Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: ” Jam ende gjallë “, Papa Françesku kthehet në selinë e shenjtë
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Bota

” Jam ende gjallë “, Papa Françesku kthehet në selinë e shenjtë

Tirana Press
Last updated: 01/04/2023 13:44
Tirana Press
Share
SHARE

Pas qëndrimit në një spital në Romë, Papa Françesku është kthyer në selinë e shenjtë nëVatikan dhe tani pritet t’i fillojë përgatitjet për javën më të ngarkuar në agjendën e tij vjetore.

Teksa po dilte nga spitali, ai bëri shaka me turmën e përkrahësve dhe gazetarë të grumbulluar duke thënë se ai është “ende gjallë”.

Ai ishte hospitalizuar të mërkurën shkaku i një infeksioni në organet e frymëmarrjes, por gjendja e tij ishte përmirësuar me kalimin e ditëve pasi kishte marrë trajtim mjekësor.

Të premten, Papa Françesku e kishte vizituar repartin e fëmijëve me kancer në spitalin e Romës, të cilëve u kishte dhënë çokollata për festën e Pashkëve dhe madje edhe e kishte pagëzuar një foshnje, sipas një video të publikuar nga Vatikani.

Zëdhënësi i Vatikanit, Matteo Bruni, kishte bërë të ditur të premten se Papa Françesku do të lirohej nga spitali dhe do ta kryesonte meshën e madhe të së dielës.

Kjo është periudha më e ngarkuar e vitit për Papa Françeskun, pasi që janë planifikuar shumë evente dhe shërbime para fundjavës së Pashkëve. Përveç meshës të së dielës, në agjendën e tij janë edhe festimet e Javës së Shenjtë dhe Pashkëve gjatë javës së ardhshme.

Papa kishte të planifikuar edhe një vizitë në Hungari në fund të prillit.

Vatikani fillimisht tha se Papa kishte shkuar në spital për një kontroll të paraplanifikuar, por mediat italiane hodhën dyshim mbi këtë pasi që një intervistë televizive ishte anuluar në momentet e fundit.

Papa ka përdorur karrocë për të lëvizur gjatë muajve të fundit shkaku i disa problemeve me gjurin e tij.

Ai gjithashtu iu nënshtrua një operacioni për një problem me zorrën e trashë në vitin 2021. Në janar, ai tha se problemi i ishte kthyer.

Pavarësisht sëmundjeve të tij, Papa ka mbetur aktiv dhe edhe ka udhëtuar jashtë vendit. Në shkurt, ai vizitoi Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut.

Në janar, Papa udhëhoqi funeralin e paraardhësit të tij në pozitë, Papa Benediktit XVI – i cili ishte Papa i parë në shekuj që dha dorëheqje vullnetarisht nga pozita e tij. Ai e kishte përmendur gjendjen e keqe shëndetësore si arsye për dorëheqje.

Papa Françesku ka thënë më parë se edhe ai mund të dëshirojë t’i ndjekë hapat e Benediktit në rast se shëndeti i tij përkeqësohet.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Papa FrançeskuVatikan
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Moti i keq në Qafën e Llogarasë, vështirësohet qarkullimi i mjeteve
Next Article Italia ndalon ChatGPT, shkel të dhënat personale

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politika

Përshkallëzimi i dhunës midis Izraelitëve dhe palestinezëve, BE bën thirrje për vetëpërmbajtje

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Josep Borrell, përmes një deklarate për shtyp ka dënuar përshkallëzimin e dhunës…

1 Min Read
Bota

Një tërmet me magnitudë 7,1 godet Japoninë (Detajet)

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.1 ka goditur Japoninë jugore, por pa dëme të mëdha dhe vetëm disa valë…

1 Min Read
BiznesRajoni

Hapet në Greqi fabrika e parë e prodhimit të kanabisit medicinal

Për herë të parë në Greqi, është hapur fabrika e parë e prodhimit të kanabisit medicinal, në Examiria në Korinth.…

3 Min Read
Bota

Sklandal në Itali! Drejtoresha e galerisë e quan Firenzen “vend prostitutash” për turizmin masiv

Drejtoresha e Galleria dell’Accademia, Cecilie Hollberg, ndezi një zhurmë politike, duke përfshirë kritika nga ministrja italiane e Kulturës, pasi ajo…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?