alma u largua nga banesa në Shkodër bashkë me tre fëmijët e saj më datën 2 maj, ndërsa policia u vu në kërkim të tyre pas kallëzimit të bërë një ditë më pas nga bashkëshorti dhe babai i fëmijëve, 31-vjeçari Erdgys Arrazi.

Prokuroria e Shkodrës njoftoi se ka nisur tashmë procedim penal për Arrazin, për kryerjen e veprës penale “shkaktim i vetëvrasjes si pasojë e dhunës së ushtruar”.

“Deri në këtë fazë të hetimit janë krijuar dyshime të arsyeshme, të bazuara në prova, se shtetasi E.A. (Erdgys Arrazi), si rrjedhojë e dhunës psikologjike të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij – shfaqur në formën e ofendimeve të vazhdueshme dhe tradhtisë bashkëshortore, duke prekur rëndë dinjitetin e saj – ka shkaktuar vetëvrasjen e 39-vjeçares, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet të jetë hedhur në lumë bashkë me tre fëmijët e mitur”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë së Shkodrës.

Ndryshe nga policia, e cila në njoftimin e parë për mediat pas ngjarjes së rëndë foli për dhunë fizike të ushtruar ndaj gruas dhe fëmijëve, Prokuroria tha se i dyshuari ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike.

Në seancës e sotme për masën e sigurisë, akuza kërkoi masën e arrestit në burg për të akuzuarin. Masë që u konfirmua nga Gjykata e Shkodrës.

E motra: Çifti kishte probleme ekonomike

E motra e viktimës tha në një intervistë për mediat se çifti kishte probleme ekonomike dhe për këtë fajësoi kunatin. Atë e bëri përgjegjës edhe për vdekjen e së motrës.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. Nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës së motrës time”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo mohoi që e motra të ketë pasur probleme mendore.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë”.

Familjarët e Erdgys Arrazit, ndërkohë, shprehen se Alma mjekohej për probleme psikologjike. I vëllai i Erdgysit tha për mediat se ai nuk ka ushtruar ndonjëherë dhunë ndaj bashkëshortes apo fëmijëve.

Momentet e fundit

Në një njoftim për mediat, prokuroria bëri dhe një kronologji të momenteve që dyshohet se u pasuan nga mbytja në lumë.

“Nga të dhënat e akteve të hetimit deri në këtë fazë, ka rezultuar se në datën 03.05.2024, rreth orës 17:30, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër shtetasi Erdgys Arrazi, i cili ka kallëzuar largimin nga banesa të bashkëshortes së tij shtetases Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët e tyre të mitur. 

Në lidhje me këtë fakt janë marrë deklarimet e personave që kanë dijeni për ngjarjen, nga ku ka rezultuar se në datën 02.05.2024, pasdite, shtetasja Alma Arrazi me fëmijët e mitur, ka shkuar për të pirë kafe me kunatën, shtetasen V.P., në lagjen ‘Iliria’ Shkodër. Aty kanë qëndruar për rreth dy orë dhe më pas shtetasja Alma Arrazi i ka thënë kunatës se do ta merrte prej aty vëllai i saj me taksi, pasi do shkonte një javë tek shtëpia e tij që të qetësohej. Nga administrimi i pamjeve filmike, pasi është ndarë nga kunata, shtetasja Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijët, ka ecur në trotuarin e rrugës që të çon te “Ura e Bunës” së vjetër, në drejtim të “Kishës së Zojës”, Shkodër. Dalja nga lokali është në orën 20:10 të datës 02.05.2024”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Pas këtyre momenteve, dyshohet se nëna bashkë me tre fëmijët janë hedhur në lumë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:3 femijetalma arrzingjarje shkodernxirret trupi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Korrupsion edhe në prokurimet publike”, Rama: Tashmë asnjë ministër s’do ketë akses në tendera
Next Article Lista/ Ja cilët janë telefonat më të shitur në botë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Ka gisht në vrasjen e mafiozëve grekë, identifikohet shqiptari rrezikshëm

Zbulohen detaje lidhur me urdhër arrestin e lëshuar nga autoritetet greke për një shtetas shqiptar të akuzuar për vrasjen e…

1 Min Read
Kronikë

Akuzohet pë abuzim me të miturën/ Hasi: 16-vjeçaren s’e ka detyruar askush

Dervish Hasi, kardiokirurgu i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture ka thënë se "vajzën nuk e ka detyruar…

1 Min Read
Kronikë

Nëna tentoi të vetëmbytej bashkë me fëmijët në Bunë, burri: Ka tentuar vetëvrasje 3 muaj më parë, shkak prindërit e saj

Ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka tentuar të vetëmbytje bashkë me katër fëmijët e saj në…

4 Min Read
Kronikë

27-vjeçarja tentoi të mbytej në Bunë me 4 fëmijët/ Flet e ëma: Burri e ka kërcënuar, dhunonte fëmijët

E ëma e 27-vjeçares që tentoi të mbytej së bashku me katër fëmijët e saj në ujërat e lumit Bunë…

5 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?