Lëkundje sizmike janë shënuar mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:21 me epiqendër Fan, Mirditë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave lëkundja e parë ka qenë me magnitudë 4 të shkallës Rihter, ndërsa pas disa sekondash një tjetër me magnitudë 3.7 është regjistruar.
Epiqendra e tërmetit është Domgjoni, në qarkun e Lezhës, ndërsa ka pasur një thellësi 12 kilometra.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Pukë, Lezhë dhe Tiranë.
Ende nuk raportohet nëse ka dëme.
⚠Preliminary info: #earthquake (#tërmet) about 10 km NW of #Kukës (#Albania) 2 min ago (local time 10:21:09)❗MAGNITUDE NOT AVAILABLE YET❗Updates at:
— EMSC (@LastQuake) May 29, 2023
📱https://t.co/LBaVNedgF9
🌐https://t.co/AXvOM7I4Th
🖥https://t.co/wPtMW5ND1t pic.twitter.com/GVjXfKMH3C