fbpx
E mërkurë, 14 Maj, 2025
  • English
Tirana Press
33 °c
Tiranë
Sht
Die
Hën
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
Tirana Press

Banorët e Durrësit rrezikojnë jetën, futen në banesat e prishura nga tërmeti: Askush nuk na ndihmoi

Tirana Press by Tirana Press
01/02/24 - 01:11
in Aktualitet, Sociale
A A
Banorët e Durrësit rrezikojnë jetën, futen në banesat e prishura nga tërmeti: Askush nuk na ndihmoi
5
VIEWS

Rreth 100 familje të një pallati 13 katesh, në lagjen 17 në Durrës, kanë rrezikuar jetën duke hyrë në banesat e tyre të dëmtuara rëndë nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019. Të mbetur pa bonus qeraje prej 10 muajsh dhe të pamundur për t’i paguar vetë qiratë, banorët kanë parë si zgjidhje rikthimin në pallatin e shkatërruar rëndë.

Ndaj kësaj situate ka reaguar edhe kreu i PD në degën Durrës, Joni Myshketa, i cili deklaroi për mediat se do të kërkojë llogari nga aparati i bashkisë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Ai theksoi se me futjen e banrëve në pallatet e dëmtuara, tragjedia këtu nuk ndodh vetëm në brendësi të tij, por mund të ndodhë jashtë me shkëputjen e ndonjë pjese.

“Nuk ndodhemi në Ukrainë e as në Rripin e Gazës, 2 rajone në gjendje lufte, por ndodhemi pak metra larg qendrës së Durrësit, ku pamjet e objektit pas nesh, janë si ato te një vendi të sapo bombarduar. Gjendja e tij vazhdon e njëjtë si sot gjatë këtyre afro 5 viteve që pas tërmetit të nëntorit të 2019-tës. Ngërçi i procesit të ndërtimit është si kapsllëku që ka vite qe e ka zënë qeverinë në pushtet. Edhe pse i pabanueshëm këtu po banojnë familje, por tragjedia këtu nuk ndodh vetëm në brendësi të tij, por mund të ndodhë jashtë me shkëputjen e ndonjë pjese të dëmtuar. Pastaj çfarë do behet?”, u shpreh ai.

Lexo mëShumë

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

Ndër të tjera, Myshketa theksoi se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin që i është shkaktuar qytetarëve dhe se pse ende nuk ka filluar rindërtimi në këtë objekt.

“Banorët pas tërmetit natyror u duhet te përballojnë një termet tjetër edhe më vrastar atë te neglizhencës, arrogancës e papërgjegjshmërisë së pushtetit kundrejt problemit jetik që kanë dhe detyrimit ligjor që shteti ka kundrejt qytetarëve të tij. Dikush duhet te mbaje përgjegjësi për dëmin që u shkaktohet qytetarëve. Dikush duhet te mbaje përgjegjësi pse nuk ka filluar ende puna në këtë objekt. Dhe sa vite do te presin banoret deri sa të kenë të mundur të gëzojnë pronën e tyre te blerë me aq mund e sakrifica duke mos harruar që 5 vite kanë kaluar pa ngulur as  edhe një gozhde të vetme, ndërkohë që kane mbi 10 muaj pa marre bonusin? Pushteti duhet të shohë realitetin e trishtë me sy e jo të na hedhe hi syve në ditën për diell”, theksoi ai.

Në Durrës pas tërmeti të 2019 janë 2500 familje që kanë mbetur në mëshirë të fatit, ndërsa bashkia pretendon se është qeveria ajo qe duhet të paguaje fondet e subvencionimit të qirasë.

Tags: banoredurresfamiljeTermet

Artikuj të Ndërlidhur

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo
Sociale

Edukimi për Inteligjencën Emocionale dhe Aftësitë Sociale nga Ana Llazo

03/01/25 - 09:19
78
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat
Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, ministri Hoxha i propozon sot kryeministrit Rama emrin për kandidat

30/09/24 - 12:02
5
Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë
Aktualitet

Po ktheheshin nga dasma, makina me 5 pasagjerë përplaset me smart-in në aksin Berat-Lushnjë

30/09/24 - 08:34
7
Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës
Sociale

Nis viti i ri shkollor, 28 mijë nxënës ulen për herë të parë në bankat e shkollës

09/09/24 - 08:27
9
Next Post
Beleri në burg, KQZ i jep mandatin e kryebashkiakut

Përfundon procesi gjyqësor për Belerin, ja kur do të jepet pretenca

Rrjeti NMG

  • TiranaPress.comSoon
  • TheSportyNews.com
  • Sporty.al
  • Astro.alSoon
  • Blloku.tv
  • Albanians.tvSoon
  • Sipërmarrësi.comSoon

Më Shumë

  • Rreth Nesh
  • Reklamohu
  • Kontakt
  • Politikat e Privatësisë
  • Cookies

Menu

  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

English
  • Shqipëria
  • Bota
  • Biznes
  • Shkencë
  • Teknologji
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Mjedisi
  • Shije
  • Auto
  • Mirëqënie
No Result
View All Result

Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara. Pjesë e Nikola Media Group.

TiranaPress përdorë biskota. Duke vazhduar me navigimin prezumohet pranimi i tyre. Për më shumë Cookies.