Tirana PressTirana PressTirana Press
Font ResizerAa
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Reading: BBC: Shqipëria gati për të shkruar historinë ndaj Spanjës
Share
Font ResizerAa
Tirana PressTirana Press
  • TiranaPress.com
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.al
  • Blloku.tv
  • Albanians.tv
  • Sipërmarrësi.com
Kërko
Sport

BBC: Shqipëria gati për të shkruar historinë ndaj Spanjës

Tirana Press
Last updated: 24/06/2024 11:21
Tirana Press
Share
SHARE

Shqipëria do të përballet sot me një nga ekipet favorite për të fituar Euro 2024, Spanjën. BBC është ndalur tek kombëtarja kuqezi që thotë se ata mbeten “ambiciozë” për të siguruar një vend në fazën me eliminim direkt për herë të parë në historinë e tyre.

Media britanike shkruan se Spanja është kualifikuar ndërkohë si fituese në grupin B, ndërsa Shqipëria ndodhet e treta me një pikë.

“Shqipëria humbi me Italinë pavarësisht se shënoi golin më të shpejtë në historinë e Europianëve, si dhe u ringrit për të barazuar me Kroacinë 2-2 në minutat e fundit”, shkruan BBC.

Tashmë trajneri Silvinjo thotë se ekipi i tij do të luftojë për kualifikimin kundër Spanjës.

“Ata janë një skuadër e fortë dhe do të jetë një lojë e fortë. Ne do të përpiqemi. Kemi lojtarë të zotë që janë ambiciozë dhe do të shikojmë të luajmë mirë kundër Spanjës”, tha ai.

BBC është ndalur edhe tek ato që ka thënë sulmuesi Arbër Hoxha. “Spanja është ekipi më i mirë i këtij grupi dhe jo vetëm i këtij grupi, por i të gjithë turneut”, tha ai.

Skuadra e Silvinjos është në një pozitë të vështirë, por trajneri brazilian tha se ekipi është krenar për paraqitjet në Gjermani deri më tani dhe se tani duan që të hedhin një hap më tej.

“Ka tre milionë shqiptarë në Shqipëri dhe më shumë se nëntë ose dhjetë milionë të tjerë nëpër botë. Ka një gjeneratë që nuk e ka parë ekipin në një kampionat europian. Të gjithë po bëjmë një punë të mirë. Jemi në lojë, krenarë dhe ambiciozë. Spanja është e fortë, por ne do të luftojmë për 90 minuta. Do të ishim të kënaqur nëse luanim në 1/16, por duhet të prodhojmë performancën më të mirë”, tha trajneri.

Kualifikimi i Spanjës është arritur, por për trajnerin Luis de la Fuente loja me Shqipërinë do të jetë e vështirë.

“Shqipëria ka tifozë fantastikë dhe tashmë e kanë krijuar një surprizë këtu. Do t’i qasemi lojës si të gjithë ndeshjeve të tjera, sikur të jetë e fundit. Kemi një strategji për lojtarët që mendojmë se janë gati për ndeshje. Po fokusohemi vetëm në fitore sepse duam të fitojmë në çdo ndeshje”, tha trajneri spanjoll.

Më tej media britanike rendit shanset e Shqipërisë.

“Shqipëria mund të dalë e dyta nëse mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë. Megjithatë nëse Kroacia fiton me dy gola më shumë se Shqipëria mund t’ua marrin pozitën kuqezinjve”, shkruan BBC.

Por prapë se prapë edhe nëse Shqipëria nuk arin të dalë e dyta ka shanse të përparojë në fazën tjetër si një nga katër skuadrat e tjera më të mira.

Më tej britanikja ndalet edhe tek vendimi i fundit i pezullimit me dy ndeshje të Mirlind Dakut. Sa i përket pjesës tjetër, e gjithë skuadra kuqezi është gati. Ndërsa trajneri i Spanjës flet për një rotacion në formacion duke u shprehur se, “gjëja e fundit që duan janë dëmtimet”.

Por çfarë thonë statistikat?

Sigurisht nuk flasin aspak mirë. Në 8 ndeshje, Shqipëria nuk ka fituar asnjë. Spanjollët përveçse i kanë fituar të gjitha, kanë shënuar 31 gola dhe kanë pësuar vetëm 3 nga Shqipëria. Ky është rekord i Spanjës në fakt ndaj Shqipërisë pasi si ndaj kuqezinjve, Lihtenshtejnit dhe Maltës njohin 100% fitore.

Shqipëria ka pësuar të paktën dy gola në tetë ndeshjet me Spanjën. Humbja 9-0 mbetet më e thella që kanë pësuar në një kualifikuese europiani në Dhjetor të vitit 1990.

Kuqezinjtë kanë shënuar golin e parë në të dy ndeshjet në Euro 2024 pavarësisht se nuk kanë arritur të fitojnë.

Nëse Spanja fiton ndeshjen ndaj Shqipërisë do të jetë hera e dytë në histori që i fiton tre ndeshjet e para në një Europian të gjitha. Herën e fundit, e bënë në 2008 kur fituan edhe kampionatin.

Nëse në ndeshje luan Pedri atëherë ai do të vendosë një rekord të ri, duke ia kaluar edhe Cristiano Ronaldos në lidhje me paraqitjet në një Europian.

Subscribe to Our Newsletter
Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!
[mc4wp_form]
TAGGED:BBCndeshjeshqiperi
Share This Article
Email Copy Link Print
Previous Article Shpërthim në fabrikën e aluminit në Itali, një i vdekur dhe 2 shqiptarë të plagosur rëndë
Next Article Sot, 3 komisione parlamentare/ Peza raporton tek “Edukimi”

Editor's Pick

Nafta kalon mbi 105 dollarë pas Trump refuzoi ‘ofertën’ e Iranit

Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm të hënën pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi se konflikti me Iranin “nuk ka…

By
Tirana Press
3 Min Read
Dua Lipa në betejë ligjore me Samsung: Kërkon miliona euro dëmshpërblim

Dua Lipa ka ngritur një padi prej 15 milionë dollarësh kundër Samsung, duke…

3 Min Read
Pse është i nevojshëm edukimi financiar në sistemin parauniversitar?

Në Shqipëri, diskutojmë shpesh për reformat në arsim, për kurrikula moderne dhe…

3 Min Read

Top Writers

Oponion

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Edukimi tradicional shpesh fokusohet te rezultatet akademike dhe njohuritë teknike.…

03/01/2025

“Të jesh mirë…”/ Kërcënim? Bardhi publikon mesazhet me emrin e Ervis Martinajt që i mbërritën në telefon

Në mesazh përmendet emri i Ervis…

30/09/2024

PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, vendimet që priten të merren pas mbylljes së Salianjit në qeli

Pas burgosjes së deputetit Ervin Salianji,…

30/09/2024

Kanosi një vajzë që t’i dërgonte video intime, ekstradohet nga Italia 38-vjeçari i akuzuar për përndjekje

Një 38-vjeçar i akuzuar për përndjekje…

30/09/2024

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Pesë ditë pas përfundimit të garës…

30/09/2024

You Might Also Like

Sport

Pep Guardiola flet me bindje – Messi do të bëjë gjithçka për t’u kthyer te Barcelona

Mbetet ende mister se cilws skuadwr do ti bashkohet Leo Messi. Në lidhje me këtë situatë, Guardiola është shprehur se…

2 Min Read
Sport

Mbetet enigëm e ardhmja e Modric dhe Ancelotti tek Real Madrid

Mbetet enigëm e ardhmja e Luca Modric dhe Carlo Ancelotti tek skuadra e Realit të Madridit,Pak përpara finales së Kupës…

1 Min Read
Sport

Pse uli kokën Hysaj? Ish-futbollisti shpjegon episodin që ka shkaktuar diskutime

Ledio Pano, ish-futbollist i Kombëtares, i ftuar në “Dita Jonë” në A2 CNN, shpjegoi rastin e golit të dytë të…

2 Min Read
ShowbizSport

Shakira në telashe, babai i Pique urdhër për t’u larguar nga shtëpia

Këngëtarja e njohur Kolumbiane Shakira është nisur drejt Miamit, atje ku do të nisë një jetë të re me fëmijët,…

1 Min Read
Tirana Press

News

Technology

Health

Culture

More

Subscribe

  • Home Delivery
  • Digital Subscription
  • Games
  • Cooking
© Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?