Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Bislimi dhe Petkoviç takohen sot në Bruksel

Tirana Press
Last updated: 15/05/2023 12:13
Tirana Press
Share
SHARE

Vazhdon në Bruksel dialogu mes Kosovës dhe Serbisë me takimin e kryenegociatorëve të të dyja shteteve.

Zbatimi i Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve dhe Aneksit të saj do të jetë fokusi i takimeve.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, dhe shefi i delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, fillimisht do të kenë takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, e më pas do të ketë takim të përbashkët.

Kohëzgjatja e takimeve do të varet nga ecuria e diskutimeve.

Ky është takimi i parë i kryenegociatorëve pas takimit në nivel të lartë midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, më 2 maj në Bruksel.

Në atë takim, liderët politikë u pajtuan për deklaratën e përbashkët për të zhdukurit nga lufta e fundit në Kosovë dhe aty u prezantua nga Ekipi Menaxhues drafti i parë i statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Gjithashtu pritet që në takimin e 15 majit të vazhdohen diskutimet për këto çështje, por edhe të bisedohet për situatën aktuale në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas zgjedhjeve lokale të 23 prillit.

Mirosllav Lajçak, në prag të takimit në Bruksel, ka shkruar në rrjetet sociale se është i nevojshëm një fokus i plotë në normalizimin e raporteve dhe në zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit.

Lajçak takimin e së hënës e përgatiti përmes vizitave javën e kaluar në Kosovë dhe Serbi.

E duke folur për takimet në Prishtinë dhe Beograd, përfshirë edhe me kryeministrin kosovar Kurti, dhe presidentin serb Vuçiç, Lajçak tha se liderëve u ka përcjellë pritshmërinë për përqendrimin në normalizimin e raporteve dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Nënvizova po ashtu rëndësinë që të evitohet çfarëdo lëvizje e pakoordinuar që mund të dëmtojë procesin”, ka shkruar Lajçak. Ndërkaq, duke iu referuar vizitës që zhvilloi në veri të Kosovës, ku ka biseduar për situatën aktuale, ai ka tërhequr vërejtjen se “ajo që kam dëgjuar, më ka shqetësuar”,- tha Lajçak.

“Prandaj ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, shkroi ai.

Zyrtari i lartë evropian po ashtu është shprehur se pret nga Bislimi dhe Petkoviç që të jenë të gatshëm të pajtohen për hapa konkretë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

BE-ja pret që pas takimit të së hënës të ketë edhe takime të grupeve punuese dhe të ekspertëve, por edhe të komisionit të përbashkët për monitorimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Besnik BislimiMiroslav LajçakPetar Petkovic
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Situata të pa zakonta në MotoGP, shmanget tragjedia
Next Article Stiven Shpendi talenti Shqiptar i Serie C që ëndërron pjesëmarrjen në Champions League

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

BotaRajoni

NATO do të dërgojë më shumë trupa në veri të Kosovës për të ndaluar dhunën

NATO do të dërgojë 700 trupa shtesë në Kosovë dhe do të vendosë një grup tjetër në gatishmëri të lartë…

5 Min Read
Rajoni

Apelon Osmani: Shqipëria të jetë zëri i Kosovës aty ku s’ka përfaqësim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është e nevojshme që Shqipëria të jetë zëri i Kosovës në institucionet…

2 Min Read
Rajoni

Zgjedhjet e 21-majit në Greqi, në garë edhe dy kandidatë Shqiptarë

Më 21-maj shteti fqinj Greqia do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Në këto zgjedhje do të marrin pjesë 38 parti, 10…

2 Min Read
Rajoni

Konfirmohet data, gjyqi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë nisë me 3 prill

Prokuroria e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë dhe gjyqtarët mbrojtës, porozojnë datën 3 prill, nisjen e gjyqit. Në seancën…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?