Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Ministrja Balluku në Shkup – Bashkëpunimi mes dy qeverive është model
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
PolitikëShqipëria

Ministrja Balluku në Shkup – Bashkëpunimi mes dy qeverive është model

Tirana Press
Last updated: 31/05/2023 10:31
Tirana Press
Share
SHARE

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë qëndrimit në Maqedoninë të Veriut mori pjesë në një konferencë për energjinë. Ajo tha se ky sektor është shumë i rëndësishëm, ndaj bëri thirrje për të shtuar përpjekjet rajonale për të rritur sigurinë dhe eficencën në fushën e energjisë.

“Me një ftesë të veçantë të kolegut tim, Fatmir Bytyqi mora pjesë sot në një konferencë për energjinë, këtu në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup, ku për të thënë të drejtën kurrë nuk duhet humbur rasti për t’u ulur me kolegët, për të diskutuar për të gjithë sfidat që Ballkani Perëndimor ka përsa i përket energjisë, që janë shumë të ngjashme me sfidat që Europa sot përballet, duke nisur nga siguria energjetike edhe duke vazhduar me efiçencën e energjisë, por padyshim edhe me bashkëpunimin rajonal që është më i rëndësishmi për ne.Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë nisur prej kohësh të bashkëpunojnë sidomos përsa i përket projektit të ri, i cili është projekti i portit të Vlorës, ku parashikohet një gazifikim i lundrueshëm, i cili do të ketë edhe zhvillime të tjera, si distribucioni i gazit të lëngshëm në vende të tjera të rajonit, ashtu edhe prodhimi i energjisë elektrike përmes molekulave që do të vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Unë të falënderoj shumë për mundësinë e dhënë sot”, u shpreh Balluku.

Ndwrsa homologu i saj, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi u shpreh se krahas energjisë, bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të shtrihet edhe sektorë të tjerë, të cilët janë gurthemeli kryesor, për të pasur një ekonomi të fortë dhe konkurruese.

“E di që akoma nuk kemi bërë shumë punë me Korridorin VIII, shpresoj shumë shpejt do kemi rrugë të mira dhe lëvizje shumë më të shpejt, por mendoj se tema e energjetikës është një temë në të cilën duhet të vazhdojmë të bashkëpunojmë, si të vazhdojmë të bashkëpunojmë në fushën e investimeve në infrastrukturën rrugore edhe hekurudhore sepse e ardhmja, siç e thashë, duhet të bazohet në bashkëpunimin e ndërsjelltë të shteteve të rajonit. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shumëçka për të ndarë së bashku”, theksoi Bytyqi.

Mes tjerash, ministrja Balluku tha se bashkëpunimi mes dy qeverive është model teksa shtoi se kjo marrëdhënie speciale duhet “reklamuar” në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Kjo është shumë e vërtetë. Unë do të thoja që bashkëpunimi midis dy qeverive është një bashkëpunim model, që për të thënë të drejtën ne shpeshherë e promovojmë këtë dhe në vendet e tjera të rajonit, duke thënë që shikoni frytet e bashkëpunimit që ne kemi me Maqedoninë e Veriut dhe siç ti përmende Korridori i VIII, pavarësisht se nuk kemi marrë mbështetje nga Bashkimi Europian që të dyja palët prisnim, me fuqitë tona ne e kemi nisur, edhe ju e keni vënë gurin e parë të themelit, edhe ne po punojmë në lotin e parë për t’u takuar në pikën e re kufitare që dy skuadrat, dy ekipet e krijuara nga dy qeveritë, ajo shqiptare dhe ajo e Maqedonisë së Veriut, janë duke punuar ngushtësisht për të pasur sa më shpejt një plan të përbashkët se ku do të takohemi me Korridorin e VIII”, tha ajo.

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, vuri theksi te iniciativa e “Ballkani i hapur”, qasje kjo, e cila sipas tij do t’i japë një hov të ri zhvillimit të vendeve.

“Mendoj që jemi rast më i mirë për të treguar se shembujt pozitiv duhen ndjekur. Ndonjëherë edhe Bashkimi Europian nuk mund të identifikon dhe të ndjekë aq shpejt saç ne mund ti bëjmë gjërat. Por mendoj se edhe rasti i Ballkanit të hapur me lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe fuqisë punëtore është një rast unik që duhet ta ndjekin të gjithë, posaçërisht në kohën kur po shohim se kemi një migrim të shtuar të popullatës prej Ballkanit Perëndimor për në Europë. Mendoj që ne duhet të bëjmë gjithçka që të tregojmë se mund të kemi zhvillim të mjaftueshëm ekonomik në vendet tona dhe jetë të mirë në vendin tonë”, shto ai.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Belinda BallukuFatmir BytyqiMaqedonia e VeriutShqipëri
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Kërcënim për njerëzimin? Inteligjenca Artificiale krijon antibiotikun e ri
Next Article Sot Dita Botërore kundër duhanit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Prag tragjedie në Korçë, ndez cigaren teksa furnizonte makinën me karburant, pëson djegie të rënda bashkë me djalin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Bilisht, në një pikë karburanti. Sipas policisë, drejtuesi i…

1 Min Read
Aktualitet

Dy aksidente në Pogradec, makina përplas 60-vjeçaren në vijat e bardha

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin rrugor Pogradec-Lin pranë fshatit Udënisht.Burime bëjnë me dije se një makinë…

1 Min Read
Sociale

Dalin detajet, ja sa do të rriten pensionet në tetor dhe sa mund të shkojë një pension mesatar 

Ekspertja e njohur e ekonomisë Teuta Nunaj komentoi lajmin e fundit të qeverisë se pensionet minimale që aktualisht janë nga…

12 Min Read
Aktualitet

“Kështu ma dha truri”/ Ky është Asqeri Mandri babai i 4 fëmijëve që ruante gruan me kamera

Personi që shihni në foto është Asqeri Mandri, babai i katër fëmijëve, i cili ra në prangat e policisë ditën…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?