Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: “Duhet kapital njerëzor”, Rama paralajmëron reformim në sistemin arsimor: Paga 950 euro për mësuesit
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Politikë

“Duhet kapital njerëzor”, Rama paralajmëron reformim në sistemin arsimor: Paga 950 euro për mësuesit

Tirana Press
Last updated: 30/01/2024 14:16
Tirana Press
Share
SHARE

Kryeministri Edi Rama tha se sistemi arsimor ka nevojë të reformohet, ndërsa shtoi se është një ndër elementet kyçe që do duhet të marrë vëmendjen e duhur. Gjatë fjalës së tij sot në prezantimin e programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, ai u shpreh se rritja e rrogave për mësuesit është një hap shumë i rëndësishëm, por shtoi se duhet reformuar edhe në këtë pikë, duke thënë se ka nevojë që të ketë edhe motivim dhe rritje page në bazë të vjetërsisë së punës, performancës dhe kualifikimeve.

“Mekanizmin e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës në bazë të vjetërsisë së punës, ne duhet ta reformojmë komplet. Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Por na duhet ama një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh”, theksoi ai.

E po ashtu Rama tha se për të ngritur edhe më tepër sistemin arsimor, lind nevojë për kapital njerëzor.

“Mund të gjendemi para një situate të pamundur. Shqipëria është sot në një tjetër nivel, ka një portë të re të të ardhmes në aspektin ekonomik, dhe reflektim janë dhe rritjet e pagave, të cilat do të vazhdojnë. Por në ndërkohë që sot jemi në kushtet që mund ta vëmë shumë më tepër se dje potencialin e vendit tonë në dispozicion të ekonomisë, përballemi me nevojën që çlirimi i këtij potenciali vë para nesh nevojë për kapital njerëzor, të kualifikuar, forca pune, në të gjitha nivelet.

Patjetër që ky nuk është një moment ku ka vetëm një zgjidhje, por kërkon shumë zgjidhje në të gjithë drejtimet, jo vetëm në arsim. Fokusi te arsimi është jetik! Sepse fatmirësisht nuk jemi në kohën që ishim, deri para jo shumë vitesh, kur mësuesit ishin të braktisur dhe të pambrojtur. Kur vendi i secilit prej jush përcaktohej nga politika, ryshfeti e kështu me radhë.

Sot çdo mësues dhe mësuese e ka vendin e garantuar falë aftësisë së vet dhe askush nuk e lëviz dot për arsye që nuk janë të lidhura me profesionin. Ky është themeli më fillestar. Kjo nuk mjafton, sikundër as vetëm rritja e pagave… pagat së shpejti për mësuesit do të shkojnë mesatarisht 950 euro, por nuk mjafton dhe ndaj na duhet të reformojmë sistemin.

Mekanizmin e asaj rritjes çdo 5 vjet të pagës ne duhet ta reformojmë komplet. Nga ana tjetër ne duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë nivele të ndryshme sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Por na duhet ama një sistem i besueshëm kualifikimesh dhe trajnimesh, kreditesh dhe ministria përmendi portofolin digjital, por janë dhe një sërë elementesh që duhen vënë në vijë.

Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide. Është e fortë por ne besojmë se mund t’ia dalim nëse dhe e gjitha trupa e sistemit arsimor, vihet në dispozicion të kësaj sfide duke kuptuar se çfarë peshe ka sot misioni i mësuesit”, tha ndër të tjera Rama.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:arsimEdi Ramakryeministermesues
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Punonte bankiere, kush është Suela që e vrau burri në SHBA
Next Article Dyfishohen tarifat e shërbimeve për lejet e drejtimit

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Politikë

Begaj dekoron me çmimin më të lartë Ambasadorin që i dha jehonë ndërkombëtare masakrës së Reçakut

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka dekoruar ditën e sotme, ambasadorin WillimaG. Walken me medaljen më të lartë, atë të…

2 Min Read
Politikë

Sot protesta e opozitës/ Mbi 1 mijë forca policie në gatishmëri, ja rrugët që do të bllokohen

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin…

2 Min Read
Politikë

Meta vlerëson anëtaren e PL-së, e puth në faqe: Punon sa 20 burra bashkë!

Kryetari i PL-së, Ilir Meta ka vlerësuar një anëtare të partisë së tij, Eriseldën, duke thënë se punon më shumë…

1 Min Read
Politikë

SPAK zhvillon kontroll në Bashkinë e Tiranës

Ditën e sotme mësohet se oficerët e BKH-së, me urdhër të prokurorëve të SPAK-ut dhe me një miratim nga Gjykata…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?