Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: Berati çel dyert për edicionin e 4- të konkursit letrar mbarëkombëtar “Vexhi Buharaja”
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Kulturë

Berati çel dyert për edicionin e 4- të konkursit letrar mbarëkombëtar “Vexhi Buharaja”

Tirana Press
Last updated: 25/05/2023 15:23
Tirana Press
Share
SHARE

Qyteti i njëmijënjë dritareve ka çelur dyert për edicionin e katërt të Çmimit Letrar “Vexhi Buharaja”, edicion ky që zhvillohet çdo vit me rastin e rastin përvjetorit të lindjes së poetit, studiuesit dhe përkthyesit “Vexhi Buharaja”.

Ky aktivitet u organizua në ambientet e bibliotekës së qytetit të Beratit që mban edhe emrin e poetit e studiuesit “Vexhi Buharaja”, ku morën pjesë drejtues të pushtetit vendor, studiues, profesor, intelektualë të qytetit etj. Në këtë konkurs morën pjesë të rinj nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut etj.

Ky konkurs u zhvillua në kategoritë: Poezi,ese e përkthime dhe pjesë e tij u bënë 38 krijues që performuan denjësisht në fushat e përzgjedhura. Në përbërje të jurisë së këtij konkursi kanë qenë: Prof.Ymer Ciraku, Prof. Diana Kastrati, publicisti Agim Baçi, studiuesi Yzedin Hima dhe kryetari i UGSH-së Aleksandër Çipa. Vlerësimet e jurisë për krijuesit në fushat e përzgjedhura u arritën pas tre takimeve të zhvilluara online me 38 konkurrentët.

Takimet online u drejtuan nga prof. Ymer Ciraku, i cili e ka vlerësuar konkursin e këtij viti si më të mirin në katër vitet e këtij konkursi,për nivelin e lartë të krijimtarisë. Në përfundim të njohjes me krijimtarinë e 38 konkurrentëve, juria ka dhënë edhe çmimet,ku fitues në fushën e përkthimeve është përzgjedhur Granit Zela, nga Durrësi dhe dy fitueset në fushën e poezisë janë përzgjedhur Vlora Ademi,nga Kosova dhe Rozafa Shpuza, nga Shkodra.

Gjithashtu Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo ka vlerësuar krijimet e pjesëmarrësve dhe ka theksuar se aktivitete të tilla kulturore janë një vlerë e shtuar për qytetin. Falënderime për çmimet e marra kanë përcjellë edhe dy fitueset në fushën e poezisë: Vlora Ademi dhe Rozafa Shpuza, të cilat kanë vlerësuar edhe vlerat historike dhe antike të Beratit.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:Beratkonkurs letrarVexhi Buharaja
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Leclerc: “Ferrari problemin më të madh e ka me konceptin sesa me zhvillimin”
Next Article Beleri në burg, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

AktualitetKulturë

Ndahet nga jeta Ismail Kadare

Ka ndërruar jetë shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare. Sipas mediave në Shqipëri, Kadare ka vdekur në orët e para…

0 Min Read
Kronikë

Plagosje me thikë në fshatin “Lapardha 2” në Berat (Emrat) 

Një plagosje me thikë ka ndodhur në fshatin “Lapardha 2” në Berat. Ngjarja ka ndodhur në një lokal të fshatit,ku…

1 Min Read
Filmi

Filmi ‘Avatar 2’ thyen rekodre, klasifikohet i 10-ti në listën e filmave më të shikuar të të gjitha kohëve

Filmi ‘Avatar of water’, ka tejkaluar shumën e 1.5 milion dollarëve. Sipas Deadline , vazhdimi i Avatarit me regji të…

1 Min Read
DedikimKulturë

Hapet ekspozita “Fëmijët përtej telave me gjemba”, për ata që vuajtën dënimin e prindërve

Ende të mitur pa pasur vetëdijen mbi familjen e tyre apo sistemin politik në vend, Shqipëria komuniste, u rezervoi fëmijëve…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?