Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
Reading: Britani/ Pse Sunak humbi zgjedhjet dhe çfarë pritet tani
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
Kërko
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
BotaPolitika

Britani/ Pse Sunak humbi zgjedhjet dhe çfarë pritet tani

Tirana Press
Last updated: 05/07/2024 08:35
Tirana Press
Share
SHARE

Partia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të premten, duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia Konservatore.

Laburistët e qendrës së majtë i kanë fituar shumicën dërrmuese të ulëseve në Parlamentin britanik, që përbëhet prej 650 vendesh, ndërsa Partia Konservatore e Rishi Sunakut e ka pësuar disfatën më të rëndë në historinë e vet.

Mëngjesin e së premtes, Keir Starmer u zotua se do të sjellë ndryshime në Britani si kryeministri i ardhshëm i vendit.

Sunak e pranoi humbjen më herët dhe tha se i ka telefonuar Starmerit për ta uruar për fitoren.

Starmer tha gjatë një fjalimi mëngjesin e së premtes se “ndryshimi fillon tani”.

“Ne kemi thënë se do t’i japim fund kësaj rrëmuje, dhe do ta bëjmë; ne kemi thënë se do t’ia nisim nga e para, dhe e kemi bërë. Sot, ne e fillojmë kapitullin e ri, e nisim punën e ndryshimeve, misionin e një ripërtërirje kombëtare dhe fillimin e ndërtimit të vendit tonë”, tha Starmer.

Victoria Starmer, gruaja e liderit të Partisë Laburiste, Keir Starmer, i bashkohet turmës për të brohoritur për Starmer, i cili merr pjesë në festimin e fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare britanike, Londër, Britani, 5 korrik.

Ndërkohë, Sunak e mori përgjegjësinë për disfatën e partisë së tij dhe kërkoi falje.

“Ka shumë gjëra nga të cilat duhet të mësojmë dhe për të cilat duhet të reflektojmë dhe unë e marr përgjegjësinë për humbjen”, tha ai.

Përderisa Britania e ka shmangur trendin e kthimit nga e djathta që është parë së fundi në Evropë, përfshirë në Francë dhe në Itali, shumë prej rrymave të njëjta populiste paraqiten në Britani.

Udhëheqësi i Reform UK, Nigel Farage, bëri fushatë me mesazhe kundër emigrantëve dhe mori një pjesë të mbështetësve nga konservatorët, të cilët pritej të përballeshin me zhgënjim.

Farage u bë deputet për herë të parë, pasi partia e tij i fitoi katër ulëse në Parlament në zgjedhjet e 4 korrikut.

Britania ka përjetuar disa vite të trazuara – pjesërisht për fajin e konservatorëve – që kanë shkaktuar pesimizëm në mesin e shumë votuesve për të ardhmen e vendit të tyre.

Dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian, pasuar nga pandemia e COVID-19 dhe pushtimi rus i Ukrainës i dhanë goditje të rënda ekonomisë, ndërsa festat që shpërfillën rregullat e izolimit, të organizuara nga kryeministri i atëhershëm Boris Johnson dhe stafi i tij, shkaktuan zemërim të gjerë.

Pasardhësja e Johnsonit, Liz Truss, tronditi ekonominë edhe më tej me një pako shkurtimesh drastike të taksave, dhe qëndroi vetëm 49 ditë në detyrë.

Sunak, i cili e zëvendësoi Trussin, më pak se dy vjet më parë, shpalli zgjedhjet e 4 korrikut pavarësisht sondazheve që parashihnin humbje të partisë së tij. Analistët vlerësuan se ai e pa arritjen e disa sukseseve në ekonomi – sikurse rënia e inflacionit dhe rritja ekonomike – si momentin më të mirë për të çuar vendin në zgjedhje.

Sunak do t’ia paraqesë zyrtarisht dorëheqjen mbretit sot pasdite. Starmer, si udhëheqës i partisë fituese, do të takohet më pas me mbretin, i cili do t’i kërkojë atij ta formojë një Qeveri.

Keir Starmer (majtas) dhe Rishi Sunak gjatë një debati televiziv, të mbajtur para zgjedhjeve, më 26 qershor 2024.

Më pas, kryeministri i ardhshëm zakonisht shkon në “Downing Street” për ta mbajtur një fjalim para publikut.

Gjatë ditëve në vijim, udhëheqësi i ri do ta fillojë emërimin e ministrave të Qeverisë, duke filluar nga postet e larta dhe duke kaluar në role me më pak përgjegjësi.

Parlamenti pritet ta rinisë punën më 9 korrik. Kryetari i Dhomës së Ulët të Parlamentit do të zgjidhet nga radhët e deputetëve të Parlamentit.

Secili deputet më pas do ta bëjë betimin për besnikëri ndaj mbretit ose do ta bëjë një pohim solemn (deklarim se do ta thotë të vërtetën). Kjo procedurë zakonisht zgjat disa ditë.

Hapja e Parlamentit dhe Fjalimi i Mbretit, që përcakton programin e legjislacionit të Qeverisë për seancën parlamentare, priten më 17 korrik, megjithëse kjo datë mund të ndryshohet nga Qeveria e ardhshme.

/Rel/

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:duke i dhënë fund qeverisjes 14-vjeçare nga Partia KonservatorePartia Laburiste ka arritur fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare në Britani të Madhe të premten
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Plane për fundjavën? Kini kujdes, ja si parashikohet moti
Next Article KQZ pritet t’i heqë mandatin, Fredi Beleri lë qelinë

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Bota

Publikohet video e një gardianeje angleze që kryen marrëdhënie seksuale me një të burgosur! Shkoku i qelisë i filmon dhe…

Policia ka nisur një hetim pasi është publikuar një video e një gardiane burgu duke bërë seks me një të…

3 Min Read
Bota

Scholz, thirrje vendeve të BE: Duhet t’i jepni më shumë armë Ukrainës

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka tha se shumica e vendeve të Bashkimit Evropian nuk po i japin Ukrainës armë të…

1 Min Read
Rajoni

Meloni “merr në mbrojtje” Ramën, RAI3 “i kthehet”: Sonte do të publikojmë fakte dhe dokumente të reja për…

Pas deklaratave të kryeministres italiane, Giorgia Meloni, se homologu i saj, Edi Rama u sulmua për shkak të marrëveshjes për…

1 Min Read
PolitikaRajoni

Fredi Beleri zgjidhet eurodeputet, reagon nga burgu

Fredi Beleri eshte zyrtarisht i zgjedhur në Parlamentin e ri Europian dhe do të jetë edhe një eurodeputet shqiptar që…

2 Min Read
Tirana Press

News

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Technology

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Health

  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politika
    • Sociale
    • Opinion
    • Dedikim
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz

Culture

  • English

More

  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking

©2026 Portale Shqiptare shpk. . Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara.

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?