Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: 500 fidanë kanabisi në afërsi të lumit Drin, policia vihet në ndjekje të kultivuesve të drogës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Aktualitet

500 fidanë kanabisi në afërsi të lumit Drin, policia vihet në ndjekje të kultivuesve të drogës

Tirana Press
Last updated: 11/05/2023 10:34
Tirana Press
Share
SHARE

Është zbuluar në Vaun e Dejës një parcelë me bimë narkotike.

Uniformat blu kanë zbuluar një ambient të hapur ku ishin mbjellë në kubikë rreth 500 fidanë kanabisi, të cilat më pas janë asgjësuar me anë të djegies.

Ndërkohë, policia është vënë në ndjekje të autorëve të cilët kishin kultivuar këtë parcelë.

Njoftimi i policisë:

Vau i Dejës, Shkodër/Vijon kontrolli i territorit për parandalimin dhe goditjen që në fazë fillestare, të tentativave për kultivimin të bimëve narkotike.

Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Ashta”. Operacioni, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme, të zhvilluara nga strukturat e DVP Shkodër dhe të komisariateve në varësi, për goditjen e veprimtarive kriminale të kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Si rezultat i kontrolleve me dron, zbulohet një ambient i hapur ku ishin mbjellë në kubikë, 500 fidanë narkotikë, të cilët u asgjësuan me anë të djegies.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve me dron, të zhvilluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Ashta”, kanë konstatuar në fshatin Ashtë, Shkodër, përgjatë bregut të lumit Drin, një ambient të hapur (pronë publike), ku ishin mbjellë në kubikë, rreth 500 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Një pjesë e vogël e fidanëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies. Strukturat hetimore të DVP Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi, vijojnë hetimet, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Kanabis
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Ligjvënësit e BE-së bien dakord për draft rregulla më të ashpra të Inteligjencës Artificiale
Next Article Durrës – Peshkarexha përplaset me “Blue Moon”, shpëton ekuipazhi

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetSociale

Në 2023 më shumë denoncime për ngacmime seksuale e pornografi

Prokuroria e Përgjithshme ka çuar në Kuvend raportin e të dhënave kriminale për vitin 2023. Sipas këtij raporti, përqindjen më…

2 Min Read
Aktualitet

Zjarr në stadiumin e Korçës, flakët përfshijnë tribunën

Zjarr në mjediset e stadiumit “Skënderbeu” në Korçë. Flakët kanë përfshirë një pjesë të konsiderueshme të tribunës VIP si dhe…

1 Min Read
Aktualitet

Manovra për fshehje të provave pas dështimit të atentatit në Elbasan, burg për dy të arrestuarit

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka dhënë sot masat e sigurisë për Arsen Preçin dhe Arben Spahiun, ky i fundit…

1 Min Read
Aktualitet

14 vjedhje gjatë 2022-ës në Berat, arrestohet 27- vjeçari, në kërkim shoku

27- vjeçari Rigers Nureja, është arrestuar nga blutë e Beratit pasi dyshohet se ka kryer 14 vjedhje në vitin 2022.…

2 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?