Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Epokë e re për shërbimin e Jashtëm
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

Epokë e re për shërbimin e Jashtëm

Tirana Press
Last updated: 10/08/2024 16:51
Tirana Press
Share
SHARE

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka nxjerrë për konsultim publik këtë muaj (në periudhë pushimesh) projektligjin ‘Per Sherbimin e Jashtem’ Një draft krejtësisht i ri që shfuqizon ligjin e vitit 2015

Contents
  • Pse duhej një ligj krejt i ri?
  • Ndryshimet me gradat
  • Mandati i ambasadorit
  • Akademia Diplomatike  
  • Bashkëpunimi me kryeministrin
  • Rregulla të reja për të emëruarit jashtë diplomacisë

Pse duhej një ligj krejt i ri?

Ministria e Jashtme sqaron se ky draft erdhi si domosdoshmëri për rregullimin e disa problematikave të hasura nga aplikimi i ligjit të vjetër për shërbimin e jashtëm. Cilat ishin sipas ministrise?

Raportet me institucionet kushtetuese, qendrore dhe vendore në fushën e marrëdhënieve me jashtë, procesi i emërimit dhe mbarimit të mandatit të kreut të misionit diplomatik dhe postit konsullor si dhe personeli diplomatik e konsullor.

Ndryshimet me gradat

Në draftin e ri vërehet një ridimensionim i strukturës së gradave diplomatike që sipas ministrisë, lindi si nevojë e krijimit të një hierarkie më racionale.

Është futur gjithashtu për herë të parë përllogaritja për efekt të marrjes së gradës diplomatike personale të diplomatëve të karrierës të cilët në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji janë emëruar në misionet diplomatike dhe konsullore jashtë sistemit të karrierës diplomatike apo punojnë në organizatat ndërkombëtare.

Përcaktohen vecmas gjithashtu detyrat e zv-ministrit dhe Sekretarit të Përgjithshëm ndërsa preken ndryshime në mandatin e ambasadorit.  

Mandati i ambasadorit

Sipas projektligjit, Ambasadorët e Shqipërisë nuk do të kenë më mandat 3 vjeçar, por do të qëndrojnë në krye të misioneve diplomatike për 4 vite.

Ndryshe nga ligji i vjetër, kreu i misionit diplomatik nuk mund të ushtrojë më shumë se dy mandate të njëpasnjëshëm në misione diplomatike dhe poste konsullore.

Ndryshboin edhe rruga e emërimit. Ambasadori i ri, ndryshe nga ligji i vjetër dekretohet nga Presidenti dhe pastaj  shkon në seancë dëgjimore në komisionin e Jashtëm parlamentar.

Akademia Diplomatike  

Për herë të parë futet si koncept ligjor krijimi i strukturës së Akademisë Diplomatike që ka si detyrë të parë formimin profesional, i cili përfshin trajnimin e diplomatëve të rinj, si dhe trajnimin e të gjithë anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm.

Akademia do të zhvillojë edhe kurse për mësimin dhe perfeksionimin e njohurive të gjuhëve të huaja, si dhe kurse përgatitore kualifikuese për gradat diplomatike.

Akademia Diplomatike organizohet dhe funksionon si institucion varësie i Ministrisë, me personalitet juridik dhe buxhet të vetin.

Me propozim të Ministrit, Këshilli i Ministrave miraton rregullat për organizimin, funksionimin dhe financimin e Akademisë Diplomatike.

Bashkëpunimi me kryeministrin

Futet gjithashtu me ligj bashkëpunimi i detyrueshëm me kryeministrin.

Sipas projektligjit, ministri i paraqet Kryeministrit propozime për çështje që lidhen me përcaktimin dhe zbatimin e politikës së jashtme.

Ministri i raporton gjithashtu Kryeministrit mbi mënyrën e bashkëveprimit ndërinstitucional në funksion të realizimit të politikës së jashtme

Rregulla të reja për të emëruarit jashtë diplomacisë

Në raste të veçanta, bazuar në interesat e politikës së jashtme të Shqipërisë, Ministri i propozon Kryeministrit kandidatura për kre të misionit diplomatik jashtë sistemit të karrierës diplomatike, personalitete të shquara në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, të së drejtës, ekonomisë, kulturës, shkencës apo të shoqërisë civile, me lidhje ose marrëdhënie dobiprurëse me shtetin pritës.

Ndryshe nga ligji i vjetër janë hequr disa detyrime që duhet të kishte i emeruari nga jashtë sistemit dhe janë vendosur disa regulla të reja që lidhen kryesisht me pastërtinë e figures. Mjafton që kandidati  të mos bëjë pjesë në asnjë parti apo shoqatë politike;b) të mos kenë qenë person në ndjekje për spiunazh apo terrorizëm, anëtarë, bashkëpunëtorë, ose të favorizuar të ish-Sigurimit të Shtetit, të cilët figurojnë si të tillë në dokumentet e ishSigurimit të Shtetit, para 2 korrikut 1991, si dhe të sigurojë një vërtetim që njeh një gjuhe të huaj.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Denaj, takim me fermerët në Maliq: Bashkimi dhe formalizimi do rrisin cilësinë e produkteve bujqësore
Next Article Sherr mes kolegëve në Dhërmi, plagoset me thikë 29-vjeçari

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Podcastet e Rama-Berisha, Majko: A ka të drejtë të ndërhyjë AMA?

Tek sa diskutohej në Komisionin për Çështjet Ligjore, deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko ka reaguar dhe ironizuar kryeministrin e…

2 Min Read
Politikë

Thirrje urgjente, Rama mbledh drejtuesit politikë të qarqeve

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste. Mbledhja e sotme…

0 Min Read
Politikë

Berisha kërkon leje për të dalë nga shtëpia: Dua të shkoj në…

Avokatët ish-kryeministrit Sali Berisha i janë drejtuar me një kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar të marrë pjesë në…

0 Min Read
Politikë

Marrëveshja e opozitës/ Meta: Unë firmosa, por nuk e pash se…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, gjatë konferencës së mbajtur sot me gazetarët, u pyet në lidhje me marrëveshjen…

1 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?