Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Kastriot Gurra abuzon me tendera korruptivë, ‘kullufit’ 136 mln lekë naftë për makinat e bashkisë Librazhd
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

Kastriot Gurra abuzon me tendera korruptivë, ‘kullufit’ 136 mln lekë naftë për makinat e bashkisë Librazhd

Tirana Press
Last updated: 27/02/2023 15:28
Tirana Press
Share
SHARE

Kastriot Gurra, kryebashkiaku Librazhdit, ndonëse në ikje, vjedhjet e taksave nuk di t’i ndalë me abuzimet e tenderave duke përfituar nga institucioni i Bashkisë që drejton.

Abuzimi i radhës është bërë me tenderin e naftës që mjetet e bashkisë konsumojnë, ku sërish sikurse në tenderat e mëparshëm fondi limit është fryrë aq sa të ‘ngopë’ me naftë të pangopurit e bashkisë.

Në tenderin me nr. reference 57029-01-26-2023 i njoftuar nga Bashkia Librazhd më 26 janar të këtij muaji, zyra e prokurimeve në bashki ka akorduar fond limit për blerje mallrash (naftë), plot 136 milionë e 850 mijë lekë të vjetra, për të furnizuar mjetet e bashkisë për gjithë vitin 2023 me naftë.

Sikurse kishte ndodhur edhe më herët në tenderat e kaluar, në garë për këtë tender konkurron vetëm një operator, “Mendi Oil”.

Ky fakt bën që tenderi të shënjohet me flamur të kuq, si i dyshimtë korruptiv, pasi nuk konsiderohet i rregullt kur në tender garon vetëm një operator. Por kjo nuk i ka penguar aspak drejtuesit e bashkisë për të vazhduar tenderin edhe pse në shkelje të hapur të barazisë në tender, paracaktuar nga neni 258-25.

Një denoncim i tillë është bërë në 2019 në Facebook-un e Sali Berishës, ku një denoncues tregonte skemën e përfitimin nga kompania Mendi Oil, nëpërmjet ndërhyrjes që kompania bënte në qytete si Librazhdi dhe Kruja për të pasur dorën e lirë pa asnjë konkurrencë në abuzimin me fondet. Dhe pa diskutim që me kalimin e viteve denoncimi vërtetohet lehtësisht pasi qysh prej vitit 2017, kompania “Mendi Oil” është kompania e vetme që fiton tenderin e naftës në Bashkinë Librazhd.

Por nga viti në vit abuzimi sa vjen dhe bëhet më i madh. Kjo pasi nëse nga 2017 deri në 2021, bashkia mjaftohet me 30-40 milionë lekë buxhet për naftën në vit, në 2022 Gurra fryn fondin në 100 milionë lekë, teksa në 2023 e çon plot 140 milionë lekë të vjetra.

Një çmenduri në vjedhje, që mund të justifikohet nga zyrtarwt e bashkisë, me faktin se çmimi i naftës është ngritur nga viti në vit, por sërisht nuk bën sens pasi çmimi i naftës është rritur me 25%-35% ndërsa bashkia ka rritur me 150% fondin nga 40 milionë në 2021 në 140 milionë në 2023.

Nëse hulumton disi më thellë në investigim, zbulohet se Bashkia e Librazhdit ka në total 10 mjete në përdorim, 1 mercedes Benz veturë me targë AA200AN, që përdoret nga bashkiaku Gurra, 3 fuoristrada përkatësisht me targë Toyota Land Cruiser AB 818HY, që përdoret po nga kryetari, tjetër fuoristradë Hyndai Terracan që përdoret nga Policia Bashkiake me targë AA224MD, dhe fuoristrada tjetër që përdoret nga ndërrmarja e shërbimeve me targë AA531IJ.

Ndërsa 7 mjetet e tjera të rënda si fadroma dhe kamionë të ndryshwm përdoren po nga ndërrmarja e shërbimeve Librazhd.

Me një llogari të thjeshtë i bie që Bashkia me 136 milionë lekë të mund të blejë plot 68 mijë litra naftë, nëse llogarisim cmimin e naftës me 200 lekë +-, aq sa është sot në treg. Me 68 mijë litra naftë 10 mjetet e bashkisë duhet të përshkruanin përafërsisht 68 mijë km në vit, që të harxhonin të gjithë naftën e llogaritur nga fondi i bashkisë.

Diçka e pamundur pasi në 1 javë vrojtim që iu bë nga gazetarët tanë ndërmarrjes së bashkisë Librazhd ku mjetet rrinë të parkuara, përveç 3 mjeteve të vogla që përdoren nga vetë kryetari dhe policia bashkiake, mjetet e rënda ndizen shumë rrallë për mos thënë fare.

Me shumë gjasa, pasi ka mësuar se partia nuk e kandidon më në zgjedhjet vendore të 14 Majit, Kastriot Gurra e ka kthyer në ‘kap ca të kapësh’ punën e tij në krye të bashkisë deri në ditët e fundit që i kanë ngelur.

Në bazë të partisë askush nuk e mbështet më teksa qytetarët librazhdas i kanë bërë dalje me kohë pasi e konsiderojnë si kryetarin më arrogant dhe të korruptuar që bashkia e tyre ka pasur ndonjëherë në drejtim. Por pikërisht se di që do ikë, Gurra po i jep dorën e fundit vjedhjeve në limite duke shpërfillur çdo ligj dhe rregull vetëm për të mbushur xhepat e tij.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Bashkia LibrazhdKarburantKastriot GurraTendera kurruptivë
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Takimi Kurti-Vuçiç, Rama: Uroj që Kosova e Serbia të hyjnë në rrugën e dialogut pa kthim
Next Article Takimi Kosovë-Serbi, nis dialogu me zyrtarët evropianë në Bruksel

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Aktualitet

Aksident në autostradën “Elbasan-Tiranë”/ Përplasen dy mjete, njëri shpërthen në flakë

Një tjetër aksident në pak orë. Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues…

0 Min Read
AktualitetShqipëria

Kujdes! Posta Shqiptare në duart e hakerave: Mos e hapni këtë link

Posta Shqiptare është sulmuar nga hakerat dhe këtë e tregojnë më së miri mesazhet e mbërritura në celularët e shqiptarëve.…

1 Min Read
Aktualitet

I ra një cop muri mbi trup, 27-vjeçari në gjendje të rëndë shëndetësore (Emri)

Një 27-vjeçar ësht plagosur aksidentalisht në punë pasditen e kësaj të mërkure në Pogradec. I riu ishte duke punuar në…

1 Min Read
Aktualitet

Aksidenti 8- fishtë në qendër të Tiranës, zbardhen detajet e para

Një aksident i frikshëm ka ndodhur rreth orës 11:00, ditën e sotme, urbani i linjës së Unazës është përplasur me…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?