Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Kina dëbon diplomaten Kanadeze
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politika

Kina dëbon diplomaten Kanadeze

Tirana Press
Last updated: 09/05/2023 10:13
Tirana Press
Share
SHARE

Janë shtuar tensionet mes Kinës dhe Kanadasë. Kjo vjen si rrjedhojë pasi të hënën, Kanadaja e shpalli diplomaten kineze Zhao Wei “persona non grata” dhe e urdhëroi atë të largohej nga vendi.

Si përgjigje, Kina urdhëroi të martën largimin e Jennifer Lynn Lalonde, diplomate kanadeze në Konsullatën e saj në Shangai.

Kanadaja e kishte akuzuar Kinën se kishte vënë në shënjestër ligjvënësit e saj opozitar Michael Chong dhe të afërmit e tij në Hong Kong, pasi zoti Chong akuzoi Kinën për shkelje të të drejtave të njeriut.

Të enjten e kaluar, Kanadaja thirri ambasadorin e Kinës për ti bërë me dije se Kanadaja nuk do të toleronte ndërhyrjen në punët e saj.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly të hënën e shpalli Zhao një “persona non grata”, një frazë latine për një “person të padëshiruar”.

Kina e quajti masën “të paskrupullt” dhe deklaroi të njëjtën gjë për zonjën Lalonde – duke thënë se ishte një “kundërmasë reciproke”.

Lëvizja nga Otava vjen pas një raporti të inteligjencës kanadeze, që akuzonte Zhao se ishte i përfshirë në mbledhjen e informacionit për zotin Chong, 51 vjeç, pas kritikave të tij të zëshme ndaj trajtimit të Kinës ndaj popullsisë së saj të pakicës ujgure.

Ai gjithashtu tha se agjensia e spiunazhit të Kanadasë beson se Kina ka kërkuar detaje për të afërmit e zotit Chong në Hong Kong, në një përpjekje për të penguar “pozicionet anti-kineze”.

Politikani paraqiti një mocion në parlament në vitin 2021 që e shpalli trajtimin e Kinës ndaj ujgurëve një gjenocid. Kina i ka mohuar akuzat dhe ka sanksionuar zotin Chong menjëherë pas kësaj.

Zonja Joly tha të hënën se Kanadaja “nuk do të tolerojë asnjë formë të ndërhyrjes së huaj në punët tona të brendshme” dhe se vendimi për dëbimin e diplomatit ishte “marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të të gjithë faktorëve në lojë”.

Agjencia kanadeze e spiunazhit është urdhëruar që të transmetojë menjëherë informacione rreth kërcënimeve ndaj anëtarëve të parlamentit dhe familjeve të tyre.

Kina javën e kaluar akuzoi Kanadanë për “shpifje” mbi pretendimet se Pekini kishte në shënjestër zotin Chong dhe familjen e tij.

Z. Chong, një konservator, ka kritikuar liberalët qeverisës për keqpërdorimin e çështjes dhe të hënën tha: “Nuk duhet të ishin dashur dy vjet që qeveria të merrte këtë vendim”.

Akuzat vijnë mes raporteve të tjera të inteligjencës, të zbuluara në mediat kanadeze, që kanë akuzuar Kinën për përpjekje për të ndërhyrë në zgjedhjet kanadeze.

Në mars, kryeministri kanadez Justin Trudeau shpalli një raportues special të pavarur për të hetuar pretendimet për ndërhyrje.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:ChongJennifer Lynn LalondeKinaMélanie Joly
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Nuk ia doli as kësaj here, Cristiano Ronaldo injoron tifozin
Next Article UBS fton CEO-n e Credit Suisse Koerner t’iu bashkuar bordit pas shpëtimit nga kolapsi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politika

Ministri ukrainas i mbrojtjes: Rusia po planifikon ofensivën e 24 shkurtit

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës ka thënë se Rusia po përgatit një ofensivë të re të madhe dhe paralajmëroi se…

1 Min Read
Politika

FBI, kontroll në shtëpinë e Presidentit Biden

FBI po kontrollon shtëpinë e presidentit Joe Biden në Delaware si pjesë e një hetimi për dokumente të klasifikuara. Avokati…

1 Min Read
Politika

Mbreti Charles nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re të Australisë

Banka Qendrore e Australisë ka njoftuar se mbreti Charles III nuk do të shfaqet në kartëmonedhën e re 5 dollarëshe…

2 Min Read
BotaPolitika

Publikohet letra që Silvio Berlusconi shkroi dy ditë para vdekjes!

Më 10 qershor 2023, lideri italian mori stilolaps dhe letër dhe kompozoi "trashëgiminë e tij të fundit" në dhomën e…

3 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?