Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Ja ushqimet që duhet të konsumoni gjatë Iftarit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Shije

Ja ushqimet që duhet të konsumoni gjatë Iftarit

Tirana Press
Last updated: 11/04/2023 15:49
Tirana Press
Share
SHARE

Në iftar prisheni agjërimin me ujë dhe më pas me një supë të ngrohtë me një fetë buke. Nëse mundeni, bëni një pushim prej 20 minutash pas supës dhe më pas vazhdoni me gjellën me zarzavate apo me mish. Gjellën mund ta shoqërojmë me shumë pak pilaf ose makarona sipas dëshirës. Pasi kemi ngrënë, ëmbëlsirën dhe frutat le të përpiqemi t’i konsumojmë pas 1.5 – 2 orësh.

Po çfarë është në vetvete agjërimi?

Agjërimi është një adhurim që synon ekuilibrin e shpirtit dhe reformimin e tij dhe i shton forcën e durimit. Nëpërmjet kësaj metode pastrimi, agjërimi e sjell njeriun më afër Zotit, si dhe më afër nevojave të krijesave të Tij.

Në arabisht agjërimit i thonë “saum”, që do të thotë “frenim” ose “heqje dorë nga diçka e caktuar”. Në terminoligjinë islame, fjala “saum” nënkupton të heqësh dorë nga ushqimi dhe pija dhe nga marrëdhëniet bashkëshortore prej sabahut (agimit të vërtetë) deri në perëndimin e diellit, me qëllim adhurimi ndaj Zotit të Madhërishëm.

Për të plotësuar nevojën e trupit për proteinë, në iftar konsumoni mish, mish pule, peshk apo nga grupi i bishtajoreve. Shoqërojini me një sallatë ose zarzavate, në këtë mënyrë do të parandaloni problemet e tretjes, do të ekuilibroni sheqerin në gjak. Mos harroni kosi dhe dhalla janë nga  produktet e pazëvendësueshme.

Është shumë e rëndësishme rritja e numrit të vakteve për të mos përjetuar probleme metabolike. Për këtë arsye mundohuni të konsumoni edhe një vakt pas iftarit.

Në Ramazan duhet të konsumojmë më shumë lëngje. Konsumimi i 2-2,5 litra ujë  nuk duhet të bëhet vetëm gjatë ushqimit, por edhe në mes vakteve. Kafenë tuaj lëreni gjysëm ore pas iftarit, është më e shëndetshme. Ndërsa në syfyr mund të pini çajra bimorë. Në vend të pijeve acidike mund të konsumoni dhallë, limonatë, çaj me akull.

Le të qëndrojmë larg ushqimeve me yndyrë, sheqer, brumërave dhe të konsumojmë ëmbëlsira të lehta me qumësht ose fruta.

Të qëndrojmë larg ushqimeve të skuqura dhe të konsumojmë ushqime me pak kripë.

Tregoni kujdes të konsumoni sallatë dhe zarzavate në syfyr dhe iftar. Në mes të dy vakteve konsumoni kos me fruta. Konsumoni bukë gruri ose me drithëra dhe përpiquni të ecni një orë pas iftarit.

“Kur të vendosni se çfarë të hani për Ramazan, mbani mend që Iftari dhe Syfyri do t’ju ndihmojnë gjatë agjërimit në ditën e ardhshme, prandaj është shumë i rëndësishëm konsumimi i ushqimit të duhur”.

Iftari është koha ku i rimbushni nivelet e energjisë, prandaj këtu duhet t’i konsumoni të gjitha ushqimet e duhura që ju ngopin.

Buka me miell të pasitur, petët e krundeve etj., janë karbohidrate komplekse që e furnizojnë trupin me energji, fibra dhe minerale. Ndryshe nga ushqimet me sheqer dhe ëmbëlsirat që digjen shumë shpejt, ato do t’ju furnizojnë me nivele më të forta të nivelit të energjisë.

Hani ushqime si pula, peshku, vezët dhe produkte tjera të bylmetit. Gjithashtu, për t’i mbajtur shujtat e shëndetshme kufizojeni përdorimin e vajit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:IftarMuaji i Ramazanit
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Risitë nga Google në konferencën I/O
Next Article 11-Prilli dita më me fat e vitit? Ja çfarë duhet të dini rreth saj

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Receta e ditës

Receta e ditës, pispili me qepë të njoma

Pispili me qepë të njoma, receta tradicionale e Korçës. Përbërësit: Udhëzimet:

1 Min Read
Receta e ditës

Receta e ditës, musaka me patate

Një gatim special, i veçantë me shije të mrekullueshme dhe ideale për një vakt dreke por edhe darke. Musakaja është…

2 Min Read
Shije

‘Espresso Martini’ pija më e çuditshme dhe më në modë

Njerëzit kanë mundur më në fund të dalin nga shtëpitë e të shijojnë koktejet pas izolimit dhe ua kanë lënë…

2 Min Read
Shije

Çfarë është ‘MSG’, dhe pse racizmi mbajti një erzë të tillë jashtë menuve të restoranteve?

Calvin Eng, pronari i restorantit kantonezo-amerikan Bonnie's me bazë në Nju Jork , nuk e fsheh dashurinë e tij për…

8 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?