Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Lufta në Ukrainë, grupi Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

Lufta në Ukrainë, grupi Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit

Tirana Press
Last updated: 12/02/2023 14:07
Tirana Press
Share
SHARE

Themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, tha se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.

“Sot vendbanimi i Krasna Horës është marrë nga trupat sulmuese të kompanisë private ushtarake të Wagner-it”, tha themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prighozin, përmes një audio-mesazhi të postuar në Telegram më 12 shkurt.

Në një video të ndarë janë shfaqur luftëtarët e Wagner-it, që dukej se gjendeshin në hyrje të Krasna Horës. Radio Evropa e Lirë e ka pasur të pamundur të verifikojë pretendimin e Wagner-it se ka pushtuar këtë fshat, që para luftës kishte një popullsi prej 600 banorësh.

Forcat ruse, të mbështetura nga Wagner-i, e kanë bërë Bahmutin si objektiv kyç të ofensivës së tyre në lindje të Ukrainës. Prigozhin më 12 shkurt u zotua se Wagner do të marrë qytetin, që gjendet përgjatë disa autostradave të rëndësishme, teksa ky qytet strategjik është nën sulm për muaj të tërë.

Kievi është i bindur se pas muajsh të ngecjeve në fushëbetejë, presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të arrijë një sukses në fushëbetejë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës.

Prigozhin tha më 10 shkurt se forcat ruse duhet të marrin Bahmutin në mënyrë që fushata e tyre ushtarake të ketë sukses. Por, ai pranoi se ata po përballen me rezistencë të fuqishme nga forcat ukrainase.

Inteligjenca britanike tha se bazuar në statistikat e ushtrisë ukrainase, forcat ruse kanë pësuar mbi 820 viktima në ditë në dy javët e fundit, i bie që këto shifra lënë të kuptojnë se këto janë humbjet më të mëdha të Rusisë që nga java e parë e pushtimit, që nisi më 24 shkurt 2022.

Ky vlerësim sa i përket numrit të lartë të viktimave në mesin e palës ruse i atribuohet mungesës së personelit të trajnuar, koordinimit dhe burimeve dhe inteligjenca britanike mori si shembull përpjekjet ruse për marrjen e Bahmutit.

Ushtria ukrainase raportoi më 12 shkurt se ka zmbrapsur 11 sulme të forcave ruse në rajonet lindore të Luhanskut dhe Donjeckut gjatë 24 orëve të fundit.

Ushtria ruse tha më 11 shkurt se ka kryer një “sulm masiv” me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase dhe ka bllokuar një hekurudhë dhe rrugë tokësore që përdoren për të dërguar armët perëndimore për forcat ukrainase.

Ky sulm shkaktoi ndërprerje të energjisë në shumë qytete dhe fshatra edhe pse zyrtarët ukrainas u shprehën optimistë se Kievi dhe rajonet në jug dhe perëndim të shtetit do të jenë në gjendje të shmangin reduktimet e energjisë elektrike.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Bill Gates paralajmëron botën për pandeminë e ardhshme edhe më katastrofike se Covidi
Next Article Lajm i mirë, 17-vjeçari shqiptar debuton me Bayern Munchen

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Gjykata e Bukureshtit lë në arrest shtëpiak Andrew Tate mes akuzave për trafikim dhe pastrim parash

Një gjykatë rumune ka urdhëruar që Andrew Tate të vendoset në arrest shtëpiak, pasi ai ishte ndër gjashtë personat e…

2 Min Read
Rajoni

Dhëndri tenton të vrasë ish-vjehrrin

Një person është plagosur nga të shtënat me armë zjarri të premten në Dragash. Dhëndri dyshohet se ka plagosur ish-vjehrrin…

1 Min Read
Bota

Trondit Zelensky: Nëse Kina bëhet aleate me Rusinë, do të shpërthejë Lufta e Tretë Botërore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të ditur sot Kinës nëse mbështet Rusinë në luftën kundër Ukrainës do të shpërthejë Lufta…

2 Min Read
Bota

Ja cilat janë shtetet me jetëgjatësinë më të lartë në botë

Shteti i Monakos karakterizohet si ‘shesh lojërash’ për bosët e miliarderëve. E jo vetëm kjo, por në këtë principatë, njerëzit…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?