Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Ndërprerja e energjisë elektrike për disa minuta në të gjithë Evropën juglindore, KE ndërmerr hetim ndërkombëtar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Ndërprerja e energjisë elektrike për disa minuta në të gjithë Evropën juglindore, KE ndërmerr hetim ndërkombëtar

Tirana Press
Last updated: 22/06/2024 09:31
Tirana Press
Share
SHARE

Komisioni Europian ka paralajmëruar një hetim ndërkombëtar lidhur me incidentin në rrjetin e sistemit energjetik në pjesën juglindore të Evropës që bëri që të kishte ndërprerje të rrymës të premten e 21 qershorit 2024 në Shqipëri, Mal të Zi, Bosnje e Hercegovinë dhe pjesërisht në Kroaci.

Zyrtarët malazezë pohojnë se ndërprerja e energjirsë elektrike në rajon e sistemit elektroenergjetik është pasojë e ngarkesës së madhe dhe rritjes së konsumit ditor dhe temperaturave të larta.

Një hetim Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji (ENTSO) do të përcaktojë dhe shkaqet nga kanë nisur problemet.

‘Më 21 qershor 2024 rreth orës 12:20, një incident i madh në rrjet ka ndodhur në pjesën juglindore të sistemit energjetik të Evropës Kontinentale.

Incidenti rezultoi në ndërprerje të rrjeteve elektrike të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnje-Hercegovinës dhe një ndërprerje të pjesshme në Kroaci.

OST-të e prekura, me mbështetjen e OST-ve fqinje, rikthyen energjinë në rrjetet e tyre brenda rreth 2 orësh, duke synuar minimizimin e ndikimit të ndërprerjes tek konsumatorët’ thuhet në deklaratë e ENSO.

ENTSO-E njoftoi se është duke mbledhur të gjitha të dhënat teknike relevante për këtë ngjarje nga OST-të e prekura dhe do të ofrojë më shumë informacion sa më shpejt të jetë e mundur.

Në përputhje me metodologjinë e shkallës së klasifikimit të incidenteve, Komiteti i Operacioneve të Sistemeve i ENTSO-E do të kryejë një hetim të detajuar të kësaj ngjarjeje në javët në vijim, me mbështetjen e një paneli ekspertësh, njofton ENTSO.

Mali i Zi: Defekti nuk është faktor njerëzor
Drejtori i Qendrës Kombëtare Dispeçer,në Mal të Zi Ranko Rexhiq, në konferencën për media tha dje se nuk kanë informacion se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Kjo do të përcaktohet nga Shoqata Evropiane e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit, e cila është pjesë e Komisionit Evropian. Ata do të kenë informacion të detajuar dhe të saktë pas hetimit.”

Red?i? tha se nuk mund të komentonte pretendimet e mediave rajonale se Mali i Zi dyshohet se ishte përgjegjës për ngjarjen. Ai shpjegoi se ishte një dështim rajonal dhe se çfarë ka ndodhur do të tregojë hetimi nga organi zyrtar i KE-së.

Ai po ashtu tha se shkaku i aksidentit nuk ka qenë faktori njerëzor dhe se “as nuk duhet të mendojmë për këtë”, dhe se një shqetësim i tillë nuk ka ndodhur në Mal të Zi në 30 vitet e fundit.

“Shkak mund të jetë edhe tranzicioni i gjelbër (burimet e rinovueshme të energjisë) sepse ai treg është shumë aktiv”, tha ai.

Hetimi do të zgjasë gjashtë muaj
Zyrtarët kroatë, siç raportojnë mediat lokale, zyrtarisht njoftuan se kolapsi teorik mund të kishte goditur të gjithë Evropën, sepse sistemet energjetike janë të lidhura dhe se është e papërgjegjshme të bëhen supozime para hetimit zyrtar nga organet evropiane, i cili zakonisht zgjat. gjashtë muaj. 

“Ne jemi dëshmitarë të një prishjeje rajonale të sistemit elektroenergjetik dhe të fajësosh Malin e Zi për këtë do të ishte jashtëzakonisht e gabuar.

Problemi u ngrit si rezultat i një ngarkese shumë të madhe, rritjes së ngarkesës ditore dhe temperaturave shumë të larta.

E gjithë kjo çon në faktin që rryma nuk mund të transmetohet siç duhet dhe po vijmë tek ajo që ndodhi sot”, tha ministri i Energjisë dhe Minierave në Mal të Zi Sasha Mujoviç në një fjalim zyrtar për mediat, shkruan media malazeze, vijesti.

Shqiperia vijon të jetë zonë me rrezikshmëri të lartë

Në Shqipëri, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi dje se ndërprerja zgjati rreth gjysmë ore në gjithë vendin dhe konfirmoi se, sipas një analize fillestare, temperaturat e larta dhe sistemi i ngarkuar i transmetimit ishin shkaktarë.

“Kemi arritur të rikuperojmë situatën brenda 30 minutash në gjithë vendin, e për Tiranën për 17 minuta”, tha ajo në një video mesazh.

Ministrja shtoi se Shqipëria “vazhdon të jetë zonë me rrezikshmëri të lartë, sepse volumet e transmetimit në linjat e interkonjeksionit janë të mëdha dhe temperaturat do të mbeten në nivele rekord edhe ditët në vijim”.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ernegji
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ilir Meta tregon pse po divorcohet nga Kryemadhi: Nuk po ndahem për një grua tjetër, marrëdhënia ka pësuar krisje që nga
Next Article Fundoset varka në brigjet italiane/ Raportohet për 34 viktima dhe 60 të zhdukur

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Hodhi në lumë foshnjën, gazetarja e njohur zbardh detaje tronditëse: Ja çfarë më tha bashkëshorti i 42-vjeçares

Një nënë 42-vjeçare, Leta Koçi, hodhi foshnjën e saj të porsalindur në lumin e Tapizës. Ajo dyshohet të ketë lindur…

2 Min Read
Aktualitet

Përndiqte ish të dashurën dhe i goditi makinën, ndalohet 42-vjeçari në Durrës

Një 42-vjeçar është ndaluar nga Policia e Durrësit pasi ishte i shpallur në kërkim se kishte përndjekur ish-të dashurën e…

1 Min Read
Aktualitet

Shqiptarja kishte kthyer shtëpinë në ‘fole’ prostitucioni, fqinjët: Është nënë e një djali

Një rrjet prostitucioni është shkatërruar në Greqi, ku viktima ishin vajza të mitura. Rol kyç në rrjet kishte edhe një…

2 Min Read
Aktualitet

Legalizimi i pallatit 7-katësh, lirohet nga burgu ish-drejtori i ASHK në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka liruar sot një tjetër të ndaluar në kuadër të operacionit të zhvilluar të mërkurën për ekzekutimin…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?