Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

Britanikja humbi jetën në Sarandë/ Prokurorisë si mjaftojë 2 vite të mbyllë hetimet, reagon familja: Zvarritja pa kuptim!

Tirana Press
Last updated: 30/09/2024 08:38
Tirana Press
Share
SHARE

Kanë kaluar dy vite nga 19 Shtatori 2022, kur në mënyrë tragjike në Sarandë humbi jetën britanikja Rebecca Gannon, tek sa ishte zhytur të shikonte një anije të vjetër.

Me mbushjen dy vjet nga kjo ngjarje, familja e saj priste që prokuroria e Sarandës të mbyllte hetimet e ta çonte çështjen për gjykim.

Prokuroria e Sarandës thotë: Nga ana e prokurores së çështjes është disponuar me vendimet përkatëse të zgjatjes së afatit të hetimeve bazuar në nenin 324 të Kodit të Procedurës Penale.

Në lidhje me kërkesën për kopje të vendimeve për zgjatjen e afatit të hetimeve, këto akte nuk mund t’ju vihen në dispozicion për shkak të sekretit hetimor.

Prokuroria e Sarandës jep edhe këtë shpjegim se çfarë fazë janë hetimet.

“Aktualisht Prokuroria është duke kryer veprimet hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, konkretisht është në pritje të administrimit të aktit të ekspertimit teknik dhe në përfundim të hetimeve do të disponoj për mënyrën e përfundimit të tyre, vendimmarrje e cila do t’ju njoftohet palëve”.

Joey Gannon i vëllai Rebecces në një prononcim për Top Channel dha këtë koment për shtyrjen e hetimeve edhe me 3 muaj prej prokurorisë së Sarandës.

“Me të vërtetë kjo ta thyen zemrën. Nuk po arrimë ta kuptojmë se përse po merr kaq shumë kohë për të mbërritur në një konkluzion se përse motra ime humbi jetën. Kjo ka krijuar një situatë komplekse jo vetëm për mua por për të gjithë familjen tonë në Britaninë e Madhe. Jam i mendimit se nuk është bërë mjaftueshëm në hetimin e këtij rasti. Shtyrja e hetimeve na bën të pyesim nëse me të vërtetë një ditë këto hetime do të përfundojnë dhe nëse do të ngrihen akuza të tjera krahas atyre ngritur për personin që marrë si i pandehur,” tha ai.

George Gannon babai Rebeckes më të shumtin e kohës e shpenzon në Sarandë në kërkim të së bijës.

“Jo vetëm që kam humbur motrën time Beccky dy vite më parë por si familje kemi humbur edhe babain. Figurën qendrore të familjes. Ai është zhvendosur në Shqipëri për ti shtyrë gjërat në bërjen drejtësi për motrën tonë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne si familje jemi në pritje të një përgjigje. Unë dhe të gjithë ne, e kemi të pamundur të kuptojmë përse po merr kaq shumë kohë për tu bërë drejtësi,” u shpreh ai.

Deri më tani prokuroria e Sarandës ka ngritur dy akuza ndaj Saimir Kushovës pronarit të kompanisë së zhytjeve për “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “punësim i paligjshëm”.

Ai u la i lirë me detyrim paraqitje pas një garancie pasurore në shumë 1.5 milion lekë e më pas jo zyrtarisht mësohet se ndodhet i arrestuar në Greqi për trafik droge pasi theu lirinë me kusht pranuar nga gjykata Sarandë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shënjestra e radhës për Izraelin? Lideri suprem i Iranit vendos të fshihet!
Next Article Më shtrenjtë se Singapori, Shqipëria renditet e teta në botë për çmimin më të lartë të naftës!

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

U dhunua me sende të forta, avokati Mëngjesi në gjendje të rëndë, vijon të qëndrojë në reanimacion

Avokati Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua mëngjesin e djeshëm, 29 maj, në zonën e ish-Bllokut vijon të qëndrojë në…

1 Min Read
Kronikë

Tronditëse në Durrës, digjet me rezistencë punonjësi i Portit, dyshohet për infarkt

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Portin e Durrësit, punonjësi i pastrimit është djegur mbi rezistëncën e ngrohjes. Mësohet se…

1 Min Read
Kronikë

“Më shau”/ Dhunoi për vdekje Eglin, Denis Meçe: Doja t’i gjuaja vetëm një shpullë, por sa ngrita dorën…

Është zbardhur dëshmia e Denis Meçe, 29-vjeçarit që dhunoi për vdekje Egli Progën pasditen e së shtunës në qytetin e…

2 Min Read
Kronikë

Nëna tentoi të vetëmbytej bashkë me fëmijët në Bunë, burri: Ka tentuar vetëvrasje 3 muaj më parë, shkak prindërit e saj

Ngjarja tragjike e ndodhur në Shkodër, ku një 27-vjeçare ka tentuar të vetëmbytje bashkë me katër fëmijët e saj në…

4 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?