Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Fier/ Shfrytëzonin 24- vjeçaren për prostitucion, arrestohen 3 tutoret, në kërkim organizatori
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Lajmi i Fundit

Fier/ Shfrytëzonin 24- vjeçaren për prostitucion, arrestohen 3 tutoret, në kërkim organizatori

Tirana Press
Last updated: 27/02/2023 10:38
Tirana Press
Share
SHARE

Policia e Fierit ka vënë në pranga 3 persona pasi dyshohen si të akuzuar për shfrytëzim e një 24 vjeçare për prostitucion.

Pranvera Isufaj, 32 vjeç, banuese në Patos; Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier, kanë përdorur 24 vjeçarjen për prostitucion të cilin e ushtronin në banesa me qira dhe hotele. Mësohet se 32- vjeçarja Isufaj rezulton me masë sigurie “Arrest shtëpie”.

Si dhe është shpallur në kërkim organizatori A.M., 33- vjeçari i cili është dënuar më herët për vrasje të mbetur në tentativë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Dhunuan dhe i hoqën lirinë një 24-vjeçareje, si dhe e shfrytëzuan atë për 2 muaj për prostitucion, kapen dhe arrestohen 3 shtetase. Shpallet në kërkim organizatori i veprimtarisë së kundërligjshme të prostitucionit, i cili bashkëpunoi me 3 të arrestuarat për t’i hequr lirinë 24-vjeçares dhe për ta imponuar atë, për prostitucion. Organizatori dhe njëra nga të arrestuarat , me precedent penal të mëparshëm.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, mbështetur nga inteligjenca informative se disa shtetas po shfrytëzonin një 24-vjeçare për prostitucion, kanë referuar materialet në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi një procedim penal për këtë rast.

Bazuar në provat e siguruara nga hetimi proaktiv dymujor, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Imponimi”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”, i shtetaseve:

Pranvera Isufaj, 32 vjeç, banuese në Patos; Aleksandra Toska, 19 vjeçe, banuese në Fier dhe i një 17-vjeçareje banuese në Fier. 32-vjeçarja ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. M., 33 vjeç, banues në Fier, organizator i kësaj veprimtarie kriminale (i dënuar më parë për vrasje të mbetur në tentativë).

33-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetaset e ndaluara, i kanë hequr lirinë, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës, një 24-vjeçareje dhe e kanë shfrytëzuar atë për prostitucion, në banesa me qira dhe hotele të ndryshme në qytetin e Fierit.

Vijon puna për kapjen dhe vënien para drejtësisë të 33-vjeçarit, organizator i kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Prostitucion
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Receta e ditës, levrekë të pjekur me patate
Next Article Kina i përgjigjet me të njëjtën monedhë SHBA-së/ Bllokon ChatGPT pasi mendon se shpërndan propagandë online

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Lajmi i Fundit

Pas hekurave një tjetër “Rozetë”, vodhi shuma parash nga banesa ku punonte, arrestohet pastruesja

Vodhi shuma parash në një banesë, vihet në pranga ish-punonjësja e mirëmbajtjes së kësaj banese. Sekuestrohen 840 euro, 600 dollarë…

1 Min Read
Lajmi i Fundit

E bujshme, arrestohet “i forti” i Durrësit dhe 2 persona të tjerë

Akil Nerjaku është arrestuar me urdhër të SPAK. I njohur ndryshe si "i forti" i Durrësit për uniformat blu. Akil…

1 Min Read
Lajmi i Fundit

Ishte nisur për të vrarë politikanët, Gjykata lë në burg “Rambon” e Lezhës

Gjykata e Shkallës së parë Lezhë, ka dhënë vendimin e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për 36-vjeçarin Antonio Leka,…

1 Min Read
AktualitetLajmi i Fundit

LAJM I FUNDIT/ Ndërron jetë qytetari në Gjykatën Penale të Tiranës

U thirr për seancën gjyqësore, qytetari ndërron jetë në Gjykatën Penale, pasi pësoi arrest atak në sallën e pritjes. Dyshohet…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?