Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku: A po kërkon qeveria  të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Komisioni i Çështjeve Europiane, Tabaku: A po kërkon qeveria  të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut

Tirana Press
Last updated: 18/03/2024 14:20
Tirana Press
Share
SHARE

Është mbledhur sot Komisioni i Integrimit nën drejtimin e deputetes së PD-së Jorida Tabaku. Mbledhjes i janë bashkuar deputetë të PD-së së Rithemelimit, por në sallë kanë munguar ligjvënësit, përfaqësues të PD-së zyrtare të Bashës.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, prezantoi në këtë komision projekt-ligjin “Për sigurinë kibernetike”. “Ligji është i përafruar dhe është konsultuar me një shumësi institucionesh. Sa i takon çështjeve kushtetuese, këtu nuk ka vend për diskutime. Sepse nuk bëhet fjalë për akses në institucion, por për alertin e sigurisë kibernetike”, tha Spiropali.

Ndërkaq, drejtuesja e Komisionit të Integrimit Jorida Tabaku ngriti pyetjen se mos me këtë ligjin “për sigurinë kibernetike”, maxhoranca mund të kërkojë të kontrollojë sigurinë kibernetike të SPAK-ut.

“Znj. Spiropali, kam dy shqetësime që lidhen me fjalën tuaj. Së pari, ju thatë që ka pasur një konsultim gjithëpërfshirës dhe ju referuat njëkohësisht përafrimit të plotë, por dhe drejtori me stafin e Komisionit kanë qënë në kontakt dhe ligji nuk është përafruar plotësisht. Ligji është i përafruar, jo në nivelin maksimal as i plotë. Por gjithsesi ne në këtë fazë nuk kemi detyrën për ta përafruar të plotë, kjo është një çështje tjetër.

Shqetësimi im me një çështje që nuk është përafruar lidhet me nenin 3 në fushën e zbatimit, njëkohësisht me nenin 7 për të cilët kanë qënë në kontakt dhe stafet. Në ligjin e mëparshëm por dhe direktiva e BE-së, përjashton fusha që lidhen me sigurinë kombëtare, sigurinë publike, mbrojtjen ose zbatimin e ligjit duke përfshirë parandalimin, hetimin, zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që kanë rëndësi të veçantë dhe që janë një pushtet i pavarur. Ndërkohë që ju i keni përfshirë këto në infrastrukturë kritike dhe nuk janë të përjashtuara. Me pak fjalë, në të gjithë infrastrukturën që ju po ngreni për sigurinë kibernetike, institucionet e pavarura të drejtësisë, SHISH-i dhe çdo institucion tjetër është pjesë e kësaj infrastrukture tashmë. Ky është një problem kushtetues dhe problem për ruajtjen dhe kontrollin e pushteteve.

Unë kam kontaktuar me disa prej institucioneve sot të cilët më kanë thënë që nuk janë konsultuar, si psh Byroja Kombëtare e Hetimit, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme. Që në momentin e parë që kam marrë ligjin, këtë punë të parë kam bërë, a janë konsultuar këto institucione? A siguron ky ligj që të ketë një pavarësi të hetimit dhe që të dhënat mos të cënohen? Ka qënë dispozita në ligjin e mëparshëm, është hequr dhe ndërkohë është një dispozitë tjetër që i përjashton këto fusha në ligjin europian. Përse e kemi ndjekur këtë standard dhe i keni përfshirë këto fusha tek infrastruktura kritike?”, u shpreh Tabaku

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:siguria kirbenetikespiropalitabaku
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Detaje nga aksidenti në Tepelenë/ Ishin nisur për të festuar lindjen e nipit, darka e krushqve u kthye në tragjedi
Next Article Bardhi kundër aktit normativ për rishikimin e buxhetit: Antikushtetues, nuk reflekton problemet e ekonomisë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

“Ndarja e PD-së e pakthyeshme”, pas përjashtimeve të bujshme, lë mandatin edhe deputeti i Vlorës

Lë mandatin deputeti i PD-së Fatjon Veizaj. Me anë të një postimi në “Facebook”, Veizaj parashtron vendimin dhe arsyet e…

3 Min Read
Politikë

SPAK/ Shkëlzen Berisha: Nuk kam lidhje me ngjarjen, u mora në pyetje si një person që ka dijeni për “Gërdecin”

Shkëlzen Berisha  sapo ka dalë nga ambjentet e SPAK, pas më shumë se një ore është marr në pyetje për…

2 Min Read
Politikë

PS miraton emrat për komisionet hetimore, ja kush do t’i drejtojë

Janë zbuluar emrat e dy nënkryetarëve nga ana e mazhorancës për dy Komisioneve Hetimore që do të ngrihen pas marrëveshjes…

1 Min Read
Politikë

Salianji: Denoncimi është 100% i vërtetë! Ky është gjyqtari që ka dalë në përgjimet e Prokurorisë italiane

Deputeti i PD-së, Ervin Salianji në një prononcim për mediat pas shtyrjes së seancës gjyqësore në Apel tha se do…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?