Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading:  I dënuar përjetë, Dritan Dajti kërkesë Drejtorisë së Burgut të Peqinit: Më lironi! I kam kryer
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kronikë

 I dënuar përjetë, Dritan Dajti kërkesë Drejtorisë së Burgut të Peqinit: Më lironi! I kam kryer

Tirana Press
Last updated: 05/07/2024 13:45
Tirana Press
Share
SEANCA PER DAJTIN - Dritan Dajti, i akuzuar per vrasjen e kater policeve ne 7 gusht 2009 ne Durres, gjate nje seance gjyqesore ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku ka akuzuar gjyqesorin se po politizion ceshtjen e tij, duke i derguar letra Kryeministrit.
SHARE

Dritan Dajti, i dënuar me burg përjetë, i ka kërkuar Drejtorisë së Burgut të Peqinit që të lirohet pasi i ka kryer 25 vite burg.

Sipas përfaqësuesve të tij ligjor, kërkohet lëshimi i urdhrit për kryerjen e procedurës së lirimit, për shkak se ai në date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Po ashtu kërkohet pajisja e Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.

Në kërkesën drejtuar burgut theksohet po ashtu dhe lëshimi i vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit.

Kërkesa e plotë:

Me 30 Prill 2024, Gjykata e Shkalles se Pare e Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, me Vendim Nr.739/13-2024-2032, ka vendosur uljen e denimit per te denuarin Dritan Dajti ne masen 43 dite. Ne faqen 2 te ketij vendimi, ne Kapitullin II, thuhet:

Së pari, me vendimin Nr.1108/13-2020-2020, datë 11.05.2020 Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vendosur bashkimin e dënimeve të dhëna për të dënuarin Dritan Dajti, në një denim të vetëm me 25 (njëzet e pesë) vite burgim; konkretisht bashkimin e denimit me 25 vjet burgim dhene me vendimin Nr.13, datë 08.02.2019 të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, me denimin 23 vjet burgim dhene me Vendimin Nr.146 Akti date 17.03.2006, te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane. Ky vendim ka marrë formë të prerë pa u ankimuar nga palët, me datë 26.05.2020.

Së dyti, nga përmbajtja e shkresës “Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin” rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë.

Sa siper, Kerkesa per leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Dajti lidhet drejtepersedrejti me detyrimin ligjor qe ka Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Peqin, per te zbatuar Vendimin Nr.739/13-2024-2032, date 30.04.2024, te Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Elbasan, e cila ka vendosur uljen e denimit per Dritan Dajtin ne masen 43 dite.

Ky vendim ka marre forme te prere sot ne daten 04.07.2024, dite kur sipas llogaritjeve dhe vleresimit te deklaruar nga vete gjykata ne kete vendim, Dritan Dajti perfundon kryerjen e denimit me 25vjet burgim.

Ne keto kushte, mbeshtetur ne observimet dhe argumentet e parashtruara, si dhe bazuar ne Nenin 30 te LIGJIT Nr.79/2020 PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE dhe Nenit 79 te LIGJIT Nr.81/2020 PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM, ku respektivisht thuhet:

Dënimi me burgim vlerësohet i plotësuar dhe i dënuari lirohet kur përfundon kryerjen e dënimit. … Procedura e lirimit kryhet nga institucioni i ekzekutimit të vendimit penal.

Lirimi i të dënuarit bëhet kur përfundon ekzekutimi i vendimit të dënimit ose, në bazë të ligjit, me vendim të organit kompetent. Personeli i institucionit kryen veprimet bazuar në urdhrin me shkrim të drejtorit të institucionit;

Institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale pajis të liruarin me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion;

Me kërkesën e të liruarit, institucioni mund të lëshojë vërtetim me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit;

Kerkojme:

Leshimin e urdherit per kryerjen e procedures se lirimit te te denuarit Dritan Hasan Dajti, per shkak se ai ne date 04.07.2024, përfundon ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Pajisjen e të liruarit Dritan Dajti me një vërtetim në të cilin saktësohen kohëzgjatja e vuajtjes së dënimit, uljet dhe përfitimet për shkak të ligjit, si dhe kohëzgjatja e lloji i punës së kryer në institucion.

Lëshimin e vërtetimit me të dhëna për aftësimin profesional të fituar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, si dhe për qëndrimin dhe sjelljen e tij brenda institucionit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BurgDENIM IPERJETSHEMDRITAN DAJTI
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Humbi zgjedhjet, Sunak heq dorë nga drejtimi i partisë: E dëgjova zemërimin e britanikëve
Next Article (EMRI) Autori përplaset me bashkëjetuesin e ish gruas…/ Detaje si ndodhi vrasja në Fier

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Kronikë

Vrasja e Enkelejdës nga bashkëshorti në Greqi, flasin të afërmit: Sakrifikoi për fëmijët, dha jetën për…

Familjare dhe të afërm të 40 vjeçares Enkelejda Limaj i kanë dhënë këtë të shtunë lamtumirën e fundit, ndërsa trupi…

1 Min Read
Kronikë

E rëndë në Dibër, gjendet i pa jetë i mituri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dibër ku një 13-vjeçar është gjetur i mbytur në liqenin e fshatit Shumbat.…

2 Min Read
Kronikë

Sherr mes komshinjve në Velipojë, plagoset 27-vjeçari (Emri)

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje në Velipojë. I plagosur ka mbetur shtetasi Emiljano Paloka. Policia është…

1 Min Read
Aktualitet

I gjendet iPhone në dhomën e paraburgimit, e pëson keq i riu (Emri)

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve, në një operacion të krye në Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?