Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën e PD për Gjinushin, Zhupa: Do ti shkojmë kësaj çështje deri në fund
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Gjykata Kushtetuese nuk shqyrton kërkesën e PD për Gjinushin, Zhupa: Do ti shkojmë kësaj çështje deri në fund

Tirana Press
Last updated: 06/04/2023 11:43
Tirana Press
Share
SHARE

Deputetja e partisë Demokratike Ina Zhupa, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Facebook ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e vënies në krye të Akademisë së Shkencave Skënder Gjinushin i cili është i pa akredituar nga Presidenti i Republikës.

Zhupa thotë se: Nëse në krye institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta, siç është Akademia e Shkencave, Kuvendi do ti vendoste vet emërimet me ligje speciale dhe me efekte prapavepruese, atëherë parimi i shtetit të së drejtës ka rënë, dhe interesi publik do të cenohej shumë rëndë.

Ja postimi I plotë i Zhupës:

Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën tonë, të 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye proceduriale! Pra, nuk kemi një vendim përfundimtar mbi themelin kësaj çështje që ishte objekt kërkimi.

Ne, deputetët e Kuvendit, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i drejtohemi sërisht asaj përmes një kërkese të re, mbi papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si organ i përmendur nga Kushtetuta, si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, duke marrë parasysh sugjerimet e gjykatës.

Moszgjidhja e kësaj çështje, ka sjellë si pasojë që, Akademia e Shkencave, të drejtohet nga një person që është vendosur aty në kundërshtim me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.

Nëse në krye të institucioneve të permendura nga Kushtetuta, vendosen njerëz, pa një proces kushtetues dhe pa një akt emërimi të organit kompetent, dhe kjo situatë absurde është bërë e mundur nga ndërhyrja favorizuese legjislative e Kuvendit në proces, atëherë jemi përpara pengimit të ushtrimit të kompetencave dhe zbehje të rolit dhe të statusit që Kushtetuta i ka dhënë organit të emërtesës (Presidentit të Republikës).

Nuk duhet të harrojmë që e gjitha kjo ndodhte në një kohë kur Gjykata Kushtetuese nuk ishte funksionale, dhe Presidenti i Republikës u sulmua përmes tre proceseve hetimore parlamentare për shkarkimin e tij.

Pikërisht, kjo ka ndodhur në rastin konkret, ku ndërhyrja e Kuvendit përmes një ligji special me efekt prapaveprues, dhe mbështetja politike, de-facto solli si pasojë që Akademia e Shkencave prej vitit 2019 – e deri më sot, të drejtohet nga një Kryetar, por pa një akt emërimi të nxjerrë sipas Kushtetutës.

Nëse në krye institucioneve të parashikuara nga Kushtetuta, siç është Akademia e Shkencave, Kuvendi do ti vendoste vet emërimet me ligje speciale dhe me efekte prapavepruese, atëherë parimi i shtetit të së drejtës ka rënë, dhe interesi publik do të cenohej shumë rëndë.

Nëse interesi publik cenohet, atëherë jo vetëm 1/5 e deputetëve, por të gjitha institucionet publike – subjekte të pakushtëzura sipas kushtetutës, mund të paraqesin kërkesë përpara Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e konfliktit, dhe rivendosjen e kushtetushmërisë, pa qenë nevoja që të jenë subjekt në konflikt apo të cenuar drejtpërdrejt nga një veprim antikushtetues.

Kjo është fryma e kushtetutës sonë, sepse çdo deputet i Kuvendit, dhe aq më tepër një e pesta e anëtarëve të tij, si përfaqësues legjitim të popullit dhe mbrojtës të interesave të tij, konsiderohet drejtpërdrejtë i përfshirë dhe subjekt i cenuar nga një vendimmarrje antikushtetuese, siç është bërja fakt, me ligj special, i një emërimi antikushtetues, dhe pa dekret, të Kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave, që prej vitit 2019.

Prandaj, do të ishte e udhës, që zgjidhja përfundimtare e kësaj çështje, të mos vononte, sepse është në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, si kontrolli kushtetues, ashtu dhe intepretimi përfundimtar i Kushtetutës, duke mbartur mbi vete detyrimin për të përcaktuar një herë e mirë standardet kushtetuese mbi të cilat duhet të mbështetet veprimtaria e organeve më të larta të shtetit, për të mos ndërhyrë në kompetencat apo në proceset vendimarrëse të organeve të tjera kushtetuese, përmes ligjeve, me efekte paravepruese.

Çdo jurist me diplomë bachelor, e ka të qartë që kompetencën që ta jep Kushtetuta, nuk ta heq dot dhe as ta kufizon dot një ligj special me efekt prapveprues. Është detyrim i deputetëve opozitarë të bëjnë çdo gjë për të frenuar këto situata ku shumica përdor forcën e kartonit për uzurpimin e çdo instituconi të pavarur, përfshi këtu dhe ato akademike e arsimore.

Nëse për çdo çështje me rëndësi për interesin publik dhe për jetën shoqërore në vend, Gjykata Kushtetuese, nuk arrin të marrë një vendim përfundimtar, atëherë çështja ngelet pa zgjidhje dhe fenomene të kësaj natyre mund të rishfaqen sërish, ç’ka përpos të tjerave, do ta bënte Gjykatën të dukej si një organ që jep vetëm opinione këshillimore dhe jo vendimmarrëse.

Ne ndajmë të njëjtin mendim të shprehur me mendimin e pakicës, se; “për sa kohë që është evidentuar një konflikt me natyrë kushtetuese nga organet që kanë një rol të caktuar në këtë proces, vlerësoj se në çështjen konkrete në shqyrtim plotësohen kushtet për fillimin e gjykimit kushtetues për interpretimin përfundimtar të nenit 92, shkronja “g”, të Kushtetutës, ndaj duhej të ishte vendosur kalimi i saj për shqyrtim në seancë plenare”

Në këtë aspekt, ne nuk do të rreshtim se kërkuari përpara Gjykatës Kushtetuese jo vetëm interpretimin e nenit 92, shkronja “g” të Kushtetutës, por dhe shqyrtimin në themel të kësaj çështje dhe të këtyre lloj situatave, që të mos ketë më përsëritje që të dalin Gjinushër të tjerë që qëndrojnë në krye të akademisë, pa dekret emërimi siç e kërkon Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Ina ZhupaSkënder Gjinushi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Gjukanoviç dorëhiqet tre ditë pas humbjes nga Jakov Millatoviçit
Next Article ”Artemis Moon”, misioni i ri nga NASA

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

“Dosja ‘Xibraka’ u rihap”, Bardhi: Ja pyetja e vetme që më bënë hetuesit

Olsi Rama ka depozituar në SPAK kallëzim ndaj Gazment Bardhit. Bardhi pas marrjes në pyetje nga SPAK tha se dosja…

1 Min Read
PolitikëShqipëria

Vendoret 2023, partitë politike nisin sot zyrtarisht fushatën elektorale

Rreth 140 kandidatë të subjekteve politike do të kandidojnë për postin e kryetarit të Bashkisë. Subjektet politike si, Partia Demokratike;…

10 Min Read
Politikë

Nga abuzimi me tenderat, te pastrimi i parave, si nisi hetimi që çoi pas hekurave Beqajn

Mbahet sot seanca gjyqësore për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe personat e tjerë për të cilën SPAK dha masë…

5 Min Read
AktualitetPolitikë

“Ku*vë burrë, gore, ordiner” / Plas keq në Kuvend mes Braçes dhe Bardhit (VIDEO

Deputeti socialist, Erion Braçe dhe deputeti demokrat, Gazment Bardhi, iu drejtuan njëri-tjetrit me tone të larta dhe ofendime gjatë seancës…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?