Një peshkarexhë dhe një velierë e vogël me flamur anglez janë përplasur në det të hapur gjatë mesnatës në detin Adriatik.
Mësohet se forcat e rojes bregdetare kanë organizuar një operacion kërkim-shpëtimi. Fatmirësisht, as peshkatarët dhe as dy shtetasit anglezë që ndodheshin në bordin e velierës “Blue Moon” nuk kanë pësuar dëmtime. Paraprakisht deklarohet se ngjarja ka ndodhur rreth 15 milje larg bregut.
Gjithashtu mësohet se Veliera është përplasur në pjesën e bashit me një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti në det.
Në pritje të ndihmës, peshkarexha “Perëndesha” e ka tërhequr velierën drejt portit të Durrësit ku pritet të qartësohen edhe detajet e këtij aksidenti detar në një hapësirë ujore, ku trafiku nuk është i rënduar.