Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Hetimet mbi Kadastrën/ Nga juristi, te sekseri, zbardhen akuzat e SPAK për 4 të arrestuarit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Aktualitet

Hetimet mbi Kadastrën/ Nga juristi, te sekseri, zbardhen akuzat e SPAK për 4 të arrestuarit

Tirana Press
Last updated: 27/04/2024 13:02
Tirana Press
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka zbardhur akuzat për 4 të arrestuarit në lidhje me hetimet në Kadastër.

Në njoftimin e SPAK sqarohen akuzat duke nisur nga juristi i Aluiznit, por edhe për sekserin. Sipas SPAK, pas hekurave përfundoi Dritan Stoka, zyrtar i ASHK-së, Agim Osmani, kryeplak i një lagjeje në Sauk, Alqi Hajdini jurist i Aluiznit, Tirana Jug si dhe Ylli Baruti ka qenë në rolin e sekserit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka regjistruar në datë 24.03.2020, procedimin penal nr. 100, të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 259, 244 dhe 245, paragrafi parë të Kodit Penal. Pas kryerjes së veprimeve hetimore me vendimin nr. 42, datë 25.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, ndër të tjera gjykata ka vendosur:

Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim D. S., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328 dhe 25, të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. O., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, 328, dhe 25, të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim A. H., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodit Penal.
Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “Detyrimit për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” të parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim Y. B., si i dyshuar për kryerjen e veprave penale veprave penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25, të Kodi Penal.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ka ekzekutuar në datën 26.04.2024, masat e sigurimit të caktuara nga Gjykata e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr.42, datë 25.04.2024. Për personat nën hetim D. S., zyrtar i Drejtorisë së Përgjithshme të ASHK-së dhe A. O., kryeplak i Lagjes së Re, Sauk, Tiranë, ka dyshime të bazuara në prova, se kanë kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 328 dhe 25 të Kodit Penal, pasi këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer veprime aktive gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore të vitit 2019, duke kërkuar nga persona të ndryshëm përgatitjen e listave të personave që do të merrnin pjesë në zgjedhje, duke i detyruar për të votuar ose përcaktuar mënyrën e votimit, kundrejt përfitimeve të parregullta, për qëndrim në punë ose dhe nxjerrjen e lejeve të legalizimit për ndërtimet informale të votuesve në zonën e Saukut, Tiranë.

Gjithashtu me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve që kanë rezultuar nga përgjimet e bisedave telefonike, administruar në fashikullin e procedimit penal.

Për personat nën hetim A. H., me detyrë në kohën e kryerjes së veprimeve, jurist i Aluiznit, Tirana Jug dhe më pas ASHK, Tirana Jug dhe shtetasi Y. B., në rolin e sekserit, kanë konsumuar elementët e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1, paragrafi 2 dhe 25 të Kodit Penal (përpara ndryshimit me ligjin nr. 43/2021, datë 23.3.2021), pasi me veprimet e tyre, në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet kërkimit, marrjes dhe pranimit drejtpërdrejt të përfitimeve të parregullta, shpërblim në të holla, kanë ndikuar në pajisjen me leje legalizimi të ndërtimeve pa leje të shtetasve G.K., N.S., E. M. dhe K.D.

Vijon kryerja e veprimeve hetimore, në kuadër të procedimit penal nr.100, të vitit 2020, për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme të personave nën hetim, të sipërcituar dhe personave të tjerë, që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:hetime.KadastraSPAK
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article “Njerëzit po shkelnin njëri-tjetrin”, 18-vjeçarja rrëfen tmerrin në gomone: Na sulmuan me thika
Next Article Aksident i rëndë në Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën një person

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

FOTO/ Ish-ministri Damian Gjiknuri thirret në SPAK

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është paraqitur në SPAK. Lajmi është konfirmuar për mediat pak më parë, ndërkohë…

0 Min Read
Aktualitet

Përvetësonte automjetet e qytetarëve duke i mashtruar dhe i shiste, arrestohet 38-vjeçari nga Fieri

Një 38-vjeçar, i identifikuar si Elton Rushi, ka rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi nga persona të ndryshëm…

2 Min Read
Politikë

Kreu i SPAK: Institucionet nuk raportojnë korrupsionin

Gjatë raportimit para Këshillit të Lartë të Prokurorisë për ecurinë e SPAK gjatë 2023, kreu i SPAK, Altin Dumani ka…

3 Min Read
Aktualitet

“Kini mendjen se po xhirojnë, mos maskohen si pacientë”, si ruheshin mjekët te Onkologjiku nga gazetarët

Senoncimet e pacientëve kanë zbuluar të gjithë skemën si mjekët dhe personeli që punonte tek Onkologjiku nxisnin pacientët të kryenin…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?