Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Mos i lini pa lexuar! Këto janë 5 librat që nuk duhen lënë pa shfletuar
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Libri

Mos i lini pa lexuar! Këto janë 5 librat që nuk duhen lënë pa shfletuar

Tirana Press
Last updated: 04/02/2023 12:58
Tirana Press
Share
SHARE

Në shoqërinë shqiptare vitet e fundit shihet një interes më i shtuar drejt leximit të librave jo vetëm letërsisë së huaj, por edhe asaj shqiptare.

Vihet re një shtim numri i autorëve si dhe botimeve të reja kryesisht romane, poezi, rrëfime personale.

Shtëpia botese shqiptare, ‘Dudaj’ ka rradhitur 12 librat më të shitur në vend. Nga llojet e  dhe interesin drejt rrymave letrare, poezisë psikologjisë, inteligjencës emocionale.

Libri i parë:

  • “101 POEZI DASHURIE”

Libri është botuar në vitin 2011 me përkthim të atorit Ardian Klosi nën gjininë e këngëve, baldave, soneteve e këngëve.

Një përzgjedhje e poezive të dashurisë së Bertolt Brechtit. Ky libër përfshin shumicën e soneteve, këngëve, baladave dhe poezive të tjera të shkrimtarit me temën e dashurisë. Veçanërisht sonetet u kushtohen grave të ndryshme të cilat e kanë shoqëruar Brechtin në jetën e tij të trazuar: prej dashurisë së parë Marie Rose Aman, te shkrimtarja Elisabeth Hauptmann ose Margarete Steffin e deri te poezia e fundit Si ka qenë, të cilën ia kushtoi më 1956 pas gjasave së shoqes Helene Ëeigel.

Libri i dytë:

  • “TË LIRË”

Autorja Lea Ypi sjell pranë lexuesit librin “Të lirë”, nga kujtimet e fëmijësirë së një kohë të errët të Shqipërisë, atë të diktaturës enveriste.

“Kuptimi i lirisë nuk kishte qenë kurrë në mendimet e mia deri ditën që përqafova Stalinin. Ashtu nga afër, Stalini m’u duk më i gjatë se ç’e prisja”.

“Një vogëlushe rritet nën shtypjen e një shteti komunist, ku të vërtetat publike pranohen lumturisht, ndërsa ato private fshihen. Kur kjo botë nis e shkërmoqet, ajo duhet t’i gjejë kuptim vetë jetës, duke u mbështetur në këshilla kontradiktore, informacione të copëtuara dhe, mbi të gjitha, në kureshtjen e saj kokëfortë. Ky libër kujtimesh fëmijërie – si shumë pak të tjerë – të zhyt në mendime dhe është i shkruar mrekullisht, me humor, ndjeshmëri dhe vëzhgim të mprehtë – një libër vërtet magjepsës”.  – Noel Malcolm, autor i librit “Agjentë Perandorakë”

Libri i tretë:

  • “SEKRETI”

Autorja Rhonda Byrne, në botimin e vitit 2010, ende vijon në të mbetet ndër librat më të pëlqyr nga shoqëria shqptare.

Ndër shekuj me radhë, në gojëdhëna, libra, besime dhe filozofi janë zbuluar copëza të një Sekreti të Madh. Ky Sekret shekullor është kuptuar nga disa prej njerëzve më të mirënjohur në histori: Platoni, Galilei, Bet’hoveni, Edisoni, Karnegi, Ajnshtajni – bashkë me disa shpikës të tjerë, teologë, shkencëtarë, dhe mendimtarë të mëdhenj. Tani Sekreti po i zbulohet botës.

Për herë të parë, të gjitha pjesët e sekretit bashkohen në një zbulim të pabesueshëm, që do t’ia transformojë jetën gjithkujt që do ta përjetojë.

Në këtë libër do të mësoni si ta përdorni sekretin në çdo aspekt të jetës – me paratë, pasurinë, lidhjet, lumturinë dhe në çdo ndërveprim që keni në botë.

Sekreti përmban mençuri nga mësuesit e ditëve moderne – burra e gra që e kanë përdorur për të pasur shëndet të mirë, pasuri dhe lumturi. Duke përdorur njohuritë e sekretit, ata nxjerrin në dritë histori mahnitëse për mënyrën si zhduken sëmundjet, si fitohen pasuritë e mëdha, si kalohen pengesat dhe si arrihen gjërat që shumëkush i cilëson si të pamundura.

Libri i katër:

  • “Teodor Keko”

Mjeshti i penës së poezisë Teodor Keko, ka lënë pas gjurmë që kanë shënjuar ndër vite. Një botim i vitit 2013, gjininë e poezisë, ky libër mbetet ende busulla e dashurisë.

Nga dashuria që kam për ty
Mund të të shquaj edhe në mjegull.
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva
Me kokë në diell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata,
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije.
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë.
Dhe s’u pendova që aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Libri i pestë:

  • “NESËR E PËRGJITHMONË”

Këngëtari Ermal Meta edhe pse jeton në trojet fshinje, Itali, gjithmonë që ka ditur të bëjë krenare Shqipërinë me zërin brilant dhe këngë potente.

Këtë herë e shohi në rrymën letrare, atë të librit me romanin “Nesër e përgjithmonë”.

Sa mund të durojë vallë njeriu para se të thyhet apo të dorëzohet?

Cila është njësia matëse e dhembjes?

Në sa kafshime merimange mund të përkthehet?

Dimër 1943: në Europën e tronditur thellë nga Lufta e Dytë Botërore, Shqipëria i vë gjoksin e paepur pushtimit gjerman.

Në fshatin e vogël Rragam, në veri të vendit, Kajani sheh botën të ndryshojë përmes syve kureshtarë të një fëmije shtatë vjeç. Prindërit i ka partizanë, maleve duke luftuar kundër nazistëve, ndaj dhe në krah ka vetëm fort të shtrenjtin gjysh Betimin dhe Korneliusin, një

personazh me të shkuar misterioze që do të lërë gjurmë të pashlyeshme në jetën e Kajanit.

Me përfundimin e luftës, jeta e personazhit kryesor duket se rrëshqet në shina të sigurta dhe premton rendjen drejt një të ardhmeje rrëzëlluese, por në Shqipërinë e sunduar nga diktatura komuniste dhe në Europën e ndarë në dysh nga lufta e ftohtë, asgjë nuk është si duket. Pas çdo qosheje fshihen hije dhe rreziqe që do ta shtyjnë fatin e Kajanit drejt trajektoreve të paparashikueshme.

Në një roman të jashtëzakonshëm formues, Ermal Meta rrëfen historinë e Kajanit, që rritet mes stuhisë së konflikteve të shekullit XX, një shpirt i ndjeshëm i katapultuar në botë të largëta.

 Nesër e përgjithmonë është sprova e tij e parë letrare.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article I shkëputet timoni i Tesla Model Y, vetëm 1 javë pasi e kishte blerë
Next Article Dënohen me burg futbollistët e Veronës, përdhunuan në grup studenten 20-vjeçare

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Libri

“Shihemi në gusht”, romani i pa botuar i Gabriel Garcia Marquez

Një roman i pabotuar i Gabriel García Márquez pritet të dalë në pranverën e vitit 2024. Kështu thanë  trashëgimtarët e…

3 Min Read
Libri

6 librat e censuruar për arsye të ndryshme që nuk duhen humbur së lexuari

A e dini se ekzistonë një kategori librash që janë censuruar. Këto libra i përkasin periudhave të ndryshme dhe arsyeve…

1 Min Read
Libri

Këto janë 8-librat që duhet të lexoni gjatë vitit 2023

Një agim i ri po shpërthen në botën letrare. Pavarësisht nëse po përpiqeni të gjeni një zgjidhje dhe dëshironi ta…

7 Min Read
Libri

Mesazhi mbreslënës i Umberto Eco-s mbi rëndësinë e leximit të librave

Leximi të zgjat jetën. Ky është mësimi më i madh që na ka lënë Umberto Eco në një rubrikë që…

7 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?